• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

SPAK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit

02/22/2024
in Kronikë, Slider
SPAK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Z. Graeme Biggar, të Mbretërisë së Bashkuar. Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit. Akti i sotëm është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është të institucionalizojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik. Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet më i qëndrueshëm përmes këtij memorandumi, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale.

Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën besimin e tyre të thellë, se bashkëpunimi i ngushtë midis tyre do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.

Forcimi i marrëdhënieve të SPAK me NCA në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Bashkimi Evropian. Në mbyllje, të dy palët, shprehën gatishmërinë e hedhjes së menjëhershme të hapave konkret në hetimin e çështjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit, duke përfshirë këtu edhe në aspekte të tjera që lidhen me strategjitë më të avancuara të hetimit financiar.

Related

Previous Post

“O laraskë!”- Debat mes vajzave në “Big Brother VIP”, Ilnisa përqesh Ledjonën: Më ka vjedhur emisionin! Mua më ka idhull

Next Post

Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.