• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Koçiu: Rrisim shërbimet socio-shëndetësore për trajtimin në kohë të fëmijëve

04/02/2024
in Slider, Sociale
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Koçiu: Rrisim shërbimet socio-shëndetësore për trajtimin në kohë të fëmijëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën apel për të mbështetur dhe përkrahur fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe prindërit e tyre.
“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na rikujton rolin dhe kontributin e çdo njërit prej nesh për të mbështetur, përkrahur dhe për të falur sa më shumë dashuri për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe prindërit e tyre”, shkruan ministrja Koçiu në një postimi në rrjetet sociale.
Koçiu bën thirrje për t’i shndërruar hapësirat komunitare në vende sa më miqësore për këta fëmijë që të mund të zhvillojnë talentin dhe potencialin e tyre.
“Nëpërmjet Fondit Social, MSHMS ofron shërbime të specializuara për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe shërbime të specializuara në banesa”, nënvizon ministrja.
Ajo shton se MSHMS do të vijojë të rrisë shërbimet socio-shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të fëmijëve me probleme të tilla shëndetësore.
Gjithashtu, Koçiu ka publikuar edhe mesazhin e një nëne drejtuar gjithë prindërve që kanë një fëmijë me çrregullime të spektrit autik.
“Unë jam mami i Soirdios dhe jam me shumë fat që kam një djalë të talentuar si Soirdios sepse talentin e tij nuk e zbeh as autizmi dhe asgjë tjetër. Sot në datën dy prill që është edhe Dita e Ndërgjegjësimit të Autizmit, do doja të jepja një mesazh për të gjithë prindërit që kanë një fëmijë me autizëm. Do doja të ju thoja atyre prindërve që të bëhen të fortë, ta pranojnë këtë gjë dhe të vazhdojnë me terapi dhe çfarë duhet bërë për këto fëmijë. Të falin sa më shumë dashuri gjë për të cilën ato kanë më shumë nevojë”, shprehet ajo.
Ajo u drejton një mesazh edhe gjithë shoqërisë që t’i pranojnë këto fëmijë, mos t’i bullizojnë sepse ndjehen shumë të papranuar.
“Mesazhi im tjetër vjen për shokët dhe shoqet e klasës së këtyre fëmijëve dhe të mësuesve të lëndëve dhe të gjithë shkollës. Ti pranojnë dhe ti ndihmojnë këta fëmijë aty ku ata kanë nevojë që tua bëjnë sa më të lehtë qëndrimin në shkollë, në kopsht dhe kudo që këto të jenë”, apelon nëna e Soirdios.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: AutizmitDita BoteroeMinistrja Kociusherbimet socio-shendetesore
Previous Post

Mediat zvicerane, jehonë transformimit të Tiranës: “Sexy” në mënyrën e saj unike

Next Post

Nga sigurimi i kushteve për vrasje te grupi i strukturuar kriminal e vjedhja, GJKKO liston 5 veprat penale të Klevis Allës për të cilat vuajë 25 vite burg. Si i shpëtoi burgut Altin Ndoci

Lajme të ngjashme

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

by redaktor2
09/09/2025
0

Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.