• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030, ministrja Ibrahimaj: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit

04/12/2024
in Ekonomi, Slider
Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030, ministrja Ibrahimaj: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet 2024-2030. Ky dokument, i hartuar në bashkëpunim me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, përfaqëson vizionin për të rritur potencialin e sipërmarrjes dhe inovacionit në vendin tonë.
Strategjia stimulon rritjen e ekosistemit të startup-eve dhe zhvillimin e të gjitha shtresave të ekosistemit, duke përfshirë nivelin mikro, të mesëm dhe atë makro, dhe gjeneron qarqe të virtytshme brenda ekosistemit dhe sektorëve me prioritet ekonomik në vend.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj nënvizoi se kjo strategji hedh themelet për ndryshimin e krijimit të vlerave kombëtare të Shqipërisë, duke trajtuar tre shtylla: Ekosistemi Inovativ Sipërmarrës, Sektorët Strategjik (S3), si dhe Zhvillimi Gjithëpërfshirës.

“Përmes mbështetjes institucionale dhe investimeve të përshtatshme, synojmë të ndërtojmë një mjedis të favorshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin. Bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm, përfshirë qeverinë, sipërmarrësit dhe komunitetin akademik, korporatat dhe kapitalin privat, do të jetë thelbësor për suksesin e kësaj strategjie dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaron ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Ky dokument parashikon një sërë masash dhe veprimesh për të adresuar sfidat dhe mundësitë e ekosistemit sipërmarrës në tërësi. Në qendër të kësaj strategjie është rritja dhe fuqizimi i rolit të sipërmarrësit, përmes nxitjes së inovacionit, zhvillimit të talenteve vendase, krijimit të ambienteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim, si dhe mbështetjes së financimit dhe politikave të përshtatshme për sipërmarrjen.

“Strategjia është një dokument shumë i rëndësishëm dhe sigurisht që është qeveria që e merr lidershipin e hartimit të saj dhe mbështetjes së çdo hallke që kemi parashikuar aty. Zhvillimi i strategjisë dhe arritja e objektivit kërkon lidershipin e gjithësecilit prej jush, kërkon lidershipin e startup-eve, kërkon lidershipin e sipërmarrjes që ekziston në vend me qëllim mbështetjen e inovacionit dhe bashkëpunimit, hapjen e horizontit dhe të dyerve për bashkëpunim me startupet, pasi vetëm bashkë do mund të arrijmë ato fazat e zhvillimit të shpejtë të saj. Kërkon padiskutim mbështetjen e akademisë, pasi janë studentët dhe akademia, e cila do të na ndihmojë me ide të reja, produktive dhe të strukturuara që do t’i shërbejnë ekonomisë tonë dhe asaj globale”, vuri në dukje ministrja Ibrahimaj.

Çdo kontribuues do të mund të ofrojë sugjerime për të përmirësuar dokumentin deri në fund të muajit Prill 2024 me qëllim përmbushjen e nevojave dhe të synimeve të të gjithë palëve të interesuara, duke përfshirë sipërmarrësit, akademikët, përfaqësuesit e qeverisë, sektorin privat, dhe shoqërinë civile.

“Deri në fund të prillit do të kemi të hapur konsultimin publik, do të bëjmë takime të këtij lloji dhe më të vogla, e më të strukturuara që çdo grup interesi të ketë mundësi të shprehë mendimet e veta. Presim që edhe nëpërmjet emailit dhe komunikimeve elektronike gjithsecili prej jush të japë mendimet për çdo element të strategjisë që duhet të zhvillohet ndryshe, apo përmirësuar atë mendim që ne kemi pasur. Vetëm duke bashkëpunuar mirë në hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit ne do të arrijmë të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që kemi, qoftë të atij njerëzor, atij financiar, por edhe potencialin për të shkuar përtej kufijve dhe për të ndërkombëtarizuar ato ide që ne mund të kemi për të ardhmen”, bëri me dije ministrja Ibrahimaj.

Sipas saj, kjo strategji paraqet një platformë të qëndrueshme dhe të qartë për të ndërtuar një ekonomi inovative dhe të qëndrueshme në Shqipëri, duke i dhënë vendit tonë mundësinë për të qenë pjesë e një të ardhmeje më të më të qëndrueshme dhe konkurruese globalisht.

