• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu në Qendrën e Autizmit në Elbasan: Rritje e pagave me 35% për profesionistët e shërbimeve sociale dhe rehabilituese

04/02/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu në Qendrën e Autizmit në Elbasan: Rritje e pagave me 35% për profesionistët e shërbimeve sociale dhe rehabilituese
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka zhvilluar sot një vizitë në Qendrën e Autizmit të Qarkut Elbasan ku në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit u organizuan aktivitete ndërgjegjësuese për mbështetjen dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

E shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, Prefektja e Qarkut Elbasan znj. Majlinda Perriu, Kryetarja e Qarkut Elbasan znj. Ermira Urupi, ministrja Koçiu pa nga afër ambientet e terapisë dhe fizioterapisë që ofrohen në këtë qendër si dhe ekspozitën me piktura të realizuara nga vetë fëmijët.

Ministrja Koçiu theksoi angazhimin për zgjerimin e shërbimeve sociale dhe të specializuara për fëmijët me aftësi të veçanta, sikurse janë edhe fëmijët e prekur me çrregullime të spektrit autik.
Nëpërmjet Fondit Social është mundësuar rritja këtë vit me 40% më shumë shërbime në Qendrën e Autizmit në Elbasan, ndërkohë që shërbimi i vlerësimit për fëmijët prej dy vitesh është përfshirë në këtë qendër dhe fëmijët nuk kanë nevojë që të vinë në Tiranë.

Koçiu është shprehur se MSHMS ka në qendër të vëmendjes mbulimin me shërbime të specializuara për fëmijët me aftësi të veçanta nëpërmjet të 14 qendrave sociale në të gjithë Shqipërinë.
Ministrja bëri të ditur lajmin se ky vit shënon rritjen e pagave me 35% për profesionistët e shërbimeve sociale dhe rehabilituese.

“Janë 150 punonjës që punojnë në qendrat tona sociale të cilëve u kemi rritur pagën këtë vit me 35% dhe kjo besoj është edhe një shtysë akoma më e madhe për të punuar akoma më me profesionalizëm, më me përkushtim dhe më me dedikim për shërbime sociale sidomos të kësaj kategorie, fëmijëve me aftësi të veçanta të cilët e kanë të domosdoshme që të kenë staf të kualifikuar”, nënvizoi ajo.
Koçiu u ndal edhe ne punën që po bëhet për përfshirjen e shërbimit të logopedisë në të gjitha qendrat shëndetësore për t’iu përgjigjur kërkesave të shumta të prindërve për këtë shërbim, për evidentimin dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të komunikimit.
“Kjo është arsyeja se përse edhe në qendrat shëndetësore ne jemi duke futur shërbimin e logopedisë me qëllim që t’i japim mundësi që të gjithë fëmijëve që vijnë në qendrën shëndetësore për një vizitë te mjeku pediatër, te mjeku i familjes, të bëjnë një diagnostiko edhe sa i përket problematikave të të folurit nga profesionistët e vërtetë me qëllim pastaj të marrin edhe një plan individual të trajtimit në qendra më të specializuara siç kundër është edhe kjo këtu që është një shembull suksesi sepse ka 10 vite që është e qëndrueshme që ka vlerësim nga prindërit. Edhe vetë fakti që vijnë dhe e frekuentojnë çdo ditë tregon se është shërbim mëse i domosdoshëm, i vlerësuar dhe që do duhet të vijojë të mbështetet me fonde sociale, me politika sociale për të shtuar shërbimin edhe në qendra të tjera”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.
Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Qendrën e Autizmit të Qarkut Elbasan prej 12 vitesh ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh të specializuara në funksion të fëmijëve me çrregullim të spektrit autik si terapi zhvillimi me programin ABA, terapi logopedike, fizioterapi, terapi në grup, këshillime individuale me prindërit dhe vlerësime të rasteve të reja nga një grup multidisiplinar.
Qendrën e frekuentojnë 70 fëmijë të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit dhe çrregullime të tjera gjuhësore nga i gjithë Qarku Elbasan.
Nëpërmjet Fondit Social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mbështetur bashkitë për ofrimin e 73 shërbimeve të reja ditore dhe rezidenciale me rreth 33.000 përfitues përfshirë edhe shërbimet për aftësinë e kufizuar dhe fëmijët e spektrit autik si dhe krijimin dhe funksionimin për herë të parë të shërbimit lëvizës të specializuar në banesë për kategoritë e veçanta.
Aktualisht në 9 qendrat e zhvillimit publik (rezidenciale dhe ditore) ofrohen shërbime për personat me aftësi të kufizuar ndër to dhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik.
Në nivel bashkie janë financuar dhe ofrohen 14 shërbime (lëvizëse dhe ditore), ku marrin shërbime 665 fëmijë me aftësi të kufizuar, nga këto 188 fëmijë me çrregullime të spektrit autik në bashkitë Librazhd, Lushnje, Lezhë, Rrogozhinë, Elbasan, Mat, Vau i Dejës, Memaliaj, Dropull, Dibër, Has, Gjirokastër, Patos, Tiranë, të cilat ofrojnë shërbimin lëvizës të specializuar në banesë

Related

Tags: Ministrja KociuQendra e Autizmit Elbasanvizite
Previous Post

Konferenca Ministrore në Hagë, Hasani: Përsërita mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë për Ukrainën

Next Post

“Ndërhyrja në sistemin TIMS për llogari të grupeve kriminale”, Salianji në komision: Do të shihni spektakël të zi!

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.