• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prezantohet projekti i sheshit fundor të Bulevardit të Ri, Veliaj: “Do të jetë Tirana e Re për 100 vitet e ardhshme”

04/09/2024
in Aktuale, Slider
Prezantohet projekti i sheshit fundor të Bulevardit të Ri, Veliaj: “Do të jetë Tirana e Re për 100 vitet e ardhshme”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sheshi fundor i Bulevardit të Ri do të shndërrohet në “Tiranën e Re” për 100 vitet e ardhshme. Gjatë prezantimit të projektit, që do të kthejë pjesën fundore të bulevardit, përgjatë Lumit të Tiranës, në pedonale dhe hapësirë argëtuese për të gjitha moshat, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti do të realizohet me një grant prej 11 milionë eurosh nga qeveria e Katarit, për të cilin është lobuar prej disa kohësh. Ai tha se synimi është që Bulevardi i Ri të kthehet në një destinacion, dhe jo thjesht një urë kalimi që lidh Tiranën me Kamzën.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Për gjeneratën e fëmijëve tanë, Tirana e Re do të jetë “Bulevardi i Ri”, do të jetë ky masterplan që tashmë ka filluar të realizohet, me të gjitha zhvillimet që po ndodhin aty, me leje që janë dhënë, siç është projekti për sheshin fundor. Do të realizohet me një grant shumë bujar nga Qeveria e Katarit, diçka për të cilën kemi lobuar prej vitesh. Unë kaloj kohë në studiot televizive, ku secili thotë ‘janë taksat e mia’, kur në fakt një pjesë e madhe e shkollave janë bërë me donacione që i lypim. Lypja prej 11 milionë eurosh nga Katari, na bën të mundur të themi që s’po paguajmë nga taksat, por as nuk duam të rëndohemi te taksat. Kjo do të thotë se na duhet edhe pasqyra financiare, tani transparente edhe për publikun. Me një parking nën tokë, ne mund të prodhojmë një histori të gërshetuar të Piramidës, e cila me hapësirat e e saj furnizon gjithë bursat për fëmijët. Po ashtu, sheshi “Skënderbej” me parkingun poshtë ka paguar investimin e vetë, plus kontratën e mirëmbajtjes. Të ardhmen e 100 viteve të tjera mund ta shkruajmë sot, ndaj dua që këtë shesh ta kthejmë në një destinacion. Nëse ne do arrijmë ta kthejmë në destinacion dhe jo në transit për të kaluar në Kamëz, por duke përdorur ujin, duke përdorur me mjedise pushimi, argëtimi dhe me një kalendar eventesh”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se disa nga institucionet që do të zhvendosen në zonën e Bulevardit të Ri janë Gjykata e Lartë, administrate e Bashkisë së Tiranës, Muzeu i Arteve Moderne, Qendra e Panaireve, si dhe një Pallat Koncertesh për të dhënë më shumë hapësira për aktivitete. Ai bëri një thirrje publike edhe për institucionet e tjera, që të zhvendosen në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Deri tani na është përgjigjur Gjykata e Lartë, për të pasur selinë e saj qendrore në fillim të Bulevardit; Bashkia e Tiranës përballë saj, për të pasur kullën e saj të shërbimeve, si mënyra më e mirë për t’u larguar nga merrja me qira e ambienteve. Pra, do të ruajmë zyrën ceremoniale në qendër të Tiranës dhe të transferojmë shërbimet të gjitha në një vend. Në dy pikat e tjera kemi Muzeun e Artit Modern dhe Qendrën e Panaireve, një Pallat të dytë për Koncertet, për të dhënë një alternativë për hapësira më të mëdha në një qytet që po gëlon nga titujt dhe aktivitetet”, deklaroi Veliaj.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Frida Pashako u ndal te detajet e projektit, duke theksuar se nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por i integruar me gjelbërimin e qytetit dhe hapësirat publike, duke i dhënë zonës një identiteti të ri. “Bulevardi i Ri nis nga Unaza e Madhe e Tiranës, përfundon drejt lumit të Tiranës dhe paraqet jo vetëm aksin kryesor, por edhe 4 hapësira të ndërmjetme që janë sheshet publike. Nis me këtë sheshin, nën të cilin kemi parkimin dhe do përfundojë me atë që do ilustrojmë sot si sheshin fundor, River Square. Pra, qyteti përfundon në marrëdhënie me natyrën, me lumin”, tha Pashako.

Nga ana tjetër, arkitekti i projektit, Paolo Vimercati e cilësoi mjaft pozitiv ndryshimin që po ndodh në Tiranë në dekadën e fundit. “Kam pasur fatin që të jem pjesë e ndryshimit pozitiv që po ndodh në qytet për më shumë se një dekadë tashmë. Jam shumë i lumtur që po bashkëpunoj për zhvillimin e këtij sheshi, i cili ka për të qenë një pjesë thelbësore e vizionit për Bulevardin e Ri, ka për të përmirësuar dhe projektuar qytetin në të ardhmen”, tha ai.

Related

Previous Post

Kryebashkiaku me 7 mandate: Koha që Maliqi të drejtohet nga një figurë e re!

Next Post

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.