• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U dëmtua nga tërmeti, shkolla “26 Nëntori” rihap dyert, Veliaj: “Sot kemi institucione që janë shumë herë më të mira se privati”; Manastirliu: “Ky është modeli i shkollave në Tiranë”

03/07/2024
in Slider, Sociale
U dëmtua nga tërmeti, shkolla “26 Nëntori” rihap dyert, Veliaj: “Sot kemi institucione që janë shumë herë më të mira se privati”; Manastirliu: “Ky është modeli i shkollave në Tiranë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në këtë 7 Mars, që përkon me Ditën e Mësuesit, u përurua shkolla 9-vjeçare “26 Nëntori” në Tiranë, e cila u rindërtua pas tërmetit falë programit “EU4Schools”, financuar nga BE dhe Qeveria Shqiptare. Rreth 570 nxënës do të mund të studiojnë në mjediset më të sigurta, moderne dhe bashkëkohore, të pajisura me laboratorë mësimorë dhe terrene sportive.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino, vlerësoi angazhimin e të gjithaë institucioneve dhe të partnerëve për të dalë edhe më të fortë nga vështirësitë e pas tërmetit. “Tërmeti cenoi psikologjikisht më shumë nxënësit tanë, duke qenë se gjysma e tyre shkonin në një shkollë të dëmtuar ose që kishte nevojë për riparime, ose për çështje të kontrolleve u desh të evakuohej. Shumë faleminderit që këtë fatkeqësi e kthyem në mundesi, si një skuadër. Një fatkeqësi mund të të bëjë të ulësh kokën, të kërrusesh, të dorëzohesh e të thuash ‘s’ke çfarë i bën një fuqie përtej asaj që njeriu mund të kontrollojë!’ Por, ajo që ne mund të kontrollojmë është mënyra se si i përgjigjemi. Ne mund të vendosim sa shpejt ngrihemi, sa të fortë jemi dhe sa arrijmë ta kthejmë fatkeqësinë në mundësi”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se sot institucionet publike janë shumë herë më të mira edhe se privati. Ai theksoi se detyra e çdokujt është që të luftojë injorancën dhe apatinë. “Ne kemi institucione që janë shumë herë më të mira se privati, shumë herë më dinjitoze, dhe janë shkolla jo vetëm për të përballuar tërmetin e ardhshëm, por për të përballuar gjithë nevojën që kemi për një tjetër lloj pavarësie. Në qoftë se 26 nëntori ishte pavarësi nga armiku dhe nga armiqtë dhe nga pushtuesit e Shqipërisë, ne sot na duhet një tjetër pavarësi. Na duhet një pavarësi nga injoranca dhe apatia”, tha ai.

Duke apeluar për ndalimin e dhunës në familje, Veliaj shtoi se shoqëria ka nevojë për një tjetër kulturë, që na bën vërtet evropianë, ku shkolla luan një rëndësi të veçantë. “Ne mund të jemi pa viza në BE, ne mund të jemi pa barriera, që i kemi pasur në ’85-ën, në atë Shqipërinë e izoluar si Koreja e Veriut, por ne prapë kemi ende barriera për sa kohë që çdo ditë hapen lajmet me dhunën në familje. Çdo ditë hapen lajmet sesi njerëz të një gjaku, të një geni, për rraqe, për një copë rrip toke, për një vend parkimi, ende ushtrojnë dhunë. Ne kemi nevojë të luftojmë injorancën dhe apatinë edhe në termat e kulturës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shprehu mirënjohjen mësuesve për kontributin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin e brezit të ri. “Nëse ne e kishim detyrën deri këtu te infrastruktura fizike, tani ia kalojmë stafetën, sa bukur, në këtë 7 mars, atyre që luftojnë injorancën edhe apatinë, mësuesve. Kështu që, i urojmë shumë sukses mësuesve tanë, jemi shumë krenar për ju”, deklaroi kryebashkiaku.

Teksa vlerësoi infrastrukturën arsimore në kryeqytet, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, uroi mbi 30 mijë mësuesit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar për punën e sakrificën që ata bëjnë çdo ditë. Ajo siguroi se këtë vit do të fillojë puna edhe për 40 shkolla të reja në gjithë vendin. “Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësuesit tanë, kudo ku ata punojnë, në çdo krahinë të Shqipërisë, e sigurisht edhe një falënderim dhe mirënjohje nga zemra edhe për gjithë mësuesit e diasporës, ata që u mësojnë shqip fëmijëve shqiptarë në diasporë. Kjo shkollë e re është një model se si janë sot shkollat në Tiranë. Puna vijon për përmirësimin e infrastrukturës. Këtë vit do të kemi hapjen e 40 kantiereve të reja të shkollave në bashkitë e vendit, duke mundësuar që jo vetëm të kemi shkolla më të mira e moderne, por edhe struktura ku mësimi zhvillohet në një tjetër standard e cilësi”, deklaroi Manastirliu.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se arsimi është një nga shtysat kryesore të shndërrimit, që do ta sjellë Shqipërinë në BE. “Në fund të programit do të kemi rindërtuar 63 shkolla, ose rindërtuar nga fillimi, ose ndërtuar nga fillimi, në shumë bashki të Shqipërisë. Unë mund të shoh me sytë e mi që rindërtimi i një ndërtese, nuk ka të bëjë vetëm me lyerjen e mureve, me zëvendësimin e vetratave, por do të thotë fuqizimi i komunitetit dhe ky komunitet janë 570 nxënës dhe gjithë ata mësues. Me anën e këtij investimi, ne dëshirojmë t’u ofrojmë të rinjve shqiptarë mundësi, shanse, sepse të rinjtë e Shqipërisë, janë jo vetëm e ardhmja e Shqipërisë, por edhe e ardhmja e BE-së”, u shpreh Gonzato.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino tha: “Transformimi i shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori” në një institucion modern arsimor reflekton angazhimin tonë për arsimimin e shek. të 21-të. Kjo shkollë është një prej 7 objekteve arsimore në Tiranë, pjesë e Programit “EU4Schools”. Ne kemi përqafuar parimet bazë: “Të rindërtojmë më mirë” dhe “Të rindërtojmë së bashku”. Ne garantojmë struktura arsimore më të forta dhe më të qëndrueshme, dhe në të njëjtën kohë duke angazhuar gjithë komunitetin nga fillimi deri në fund. Dua të nënvizoj se kjo shkollë mishëron standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë, duke përfshirë energjinë e rinovueshme dhe rritur aksesueshmërinë. Deri më sot, në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 52 objekte arsimore, me përfitues 15,000 nxënës e femijë, dhe 1,100 mësues”.

Shkolla 9-vjeçare “26 Nëntori” ofron kushtet më të mira të infrastrukturës, laboratorë modernë të shkencave të natyrës, si dhe do të shërbejë dhe si qendër qendër rekreacioni e sportive.

Related

Tags: 26 nentoririhapjaristaurimshkollatermetiVeliaj
Previous Post

Shpërthimi në magazinën e deputetit të PS, Gjykata e Fierit shpall moskompetencë dhe çështjen ia kalon SPAK! Ja akuzat që rëndojnë mbi Bujar Çelën

Next Post

7 Marsi, nxënësit e shkollës “Servete Maçi” mbjellin pemë për mësuesit, Veliaj: “Shembulli se na duhen qytetarë të mirë, që vendi të ecë përpara”

Lajme të ngjashme

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

by redaktor2
05/10/2025
0

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë...

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.