• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Blushi denoncon rrjetin e ujësjellësit: Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë janë paguar për këtë sektor, por pa asnjë efekt!

03/30/2024
in Politikë, Slider
Blushi denoncon rrjetin e ujësjellësit: Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë janë paguar për këtë sektor, por pa asnjë efekt!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media është shprehur se qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe donatorëve të huaj, janë shpenzuar vitet e fundit për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, por pa dhënë asnjë efekt, as në uljen e sasisë së ujit të humbur në rrjet dhe as në përmirësimin e performancës së sektorit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Blushi u shpreht se sektori është përballur me seri të njëpasnjëshme falimentimesh dhe është përfshirë nga skandale të përsëritura korruptive, përfshirë arrestimin së fundmi të ish-drejtorit të UK Tiranë, Redi Molla.

Ndër të tjera, Blushi tha se peshën më të madhe në sistemin e ujësjellësve të vendit e ka Tirana, e cila përbën gjysmën e sektorit, por shtoi se humbjet janë në masën 60%.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje! Qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe donatorëve të huaj, janë shpenzuar vitet e fundit për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, por dukshëm pa dhënë asnjë efekt, as në uljen e sasisë së ujit të humbur në rrjet dhe as në përmirësimin e performancës së sektorit, i cili është përballur me seri të njëpasnjëshme falimentimesh dhe është përfshirë nga skandale të përsëritura korruptive, përfshirë arrestimin së fundmi të ish-drejtorit të UK Tiranë, Redi Molla.

Sipas rrjetit investigativ BIRN vetëm gjatë vitit 2023, investimet për modernizimin e rrjetit të ujësjellësve ishin në masën rreth 150 milionë euro.

Qëllimi i investimeve ka qenë reduktimi i rrjedhjeve të lira apo duke instaluar matësa, që pritej të sillnin reduktimin e derdhjeve të papaguara nga konsumatorët.

Por nëse u referohemi shifrave zyrtare, pavarësisht këtij mali me para të shpenzuar, efekti ka qenë pothuajse i papërfillshëm.

Raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, një institucion nën varësinë e Këshillit të Ministrave, bën me dije se gjatë vitit të kaluar, në mbarë vendin u tërhoqën nga natyra rreth 307 milionë metra kub ujë për t’u dërguar te konsumatorët, por nga këto, 64% ose 196 milionë metra kub ujë humbën në rrjet pa vajtur te konsumatori dhe vetëm pjesa tjetër u pagua.

Ndërkohë në vitin 2022, humbjet ishin në masën 63.7%.

Pra sipas vetë ERRU në varësinë e Qeverisë së Edi Ramës, uji i faturuar u reduktua me 0.3%, pavarësisht se u shpenzuan plot 150 milion euro për modernizimin e rrjetit të ujësjellësave.

Peshën më të madhe në sistemin e ujësjellësve të vendit e ka Tirana, e cila përbën gjysmën e sektorit dhe ku humbjet janë në masën 60%.

Tirana që e paguan sot ujin 40% më shtrenjtë po thahet për ujë sepse rritja e çmimit nuk ka shkuar për investime në rrjet dhe për garantimin e ujit 24/24, por për të mbuluar abuzimet dhe keqmenaxhimin e Ujësjellës-Kanalizime.

Prej datës 19 shtator 2023 jam në pritje të llogaridhënies nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Drejtori i UKT, Elton Kacidhja, të cilëve u jam drejtuar edhe me kërkesë zyrtare për këtë problematikë, si anëtar i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë.

Qytetarë nga dhjetëra lagje në kryeqytet ankohen pranë Partisë së Lirisë se nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej ditësh.

Në lagje të tjera uji mungon për më shumë se 20 orë në ditë.

Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës.

Uji, nevojë bazike, po ndahet nga Erion Veliaj me “tallona”, si racionet e mishit në kohën e diktaturës, ndonëse kryemashtruesi që sot drejton Bashkinë e Tiranës premtoi “ujë të pijshëm 24 orë me cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje”.

Ujësjellësi i Durrësit është si zakonisht kampion sa i përket humbjeve apo ujit të furnizuar pa të ardhura.

Në këtë njësi, 72% e ujit humbi pa u paguar. Kostoja e humbjeve është e stërmadhe këtu veçanërisht për shkak se, për pothuajse çdo litër ujë të paguar, ujësjellësi duhet të nxjerrë me pompa nga nëntoka katër litra ujë, gjë që e rrit koston e energjisë elektrike katërfish. Ujësjellësi i Durrësit u shpall ndërmarrje me likujdim me mbi 160 milionë euro borxhe dhe me një kapital negativ prej 30 milionë euro.

Është fakt që ujësjellësat prej vitesh po menaxhohen nga zyrtarë super të korruptuar të “Rilindjes”.

Së fundmi, Redi Molla, ish drejtor i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u arrestua si pjesë e grupit të drejtorëve, të cilët, siç ka denoncuar edhe Partia e Lirisë akuzohen se kanë krijuar kompaninë famoze 5D nga e cila janë vjelë para përmes tenderëve të manipuluar nga bashkia në përgjithësi dhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë në veçanti.

Kompania 5D, e cila, sipas prokurorisë, rezulton nën pronësi të tërthortë të drejtorëve, ka pasur të ardhura në masën 22 milionë euro që nga themelimi në vitin 2016, pak muaj pasi Bashkinë e Tiranës e mori, Erion Veliaj, ideatori dhe përfituesi direkt i inceneratorit inekzistent të Tiranës, që fatkeqësisht po amnistohet nga SPAK dhe ende nuk është marrë i pandehur edhe pse është faktuar me firmë dhe vulë si koka kryesore e grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Abuzimet marramendëse me rrjetin e ujësjellësave në mbarë vendin nga ana e “Rilindjes” janë prova më e qartë se kur shteti shkrihet me partinë, për t’i shndërruar ujësjellësat në ndërmarrje elektorale, atëherë ka vetëm vjedhje dhe abuzime të shfrenuara, por jo shërbime dhe as garantim të ujit të pijshëm 24 orë për qytetarët.

Ndaj edhe vitin e kaluar Shqipëria u “tha” për ujë të pijshëm sepse 150 milion euro nuk përfunduan për modernizimin e rrjetit të ujësjellësave, por në xhepat e drejtorëve të Edi Ramës dhe patronazhistëve që kanë uzurpuar dhe po falimentojnë ujësjellësat në mbarë vendin.

Faleminderit!

Related

Previous Post

Juli për çiftin e sapo martuar: Nga armiq në dasmë

Next Post

“Isha 26 vjeç, pija që me sabah”- Albano Bogdo flet për varësinë nga alkooli, tregon si hoqi dorë: Shyqyr ma largoi Zoti, i thashë vetes…

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.