• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sterilizimi/ Ilir Beqaj del nga SPAK, ish-ministri: Arritëm të shohim vetëm 15 fashikuj të dosjes voluminoze. Ja kërkesat që kemi bërë

03/28/2024
in Kronikë, Slider
Sterilizimi/ Ilir Beqaj del nga SPAK, ish-ministri: Arritëm të shohim vetëm 15 fashikuj të dosjes voluminoze. Ja kërkesat që kemi bërë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Beqaj shtoi se kanë bërë kërkesë për veprime shtesë hetimore në lidhje me çështjen dhe po ashtu ka kërkuar që të japë deklarimet e tij dhe të merret sërish në pyetje nga hetuesit.

“Unë me avokatin arritëm të shohim 15 fashikuj. Dosja është voluminoze. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit.

Legjislacioni i brendshëm i SPAK që rregullon kostot e shpenzimeve është në web, Në këtë fazë, unë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon studioja avokatisë dhe në fund bën faturat për mua. Tarifat janë publike, në këtë rast jo të vogla dhe për të marrë një USB secili prej nesh (9 veta) duhet të paguajë 10 milionë lekë.  Këto janë tarifat në fuqi që jemi detyruar të ndjekur procesin që kemi filluar prej disa javësh”, tha Beqaj.

Kujtojmë se SPAK vendosi Ilir Beqajn nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

Koncesioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentet kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimshme kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektim të sallave kirurgjikale.

Ai u miratua nga ministria e shëndetësisë në dhjetor 2015, që shpalli fitues kompaninë SaniService, por afro 8 vjet pas kësaj, SPAK-u arrestoi në gusht 2023 sipërmarrësin e koncesionit në akuzën e mashtrimit, Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendës ministrin Klodian Rrjepaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa sot edhe ish ministri Beqaj u akuzua për shpërdorim detyre.

Ata dyshohen se kanë shkelur procedurat ligjore të dhënies së koncesionit, kanë toleruar shkeljet e njëri tjetrit, duke përshtatur dokumentet dhe treguesit spitalorë dhe financiarë me qëllimin e paracaktuar, që koncesionin ta fitonte shoku i vjetër i ish-zëvendës ministrit Rrjepaj.

Related

Previous Post

Votimi i ligjit për investimet strategjike pa kuorum në Parlament, sekretariati i votimit mblidhet nesër në selinë e Kuvendit

Next Post

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: “Brenda verës do hedhim shortin për shtëpitë e reja në Kombinat; I kemi fituar të gjitha gjyqet”

Lajme të ngjashme

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

by redaktor2
09/01/2025
0

54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
  • FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!
  • E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?
  • Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.