• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Amnistia”, Spiropali: Zgjidhje me mjete politike, të diskutojmë edhe për reformën zgjedhore

02/22/2024
in Politikë, Slider
“Amnistia”, Spiropali: Zgjidhje me mjete politike, të diskutojmë edhe për reformën zgjedhore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, në një intervistë televizive tha se mazhoranca do të vijojë diskutimet me deputetët dhe grupet parlamentare të opozitës për të gjetur mundësinë për ta votuar sa më shpejt të jetë e mundur ligjin për “Amnistinë penale”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo madje, shtoi se diskutimet në këtë drejtim duhet të vazhdojnë edhe për Reformën Zgjedhore, ku duhen adresuar kërkesat e OSBE ODIHR.

“Ne do të vijojmë ta sjellim (pr/ligjin) në seancë. Do të vijojmë diskutimet me deputetët dhe grupet parlamentare. Ju përdorët termin “negociat”, por negociata është fjalë e madhe, që nënkupton se të gjitha palët duhet të jenë të arsyeshme të ulen për të gjetur një zgjidhje. Por, më rast se palët kërkojnë të gjejnë vetëm alibi për të mos dhënë zgjidhje, kjo është një çështje tjetër, të cilës ne nuk i përgjigjemi dot. Prandaj kërkojmë që të jenë të arsyshëm”, tha Spiropali.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin shtoi se palët duhet të jenë të gjejnë zgjidhje politike, dhe mazhoranca në këtë drejtim nuk do të hezitojë të bashkëbisedojë me opozitën, duke kujtuar këtu dhe rëndësinë daljes me një rezultat në komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

“Nëse palët mundohen të gjejnë të gjejnë alibi për të mos gjetur zgjidhje kjo është çështje tjetër, të cilët ne nuk i përgjigjemi dot me mjete që kemi në dispozicion, pra mjetet politike. Ne urojmë që të gjitha mjetet politike të përdoren dhe patjetër ne nuk hezitojmë në asnjë moment të ulemi me deputetët, me grupet, ashtu siç nuk kemi hezituar dhe u bëjmë ftesë dhe të ulemi për të diskutuar në komisionin e reformës zgjedhore, çështje përmbajtësore që kanë të bëjnë me kodin zgjedhor, apo me rekomandimet ODIHR-it”, tha Spiropali.

“Ashtu siç nuk do të lodhemi dhe është detyra jonë ta bëjmë, nuk është se duam meritë apo do të kërkojmë dekoratë për këtë, por është e rëndësishme të ulemi në konferencën e kryetrëve apo kudo tjetër me kryetarët e grupeve, që të gjejmë një lloj zgjidhje dhe t’ua bëjmë më të thjeshtë deputetëve kthimin në kuvend. Pasi si duket dhe ata kanë patjetër dëshirë për t’u kthyer, por nuk gjejnë arsye, sepse pa arsye janë larguar nga salla dhe për arsye të mos arsyes ata kanë ndezur zjarr, tym e flakë dhe kanë përdorur bilbila, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave parlamentare”, tha Spiropali.

Spiropali tha se edhe komisionet hetimore të kërkuara nga një pjesë e opozitës janë alibi për kaosin në parlament.

Related

Previous Post

“I do kafshët, por i ha ato”,Gazi e prek në pikën e dobët Rozën: Pellushi me lëkurë leopardi është bërë me…

Next Post

Amnistia penale, PD, Kthupi: Nëse quhet pazar të falen protestuesit e PD, atëherë Po. Nuk do pranojmë kurrë faljen e të korruptuarve

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

by redaktor2
09/09/2025
0

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.