• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Bandat kriminale në Evropë po depërtojnë në bizneset e ligjshme”, raporti i Europol: Shqipëria ndër vendet e para për krimet në lidhje me pronën

04/05/2024
in Kronikë
“Bandat kriminale në Evropë po depërtojnë në bizneset e ligjshme”, raporti i Europol: Shqipëria ndër vendet e para për krimet në lidhje me pronën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Europol ka publikuar pak më parë raportin në lidhje me 821 grupe kriminale, mes të cilave përmendeshin edhe grupet shqiptare, si dhe sqaroheshin detaje në lidhje me organizimin e tyre dhe përfshirjen në trafik drogë, armësh dhe emigrantësh.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në raport përmendet gjithashtu që Shqipëria është një ndër vendet e para për krimet në lidhje me pronën, së bashku me Gjermaninë, Francën dhe Zvicrën.

Raportit i ka kushtuar një artikull edhe Zëri i Amerikës.

“Rrjetet kriminale në Bashkimin Evropian po depërtojnë në bizneset e ligjshme në të gjithë bllokun evropian duke u mbështetur te korrupsioni për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Kjo është tabloja e zymtë që del nga një raport i publikuar të premten nga agjencia e BE-së për sundimin e ligjit. Sipas Drejtoreshës së EUROPOL-it, gjysma e qindra rrjeteve kriminale që janë identifikuar së fundmi “janë të përfshirë në trafik droge”, ndërsa kërkoi nga vendet anëtare të BE-së të ndihmojnë që t’i vënë këto grupe më mirë në shënjestër.

EUROPOL-i ka identifikuar 821 rrjete kriminale me rrezikshmëri të lartë. Sipas raportit të publikuar sot, këto rrjete, kanë më shumë se 25,000 anëtarë në të 27 vendet e Bashkimit Evropian. Sipas EUROPOL-it, 86% e rrjeteve kriminale më të rrezikshme janë në gjendje të depërtojnë në ekonominë e ligjshme për të fshehur aktivitetet e tyre dhe për të pastruar fitimet.

“Këto rrjete kriminale janë të afta të veprojnë në shumë vende në të njëjtën kohë. Ata janë aktivë në një sërë fushash kriminale, nga trafiku i drogës tek mashtrimi, krimi me prona, kontrabanda e emigrantëve ose trafikimi i qenieve njerëzore. Gjysma e tyre janë të përfshirë në trafik droge”, thotë Catherine De Bolle, Drejtoreshë Ekzekutive e EUROPOL-it.

Më shumë se 70% e këtyre rrjeteve përfshihen në korrupsion “për të lehtësuar veprimtarinë kriminale apo për të penguar zbatimin e ligjit ose procedurat gjyqësore. 68% e rrjeteve përdorin dhunën dhe frikësimin, tipari thelbësor i veprimtarisë së tyre”, thuhet në raport.

Europol-i thotë se të dhënat do të ndahen me agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet anëtare të BE-së, të cilat duhet të ndihmojnë që t’i vënë kriminelët më mirë në shënjestër.

“Ne e kthyem të padukshmen në të dukshme dhe mesazhi për kriminelët është, nuk mund të fshiheni më. Ne do ta ndajmë këtë listë me shtetet anëtare që i kanë këto rrjete kriminale në territorin e tyre. Më pas, në përputhje me kuadrin ligjor të Europolit, vetë vendet do të vendosin me kë do ta ndajnë këtë informacion”, thotë Catherine De Bolle, Drejtoreshë Ekzekutive e Europol-it.

Vite më parë EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Pas kësaj, EUROPOL-i arriti të kap tonelata të llojeve të ndryshme të drogës dhe zbuloi një mori aktivitetesh kriminale të grupeve evropiane, përfshirë një mori arrestimesh që janë bërë në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje si dhe në Ameriken Latine, në bashkëpunim me autoritetet atje.

“Kërcënimi është i madh dhe ne e shohim atë çdo ditë në vendet tona anëtare. Në Suedi vitin e kaluar, pati 350 të shtëna me armë zjarri. Së fundmi janë bërë 700 arrestime lidhur me bastisjet e drogës në Francë. Ne kemi parë se çfarë ndodhë në Belgjikë dhe vendet e tjera anëtare. Unë mendoj se raporti doli në kohën e duhur për rrjetet kriminale më të rrezikshme”, tha Ylva Johansson, Komisionere e BE-së për Çështje të Brendshme.

Në qytetin port Antwerpen të Belgjikës, hyrja kryesore për kartelet e kokainës të Amerikës Latine për në Evropë, dhuna e bandave ka qenë e përhapur prej vitesh.

Me përdorimin e drogës në rritje në të gjithë vendin, autoritetet federale thonë se trafikimi po depërton me shpejtësi në shoqëri”, shkruan VOA.

Related

Previous Post

“Kompanitë e bananeve, kamuflazh për trafikun e dogës”, raporti i Europol: Shqiptari siguronte transportin dhe shpërndarjen e kokainës nga Kolumbia

Next Post

Çfarë ndodhi? Meritoni dhe Egla bëjnë paqe?

Lajme të ngjashme

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

by redaktor2
07/17/2025
0

Një shtetase amerikane, me banim në Sarandë është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja ëshrë...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.