• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Këlliçi denoncon aferën korruptive, anëtari i kryesisë së PD: Ja si e “gostiti” Redi Molla Klidian Zoton me 1 milion euro tender

04/09/2024
in Politikë, Slider
Këlliçi denoncon aferën korruptive, anëtari i kryesisë së PD: Ja si e “gostiti” Redi Molla Klidian Zoton me 1 milion euro tender
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër aferë korruptive që lidhet me ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këlliçi ka publikuar fakte se si ish-drejtori, Redi Molla i arrestuar tanimë nga SPAK ka “gostitur” me tender 1 milion euro, Klodian Zoton, ky i fundit i përfshirë në aferën e inceneratorit.

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetarë,

Në kuadër të transparencës publike, si një premtim dhe detyrim që i kemi qytetarëve të Tiranës, sot do të bëjmë publike një tjetër aferë korruptive që lidh pronarin faktik të 5D Konstruksion Redi Molla me shefin e tij, pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj.

Në vitin 2019, Redi Molla në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor të UKT, i jep tenderin me referencë REF-24634-05-30-2019, për matësat e ujit për subjektet private, kompanisë famoze ITS sh.p.k., në pronësi të prestanomes Klodian Zoto.

Vlera e këtij tenderi është plot 1 milionë euro.

Pra fare thjeshtë, Redi Molla gostiti prestanomen e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, shefin e tij politik dhe administrativ, Erion Veliajn. Sigurisht dhe kjo një proçedurë me shumë problematika dhe afate të tejzgjatura.

Për shumë nga ju nuk do të përbënte habi që kjo të ishte thjeshtë vjedhja e rradhës nga taksat tona. Por përzgjedhja e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumentave të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanishme të SPAK, faktohet se:

Kompania ITS sh.p.k. ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer.

E thënë më thjeshtë, ITS sh.p.k. është valixhja me të cilën pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, ka vjedhur dhe transferuar në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro.

E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e Njësisë së Zbatimit të Projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoronte lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës.

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ja ka shkruajtur e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdrejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP-së dhe se do të mbante ai përgjegjësi për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet.

Të nderuar qytetarë,

Organizata kriminale 5D, e strehuar në Bashkinë e Tiranës, ka vepruar në dijeni të plotë të drejtuesit të saj Erion Veliaj dhe praktikisht si çdo strukturë kriminale e mirëorganizuar, i janë bindur urdhërave të drejtuesit, duke i siguruar atij vota dhe përfitime të majme financiare.

I bëj thirrje SPAK, të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do i’a përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Cdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%.

Falenderoj ata punonjës të ndershëm të Bashkisë Tiranë, që na janë bashkuar në zbardhjen e të vërtetës e denoncimin e aferave korruptive të Erion Veliajt dhe gjej rastin të ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga zyra të Erion Veliajt dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë.

O sot, o kurrë.

Ju faleminderit.

Related

Previous Post

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale

Next Post

Shfrytëzonte nipin e saj 10-vjeçar për klikime në Tik Tok, Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.