• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom, Koçiu: Fuqizim i dijeve dixhitale për punësimin e të rinjve të komunitetit rom dhe egjiptian

04/08/2024
in Slider, Sociale
Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom, Koçiu: Fuqizim i dijeve dixhitale për punësimin e të rinjve të komunitetit rom dhe egjiptian
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe përfaqësinë e Delegacionit Europian në Tiranë, organizuan sot Dialogun për Integrimin e Romëve ku merrnin pjesë Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, autoritete qendrore dhe vendore, përfaqësues të trupit diplomatik, organizata ndërkombëtare, shoqërisë civile, studentë dhe aktivistë romë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu evidentoi të dhënat e Progres Raportit të vitit 2023 për Shqipërinë, ky vlerësohet se vendi ynë ka bërë progres në rritjen e aksesit të komunitetit rom dhe egjiptian ndaj shërbimeve shëndetësore bazë, përfshirë shërbimet e shëndetit riprodhues.

“Është shënuar progres sa i përket gjithpërfshirjes sociale. Është rritur numri i të punësuarve nga ky komunitet në administratë si dhe është rritur aksesi në arsim, sidomos në atë parauniversitar, kjo edhe falë bursave dhe financimit të librave apo transportit në zonat rurale”, tha ministrja.

Ajo nënvizoi se fuqizimi ekonomik dhe punësimi janë kusht për të avancuar në luftën kundër margjinalizimit dhe diskriminimit të komunitetit rom dhe egjiptian.

Koçiu u shpreh se nëpërmjet Fondit të Punësimit, të gjithë punëkërkuesit romë dhe egjiptianë kanë marrë shërbime punësimi dhe ndërmjetësimi nga zyrat rajonale të punësimit si dhe janë regjistruar në qendrat e formimit profesional. “Kjo ka kualifikuar shumë anëtarë të këtij komuniteti në përputhje me nevojat e tregut, prandaj synimi ynë është që ta fuqizojmë akoma më shumë këtë histori suksesi. Gjithashtu, është përgatitur korniza ligjore për lançimin e Garancisë Rinore, gjithashtu një mekanizëm shtesë ky i ngritur në bashkëpunim me Bashkimin Europian, i cili synon nxitjen e mëtejshme të punësimit të të rinjve, përfshirë edhe të rinjtë të komunitetit rom dhe egjiptian”, deklaroi ministrja.

Nën moton “Askush të mos mbetet pas”, ministrja bëri me dije zbatimin e një programi për fuqizimin e dijeve dixhitale të të rinjve. “Rritja e dijeve dixhitale do të na japë absolutisht mundësinë për të krijuar më shumë akses në tregun e punës”, vijoi ajo.
Duke vënë në dukje se familjet rome dhe egjiptiane mbështeten nëpërmjet skemës së Ndihmës Ekonomike dhe përfitojnë shërbime sociale të integruara, ministrja nënvizoi se “qasja e strategjisë së re të Mbrojtjes Sociale 2024-2030 është t’i ndihmojmë këto familje të dalin nga situata e nevojës ekonomike, duke mos kursyer asnjë instrument për të garantuar punësimin dhe kualifikimin e tyre në përputhje me nevojat e tregut”.

Gjithashtu, Koçiu përmendi edhe programet paralele në fushën e shëndetësisë që kontribuojnë në ngushtimin e hendekut të aksesit në shërbime. “Mbulimi Universal Shëndetësor për të gjithë, programet imunizuese dhe depistuese kanë targetuar direkt komunitetin rom dhe atë egjiptian”, theksoi ajo.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përfundoi duke duke theksuar angazhimin për përmbushjen e objektivave të Deklaratës së Poznanit duke ofruar mbështetjen e duhur dhe promovuar përfshirjen e pakicave kombëtare rome dhe egjiptiane në të gjitha sferat e shoqërisë.

Related

Tags: Dita Ndërkombëtare e Komunitetit RomMinistrja Kociupunesimi
Previous Post

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj me lajm të mirë për qytetarët: “Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat; Jo vonesa për veprat publike”

Next Post

Manastirliu me mësuesit e diasporës në Londër: Lartësoni identitetin kombëtar, mbështetje me libra falas dhe trajnime për mësuesit e gjuhës shqipe

Lajme të ngjashme

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
  • “Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshë…
  • Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët
  • Luan Baçi nuk i ndahet Gazment Bardhit: Berisha pa faj për humbjen, përgjegjës drejtuesit e qarqeve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.