• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Karta e Studentit edhe në në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor

03/27/2024
in Sociale
Karta e Studentit edhe në në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e Kartës së Studentit, një nismë që prek dhe lehtëson jetën akademike dhe sociale të rreth 6500 studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kjo marrëveshje vjen si zgjerim i bashkëpunimit të mëparshëm me Bashkinë e Tiranës dhe të tjera bashki në vend, duke u bërë kështu pjesë e një rrjeti më të gjerë mbështetjeje për studentët. Falë kësaj marrëveshjeje, studentët do të kenë akses në shërbime të ndryshme me çmime të reduktuara, duke përfshirë fushat e artit dhe kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, sportit dhe rinisë, transportit, turizmit dhe mjedisit.

“Karta e Studentit është një mekanizëm nga e cila studentët mund të përfitojnë shumëllojshmëri shërbimesh. Bashkia e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Gjirokastrës janë bashki të cilat tashmë e kanë rijetëzuar Kartën e Studentit me shërbime konkrete për studentët për të lehtësuar sadopak ndjekjen e studimeve në mënyre që të reduktojnë ato shpenzime të jetesës që lidhen me transportin publik, shërbime të ndryshme sociale, kulturore, sportive të cilat merren pa pagesë apo me tarifave të reduktuara por dhe nëpërmjet asaj që bashkitë bëjnë sot për të ndërtuar, zhvilluar dhe mbështetur kapitalin njerëzor dhe për të mbështetur kryesisht të rinjtë që është pikërisht ndërmjetësimi për punësimin.”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se Karta e Studentit është një dëshmi e angazhimit të qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkive në vend për të mbështetur studentët përmes nismave konkrete si bursat, mbështetjet financiare për degët prioritare dhe studentët ekselentë, si dhe aplikimin për kredinë studentore.

Aktualisht, në rang vendi, rreth 50 mijë studentë përfitojnë nga bursat dhe përjashtimet apo reduktimet e tarifave studimore, me një vlerë financimi prej 1.8 miliardë lekë në vit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka përfituar mbështetje financiare me bursa sa paga minimale edhe për studentët, duke theksuar vijimësinë e mbështetjes për degët që konsiderohen si prioritare. Gjithashtu, këtë vit u hapën për herë të parë aplikimet për kredinë studentore, duke ofruar një mundësi të re financiare për ata studentë që nuk përfitojnë nga bursa apo mbështetje të tjera.

Përmes këtyre iniciativave dhe mbështetjes së vazhdueshme, synohet rritja e standardeve dhe konkurrueshmëria e universiteteve tona në rajon, duke përmirësuar jo vetëm ndërkombëtarizimin e tyre por edhe duke iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të tregut përmes hapjes së degëve të reja dhe programeve të përbashkëta me diploma të dyfishta.

Related

Previous Post

Kosova një hap më pranë KiE, Presidentja Osmani: Do të vijojmë punën me aleatët deri në anëtarësimin e plotë

Next Post

Kosova një hap më pranë Këshillit të Evropës, Nikolla: Përshëndesim suksesin e merituar, mbështetja jonë vijon deri në anëtarësim të plotë

Lajme të ngjashme

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Izet Onuzit: Kur kujton aksidentin e ndodhur më shumë se tridhjetë vite më parë, Izet Onuzi e pranon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.