• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në Universitetin e Sporteve: Gati investimi për pistën e re të atletikës

03/04/2024
in Sociale
Manastirliu në Universitetin e Sporteve: Gati investimi për pistën e re të atletikës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit financon për herë të parë projektin për pistën e re të atletikës në Universitetin e Sporteve. Gjatë vizitës në universitetin e sporteve dhe takimit me studentë, sportistë dhe pedagogë të këtij universiteti, Ministrja Manastirliu foli për mbështetjen për sportistët, me investimet e reja të këtij viti.
“Jemi këtu për një tjetër investim në kuadër të gjithë investimeve që ne kemi ndërmarrë për përmirësimin në infrastrukturës në institucionet e arsimit lartë. Tashmë në Universitetin e Sporteve ne do të kemi një projekt që po e financojmë dhe që vitin që vjen do ta kemi të përfunduar, për pistën e atletikës me 4 korsi dhe fushën e futbollit. Ky investim do të mundësojë që të kemi një nivel më të lartë dhe cilësi më të lartë përgatitjes së sportistëve tanë, përgatitjes së studentëve tanë dhe patjetër edhe zhvillimit të mëtejshëm të Universitetit të Sporteve, duke qenë se impiantet sportive dhe përgatitja e sportistëve të rinj, por edhe atyre që do të jenë trajnerët e sportistëve të rinjtë ndodh pikërisht në një infrastrukturë të përmirësuar”, tha Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Gjatë vizitës në Universitetin e Sporteve, Ministrja Manastirliu pa nga afër edhe një tjetër investim në laboratorin e Fizioterapisë, i cili është pasuruar me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë. Këto investime do të shërbejnë jo vetëm për studentët dhe pedagogët, por edhe për komunitetin më të gjerë sportiv.
“Këto laboratorë ofrojnë shumë shërbime jo vetëm për studentët por edhe për të tretët dhe sidomos edhe për sportistët tanë elitarë edhe për këtë duhet bashkëpunuar edhe me federatat tona”, tha Ministrja Manastirliu, që shoqërohej në nga sportistët elitarë Erkand Qerimaj, Izmir Smajlaj, Gersi Troka, etj si dhe rektori, stafi pedagogjik dhe studentë të Universitetit të Sporteve.
Por, përtej investimeve në infrastrukturë, Ministrja Manastirliu u ndal në takimin që zhvilloi me pedagogë të Universitetit të Sporteve te mbështetja e gjerë për sportin dhe edukimin fizik, duke filluar që në shkolla dhe duke financuar projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe programet e reja edukative.
“Sporti është shumë disiplinor edhe në kuptim të investimeve që kërkon por ajo që ne kemi bërë në këto vite është një prej programeve që tashmë është futur natyrshmërisht në të gjitha shkollat tona, që është pikërisht lëvizja sportive në shkolla. Dhe e kemi filluar me dy disiplina, volejbollin dhe të basketbollin dhe duam të zgjerojmë dhe me disiplina të tjera. Për këtë jemi duke punuar fort dhe për infrastrukturën sportive në shkolla. Këtë vit investimi nga buxheti i shtetit për terrenet sportive dhe palestrat e shkollave kap vlerën e 2 milionë dollarëve dhe ne jemi fokusuar për ta zgjeruar lëvizjen sportive dhe rritja e kapaciteteve tona në të gjithë impiantet sportive, qofshin ato palestra ose terrene sportive, e mundëson zgjerimin e disiplinave sportive në shkolla”, tha Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Pasi iu zbulua romanca, Azeti i çon dron Erjolës në “BBV”?

Next Post

Komisioni i Ligjeve vendos zgjatjen me një vit për Investimet strategjike, rrëzon propozimin e deputetit të PS, Eduard Shalsi! Ja qëndrimi i opozitës

Lajme të ngjashme

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

by redaktor2
09/09/2025
0

Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar...

Shkolla “Benardina Qerraxhia” me standarde europiane, Manastirliu: Një model kombëtar për shkollat sportive

Shkolla “Benardina Qerraxhia” me standarde europiane, Manastirliu: Një model kombëtar për shkollat sportive

by redaktor2
09/09/2025
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, vizituan sot shkollën...

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.