• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

7 Marsi/ Veliaj letër mirënjohjeje mësuesve: Me shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton

03/07/2024
in Slider, Sociale
7 Marsi/ Veliaj letër mirënjohjeje mësuesve: Me shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar dhe shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve të qytetit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.Përmes një letre, që çdo mësues dhe mësuese ka marrë mëngjesin e sotëm, ai ka përshëndetur dhe vlerësuar kontributin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin e brezit të ri. “Njëlloj si mjeshtrit dikur, mësuesit sot janë të pazëvendësueshëm, misioni i tyre i paçmuar. Nuk ishte e rastit që një shkrimtar i madh si Albert Kamyja, kur mori Nobelin, i shkroi mësuesit: “Kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas atij për nënën time, ishte për ju. Pa dorën e ngrohtë që i zgjatët fëmijës së varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga e gjithë kjo”. Sot, në dorën e njërit apo tjetrit mësues të Tiranës, në mos një Kamy, duhet të jetë dikush me potenciale të jashtëzakonshme, të cilit i lypset dora, mësimet, shembulli që ia jepni pa ngurrim, kam bindjen, sikurse Zhermeni Kamysë. E njëherësh, kam bindjen se, si mësues me M të madhe, përkushtimin nuk ia mohoni asnjë nxënësi. Ata e meritojnë, që të gjithë. Nesër do t’ua shpërblejnë duke shkëlqyer, secili në mënyrën e vet”, thekson Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh mirënjohjen për punën e tyre në rritjen e qytetarëve të denjë për kryeqytetin. Letra përfundon me urimet për mësuesit për Diten Kombëtare të 7 Marsit. “Nuk do të vijoj me listën e shkollave që kemi transformuar apo ngritur nga e para. Është shumë e gjatë për një letër të shkurtër, përmes të cilës desha t’ju përgëzoj, falenderoj dhe dëshmoj kënaqësinë e bashkëpunimit. Se bashkëpunim është: Ne bëjmë shkollat, ju nxirrni ekselentët, diademat e kurorës së Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Por, sot kryefjala jeni ju! Në ditën tuaj, do t’i kthehem Kamysë për të shprehur me fjalët e tij, bindjen se me ju, me dorën e ngrohtë që u zgjasni, me mësimet dhe shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton. Gëzuar 7 Marsin”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj në letrën dërguar mësuesve. Këtë 7 Mars.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Letra e plotë

Të dashur mësues,
Një jetë e tërë, një përjetësi madje, e ka shenjuar figurën e mësuesit si më të rëndësishmen për njerëzimin. Më parë ishin mjeshtrit dhe dishepujt, sot janë mësuesit dhe nxënësit. Njëlloj si mjeshtrit dikur, mësuesit sot janë të pazëvendësueshëm, misioni i tyre i paçmuar. Nuk ishte e rastit që një shkrimtar i madh si Albert Kamyja, kur mori Nobelin, i shkroi mësuesit: “Kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas atij për nënën time, ishte për ju. Pa dorën e ngrohtë që i zgjatët fëmijës së varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga e gjithë kjo”.
Kamyja qe fatlum me mësuesin e tij. Zhermeni, mësuesi, qe fatlum me nxënësin e tij. Se nuk e kanë të gjithë rastin të edukojnë një Kamy. Por, me siguri, një mësues që meriton letër mirënjohjeje nga Kamyja, duhet të ketë qenë mësues me M të madhe, pra nuk ka shpërfillur asnjë nxënës, duhet t’ua ketë zgjatur dorën të gjithëve.
Sot, në dorën e njërit apo tjetrit mësues të Tiranës, në mos një Kamy, duhet të jetë dikush me potenciale të jashtëzakonshme, të cilit i lypset dora, mësimet, shembulli që ia jepni pa ngurrim, kam bindjen, sikurse Zhermeni Kamysë. E njëherësh, kam bindjen se, si mësues me M të madhe, përkushtimin nuk ia mohoni asnjë nxënësi. Ata e meritojnë, që të gjithë. Nesër do t’ua shpërblejnë duke shkëlqyer, secili në mënyrën e vet.
Gjatë verës që shkoi, një grup nxënësish emigrantë shqiptarë në Greqi, erdhën për herë të parë në Tiranë. Me këtë rast vizituan shkollën Kosova. “Ne në Greqi, – thanë, – nuk kemi një shkollë si kjo”. Çfarë krenarie! E provoj shpesh këtë ndjenjë, sa herë më vjen një mesazh i përsëritur: “Do të kisha dashur të mësoja në një shkollë si kjo!”. Janë mesazhe ish nxënësish që shohin shkollat e tyre me fytyra të reja. Ato të ish nxënësve të “Asim Vokshit” i kam të freskëta, por mirënjohës, i ruaj edhe mesazhet e ish nxënësve të “Partizanit”, “Sami Frashërit” e me radhë…
Nuk do të vijoj me listën e shkollave që kemi transformuar apo ngritur nga e para. Është shumë e gjatë për një letër të shkurtër, përmes të cilës desha t’ju përgëzoj, falenderoj dhe dëshmoj kënaqësinë e bashkëpunimit. Se bashkëpunim është: Ne bëjmë shkollat, ju nxirrni ekselentët, diademat e kurorës së Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Por, sot kryefjala jeni ju!
Në ditën tuaj, do t’i kthehem Kamysë për të shprehur me fjalët e tij, bindjen se me ju, me dorën e ngrohtë që u zgjasni, me mësimet dhe shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton.
Gëzuar 7 Marsin!
Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë Tiranë

Related

Tags: 7-marsileter mirenjohjeVeliaj
Previous Post

Petro Koçi: Kampion i fitoreve dhe i bashkëpunimit me të gjithë, Me këtë model ne do të vazhdojmë të fitojmë

Next Post

Ndryshimet në ligjin për arsimin profesional, Kushi: Përmirësim i kualifikimeve profesionale

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.