• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Mbi 70 shërbime nëpërmjet Fondit Social në të gjithë vendin

02/27/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu: Mbi 70 shërbime nëpërmjet Fondit Social në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në prezantimin e programit të Bashkimit Europian, “BE për Kujdesin Social” që zbatohet nga UNICEF-i në Shqipëri dhe World Vision, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu tha se “bashkëpunimi ynë është afatgjatë dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyera, si në avancimin e reformave në fushën e mbrojtjes sociale, ashtu dhe në evidentimin e nevojës për të vazhduar këtë partneritet strategjik në procesin e përafrimit me standartet e BE-së”.

Ministrja solli në vëmendje faktin se vetëm tre muaj më parë Komisioni Europian miratoi Paketën e Zgjerimit dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, paketa më ambicioze që synon të dyfishojë përmasat e ekonomive tona në 10 vjet.

Ajo u shpreh se mbështetja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri përmes programit të Përfshirjes Sociale është shumë i rëndësishëm në vijimin e reformave në fushën e Mbrojtjes Sociale.

“Vetëm një javë më parë, 15 bashki të vendit nënshkruan një pakt për të zgjeruar me 15 shërbime të reja sociale mbulimin për komunitetet në nevojë. Sot, jemi në kushtet kur i gjithë territori i vendit është i mbuluar me shërbime sociale të ofruara nga të gjitha njësitë administrative”, deklaroi Koçiu.

Ministrja tha se falë rritjes së vazhdueshme të mbështetjes nga buxheti i shtetit dhe forcimit të partneriteteve në nivel lokal, numri i shërbimeve të ofruara sot tejkalon 70.

Lidhur me projektin “BE për Kujdesin Social”, Koçiu tha se do të forcojë më tej partneritetin dhe kapacitetet e pushtetit vendor në 14 njësi vendore.

“Zbatimi i këtij projekti, i cili përputhet me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2014-2030 do të ndikojë drejtpërsëdrejti në procesin e integrimit, duke rritur përgatitjen e vendit për harmonizimin e plotë të kapitujve 19 dhe 23”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë.

Në përfundim, ajo theksoi angazhimin për vijimin e forcimit të bashkëpunimin me organizata të shoqërisë civile si dhe partnerë ndërkombëtarë.

“Investimi për mbrojtjen sociale është investim afatgjatë dhe i drejtpërdrejtë, i cili bën të mundur që përfitimet e Shqipërisë Europiane të shpërndahen në mënyrë të drejtë tek e gjithë shoqëria”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh se: “teksa Shqipëria po përparon drejt anëtarësimit në BE, duhet të sigurohet që asnjë të mos mbetet pas, dhe për ta bërë këtë, duhet të forcojë strukturat dhe shërbimet e kujdesit social. Bashkitë kanë një rol të qenësishëm për të luajtur në përmirësimin e cilësisë së jetesës të banorëve të tyre dhe në zbatimin e standardeve të BE-së në të gjitha fushat e politikave”.

Përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin theksoi se: “Shqipëria është në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Roli i qeverisjes vendore është thelbësor në sigurimin e përparimit gjithëpërfshirës, dhe për investimin në kapital njerëzor, me qëllim që askush të mos lihet pas”.

Projekti me vlerë 3,1 milion euro do të mbështesë 14 bashki të vendit për një periudhë prej 36 muajsh, me qëllim ngritjen dhe shtrirjen e shërbimeve të kujdesit social që trajtojnë nevojat dhe të drejtat e grupeve të cenueshme, si fëmijët me aftësi të kufizuara, gratë në rrezik, dhe të rinjtë në situata të vështira.

Related

Tags: 70 sherbimeFondi SocialMinistrja Kociu
Previous Post

Veliaj pret kampionin dhe nënkampionin e Europës në mundje: “Do të mbështesim skuadrën tonë olimpike! Ta kthejmë në rutinë sjelljen sportive”

Next Post

Mori ryshfet për të ndikuar te prokurori dhe gjykatësi, SPAK dërgon për hetim Oficerin e Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.