• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Marrëveshja me BE për “pjesëmarrje në tregun e përbashkët”, ironia e Gjekmarkajt: Në substancë mes kësaj Qeverie dhe Europës qëndron “mosmarrëveshja” ekzistenciale

04/11/2024
in Politikë, Slider
Marrëveshja me BE për “pjesëmarrje në tregun e përbashkët”, ironia e Gjekmarkajt: Në substancë mes kësaj Qeverie dhe Europës qëndron “mosmarrëveshja” ekzistenciale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë seancës plenare , ka komentuar marrëveshjen me Bashkimin Europian  për “pjesëmarrjen në tregun e përbashkët”, e cila ka mbërritur në Kuvend.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Me nota satirike, Gjekmarkaj shprehet se mes kësaj Qeverie dhe Europës qëndron “mosmarrëveshja” ekzistenciale, keqkuptimi organik, hilja merafizik dhe gënjeshtra  e natyrshme.

E PLOTË:

MOSMARRVESHJA

E nderuar Zonja Kryetare,

Të nderuar deputetë,

Një tjeter marrveshje me Bashkimin  Europian ka mberritur sot në këtë sallë “për pjesmarrjen në tregun e perbashket”!

Në substancë mes kesaj Qeverie dhe Europes qëndron “mosmarrveshja” ekzistenciale., keqkuptimi organik, hilja merafizike, genjeshtra e natyrshme!

Ne mbushim kamionë me letra, avionë me burra  e gra  kostumosur  allafrënga drejt Brukselit  qytet ky i cili sa më shumë i afrohemi po kaq largohet si një vije imagjinare horizonti.

Genjeshtra  “allaturka” e trashë si salep  derdhet binave të komisionit europian dukë lënë ngado njollat e veta të lybyrta.

Shqipëria “socialiste” bën përpjekje të duket një shtet gazmor, ku paçja e pilafi e gatuar në akçihanet e propogandes derdhen lumë për turistet, ku ministrushet ja marrin valles me perdellim  sevdallor.

Gromesimat e shkaktuara nga birra shndërrohen në melodi, kolonë zanore e aktualitetit si shprehje  më të larta mendimi liberal kur në fakt Shqiperia e qeverisë është një shtet gjithnjë e më lindor, më despotik, më e korruptuar, më e kriminalizuar me një qasje haxhi qamiliste ndaj Europes.

Çmimi për jeten e njeriut ka rënë shumë duke zhvleftesuar dhe çmimin e jetës së pulave. Europa ka parimin e ndarjes së pushteteve ndersa neve na i ka marrë të gjitha një njeri i vetem.

Në krye të vëndit  është vënë një qyqar të cilit kolla e Elises i duket tufan dhe ai ndien të ftohtë. E sheh  vënger Bela i shkojnë mornica dhe futet në bodrum. Tao si formë lirie dhe autonomie e nxit të këshillohet me parrukierin, por Ulsiu nuk e lejon të japë asnjë mendim per çështjet publike, dilemë që nuk i jep dum.

Herë pas here i merr mendje Nikos  kur duhet të shfaqet si i hutuar dhe i habitur, si i gëzuar apo merzitur dukë folur përçart ,me fjalor foshnjor, sipas stinëve, ku flitet per aromen e luleve, freskine e ajrit dhe harene e diellit!

Për të firmosur si kamarier lepe peqe çdo nismë të Kryeministrit të cilin kur e sheh në Iftar  prej mjekrres e ngatërron me profetin dhe i zaliset tek këmbet ,e di vetë, e ka merak jete.

Institucionet e pavarura kanë vetem një pavarësi atë të të shprehurit besnikeri ndaj shefit të ekzekutivit.

Pushteti lokal ka vetem një qellim, të shtojë sipërfaqen e patronazhuar në funksion të tjetërsimit të votes dhe të zvoglojë atë publike në favor të investitorve strategjik të caktuar nga qeveria.

Ndonjë gjykatë kur guxon të japë vendim të vonuar,  që bezdis Edi Ramen, zihet me gurë nga mazhoranca dhe aty ska rradhë kush do hedhe gurin e parë Toni apo Çuçi , Etilda apo Mimi, turren të gjithë  njeheresh çapraz e pa maraz.   Shalsi rrëzohet rrugës dhe ndien si i kalojnë mbi shpinë, tek shtyhen , Xhemali me Nasipin, Cyrbja me Laertin,  Erjoni me Majkon për të goditur kush e kush më parë. Rënkon por për kauzen nuk bëzan. I bëhet zemra mal kur sheh  gurët e shumtë nën pemë.

Gjykata të tjera janë në ankth nëse Kryeministri është apo jo i kënaqur sa duhet me përfshirjen e tyre si pale me pushtetin për ta lënë Opoziten jashtë legalitetit juridik. Shpirti Judes duket ku e ku më qelibar se ai i tyre.

Ndërkohë drejtorët  e ministrive, e të bashkisë si minjët e Dino Buxatit grijnë trarët e shtetit , ëndrrat e qytetit por shefat e tyre nuk dinë gjë, ata janë në të drejtë të Zotit dhe punojnë për një Zot të vetem.

Zoti është i madh por anija bëhet gjithnje e më e vogel. Ka filluar të shkundet.Allahu akbar sanalli batall pat thene Fishta ne nje udhetim ne Bosfor!

Një tjeter gjykatë godet në kundërshtim me nenin 73 të Kushtetutës i kufizon të drejtat Liderit të Opozitës, Kuvendi nxiton me urdher politik dhe miraton këtë dhunë.

Pastaj po kjo njesi gjykatore pa akuzë, pa hetim, pa asnjë rrezik për të nderhyrë në proçes po për llogari të një pushteti të kalbur, të korruptuar, nën muzikë skandalesh që mbajnë emra kumbues, sterilizim, pastrim, reflektim, aferim, incenerator,  cek-ap, kap e mos u bëj merak, merr e ik me vrap, nxito o zullap e vendos atë nën arrest shtepiak!

Çfarë të përbashkët ka Shqiperia aktuale me Europën, çfarë lirije gëzon ajo ku themeluesin e pluralizmit Sali Berishen e arreston per arsye politike ?!

Po ju kujtoj se “Liria është një e vetme; zinxhiret që vihen padrejtesisht mbi njërin peshojnë mbi shpatullat e gjithësecilit .

Mos vini bast pa fund mbi provokimin e Opozites dhe të shoqërisë. Mos luani bixhoz me reagimin e saj.

Të mëdhenjtë ndihen të tillë persa kohë qytetaret rrinë në gjunjë por ata po ngrihen dhe të medhenjtë  do të bëhen xhuxhë.  Asgjë e re nën këtë diell, gjithcka perseritet.

Të rebelohesh ndaj padrejtësive  është bindje ndaj Zotit na meson një nga themeluesit e demokracisë Benxhamin Franklin, një vlerë kjo sa amerikane  aq europiane.

Faleminderit

Related

Previous Post

Veliaj takon fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll: “Mbështetje për ekipet sportive për të ecur në kupat Europiane; shumë të rinj dhe të reja po merren me sport”

Next Post

“Javën tjetër sërish protestë”/ Këlliçi: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt nga bashkia e Tiranës

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.