Drafti i strategjisë u prezantua nga Dr. Emri Dzanič, ekspert inovacioni, Mr. Niko Slavnič, autor i librave mbi financimet alternative, sipermarrës dhe profesor nga Shkolla e Bizensit BLED,Slloveni, i cili prezantoi eksperiencat Sllovene dhe rajonale në ngritje të ekosistemit.

Ne panelin e diskutimit me temë “Iniciativat ekzistuese në mbështetjen e inovacionit në ekonominë shqiptare dhe drejtimin strategjik të ekosistemit për Shqipërinë 2030” morën pjesë z. Emuanel Salinas, Drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Shqiperi, znj. Rigela Gegprifti, drejtore e pergjithshme Devoll Hydropoëer, z. Gazmend Haxhia, sipërmarrës dhe investitor. Paneli u moderua nga z. Arjan Ymeri, Drejtori i Agjencisë Startup Albania.

“Kur i hedhim një sy ekonomisë shqiptrare, gjatë viteve të fundit shohim që ajo është zhvilluar, është kthyer në një ekonomi të zhdërvjellët, ku kemi një sektor privat shumë proaktiv dhe që ka një potencial shumë të madh dhe mendojmë që për potencialet që ka duhet të shfrytëzohet edhe më shumë dhe ne jemi këtu për të ndihmuar me eksperincën tonë në këtë drejtim”, tha z. Emuanel Salinas.

“Ne shohim këtu një mundësi të madhe, ku edhe pse është një fushë e re, vërejmë që Shqipëria ka ecur shumë përpara me strategjinë e vet, veçanërisht në fushën e digjitalizimit”, vuri në dukje Gegprifti.

Ndërsa sipërmarrësi Gazmend Haxhia tha se zhvillimi i sipërmarrjes në vitet e fundit ka ndryshuar shumë dhe ka ecur përpara.

Related

Tags: Ministrja IbrahimajrendesiStartupetzhvillimin ekonomik
Previous Post

Bora Zemani në pritje të ëmbël: Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete

Next Post

Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje për sigurinë, Veliaj dhe Balla: “Tirana model, kryeqyteti më i sigurt”

Lajme të ngjashme

“Paqja pa mbrojtje, iluzion”- Lufta në Ukrainë, shefi i KE në Samitin në Tiranë: I dashur Volodymir, siguria juaj është edhe e jona

“Paqja pa mbrojtje, iluzion”- Lufta në Ukrainë, shefi i KE në Samitin në Tiranë: I dashur Volodymir, siguria juaj është edhe e jona

by redaktor2
05/16/2025
0

Shefi i KE, Antonio Kosta ka komentuar luftën në Ukrainë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, duke u...

Samiti EPC në Tiranë, Vuçiç: Do të përfaqësoj interesat e Serbisë, në përputhje me politikën tonë të pavarur! Mund të bëjmë më shumë për përparim në rrugën europiane deri në fund të vitit

Samiti EPC në Tiranë, Vuçiç: Do të përfaqësoj interesat e Serbisë, në përputhje me politikën tonë të pavarur! Mund të bëjmë më shumë për përparim në rrugën europiane deri në fund të vitit

by redaktor2
05/16/2025
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndarë foto nga takimi në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në...

“Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Brexit i përmbysur”, Rama para liderëve të BE: Fushata u drejtua nga fjalët Europë- Identitet- Përkatësi

“Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Brexit i përmbysur”, Rama para liderëve të BE: Fushata u drejtua nga fjalët Europë- Identitet- Përkatësi

by redaktor2
05/16/2025
0

“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një çështje që...

Berisha në Bruksel: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin një farsë e vërtetë! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

Berisha në Bruksel: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin një farsë e vërtetë! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

by redaktor2
05/16/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në Forumin e Unionit Internacional Demokratik (IDU) në Bruksel. Gjatë fjalës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë 15-vjeçari
  • “Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e g…
  • Samiti i BE/ Presidentja e Komisionit Evropian: Europa është zgjuar, i ka sytë hapur
  • Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap
  • “Më bëre të ndihem shumë e re me atë video”, Meloni batuta me Ramën: Uroj Edin për rizgjedhjen e tij…
  • “Paqja pa mbrojtje, iluzion”- Lufta në Ukrainë, shefi i KE në Samitin në Tiranë: I dashur Volodymir,…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.