Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, Erjola Hoxhën, bashkëjetuesen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Një ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, si dhe ‘pastrim parash’.
Akuza iu komunikua avokatëve pasi Hoxha ndodhet në arrati me ish zv. Kryeministrin, i cili është në kërkim po për të njëjtën aferë.