• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj takon fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll: “Mbështetje për ekipet sportive për të ecur në kupat Europiane; shumë të rinj dhe të reja po merren me sport”

04/11/2024
in Aktuale, Slider
Veliaj takon fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll: “Mbështetje për ekipet sportive për të ecur në kupat Europiane; shumë të rinj dhe të reja po merren me sport”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj arriti këtë vit të fitojë Kupën e Shqipërisë, një sukses i jashtëzakonshëm, që vjen pas 38 vitesh. Sportistët dhe trajneri i tyre, Ylli Tomorri, bashkë me Drejtorin e Klubit shumësportësh Partizani, Shkëlqim Muça, u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Veliaj u shpreh se falë këtyre sukseseve, shumë të rinj dhe të reja po afrohen me ekipet zinxhir dhe po merren me sport. “Jam shumë krenar për ju! Kishte kohë që nuk i kishim parë pallatet e sportit plot. Fakti që po mbushen shkallët e pallateve të sportit, dhe fakti që shumë të rinj po futen në ekipet zinxhir, fakti që kemi një ‘fidanishte’, ku djem, vajza të rinj, po ikin nga lokalet e nga interneti, nga iPadi, nga telefonat dhe po merren me aktivitet fizik, është një lajm i jashtëzakonshëm. Sigurisht, ju jeni sportist elitar, sot keni dy kupa, kupën e Shqipërisë, kupën “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, keni me shumë shpresë edhe trofeun më të madh që është kampionati kombëtar. Por, mbi të gjitha keni fituar kupën edhe kampionatin e të qënit qytetar. Sot nuk mjafton të jesh vetëm sportist i mirë, duhet të jesh edhe çun i mirë dhe qytetar i mirë, një model i mirë”, deklaroi Veliaj.

Ai siguroi sportistët se Bashkia e Tiranës do të vijojë mbështetjen financiare për ekipet sportive për të avancuar edhe në kupat europiane. “Jam vërtet krenar jo vetëm për dy kupat, edhe në pritje të së tretës, po me shpresë do të kemi ndoshta një plan edhe një buxhet që do të mbështetet nga Bashkia e Tiranës për të avancuar në Kupat Europiane”, deklaroi Veliaj.

Drejtori i Klubit shumësportësh Partizani, Shkëlqim Muça, vlerësoi kryebashkiakun për mbështetjen që i ka dhënë sportit dhe premtoi rezultate të larta në vazhdimësi.

“Falenderojmë kryetarin e Bashkisë për të gjithë mbështetjen që na ka dhënë në këto vite. Që nga viti 2019, kur ne kemi ardhur në varësi të Bashkisë, kemi qenë elitarë në këtë sport. Kemi fituar 2 herë titullin kampion, 2 herë titullin e Republikës, premtojmë që do t’i shtojmë sukseset. Kemi krijuar një akademi shumë të mirë me moshat dhe për këtë falënderojmë shumë kryetarin sepse na ka mbështetur për çdo kërkesë që kemi bërë. Shpresojmë që, në të ardhmen, të bëjmë një ekip elitar që të marrë pjesë në kupat e Europës dhe të japë rezultate pozitive”, nënvizoi Muça.

Edhe trajneri në volejboll për meshkuj, Ylli Tomorri u shpreh se po punohet shumë dhe për afrimin e komunitetit me sportin. “Ne premtojmë që sportin nuk do ta bëjmë si sport në veçanti,por do ta bëjmë që të jetë një sport argëtues për të gjithë komunitetin e Tiranës dhe për komunitetin volejbolldashës në Shqipëri. Ne jemi thirrur për të dy trofetë që kemi fituar, po nëse ne do të dalim kampion premtojmë që do të kemi një skuadër kompetitive dhe një skuadër luftarake dhe një skuadër të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe Partizanin në Europë”, deklaroi Tomorri.

Related

Tags: kampion.PartizanitakimVeliajvolejboll
Previous Post

Roza-Jetmirit: Je mësuar të flasësh vetëm nga screen-i telefonit!

Next Post

Marrëveshja me BE për “pjesëmarrje në tregun e përbashkët”, ironia e Gjekmarkajt: Në substancë mes kësaj Qeverie dhe Europës qëndron “mosmarrëveshja” ekzistenciale

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.