• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Mos u bëni inkuizitorë”/ Salianji i kthehet Gogut: Ju vidhni ne trembemi, ju mbroni krimin ne trembemi!

04/12/2024
in Politikë, Slider
“Mos u bëni inkuizitorë”/ Salianji i kthehet Gogut: Ju vidhni ne trembemi, ju mbroni krimin ne trembemi!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Debate në komisionin hetimor parlamentar për sistemin TIMS.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nënkryetari socialist i komisionit, Toni Gogu akuzoi deputetin e PD dhe drejtuesin e komisionit, Ervin Salianji se kërkon t’i japë pafajësi Sali Berishës, duke e ftuar që të dëshmojë para komisionit. Ai tha se opozita është e trembur.

Salianji replikoi duke iu drejtuar me ironi përfaqësuesit të mazhorancës se opozita ka frikë sa herë mazhoranca vjedh apo përfshihet në afera kriminale.

Deputeti demokrat tha se thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dëshmuar para komisionit e kërkuan deputetët e PS.

Toni Gogu: Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarine e sistemeve qe mbrojnë sistemin TIMS, nuk janë gjyqe. Ju tërheq vëmendjen t’i qëndrojmë këtij urdhri të Kuvendit. Zoteria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshem. Nuk ndeshkon Kuvendi. Ne hetojme veprimtarine me ndihmen e disa eksperteve. Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t’i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muçës. Ju nuk ndiheni rehat në rolin e parlamentarit që heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik. Kjo sepse jeni humbes seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u beni ju inkuizitore.

Ervin Salianji: Ju vidhni, ne trembeni. Ju përfshiheni në afera kriminale, ne kemi frikë. Ju i nxirrni gjoksin për të mbrojtur elementë të krimit, ne e kemi problemin. Nuk thash asnjë gjë për të paragjykuar punën e këtij komisioni. Nuk kishe gjë për procedurë. Jemi në krahun e ligjit dhe të përçojmë një mesazh që kushdo që përfshihet në ndërhyrje të pretenduara për qëllime kriminale, për t’ua shpërndarë grupeve kriminale, për të marrë të dhëna, fshirë të dhëna, duhet të jemi në të njëjtin krah. Unë nuk kam për të detyrë të korrigjoj gabimet e kolegeve tuaja. Ne nuk kemi kërkuar që zoti Berisha të vijë dhe ne t’i bëjmë gjyq. Kemi pranuar që zoti Berisha të vijë dhe të japë llogari para jush, sicc duhet të vijë Edi Rama se ku i kishte të dhënat kur tha se nuk ka asnjë ndërhyrje në TIMS. Pse trembeni ju për të ardhur dhe për të dhënë llogari Berisha? Ça lidhje ka kjo me procese gjyqësore? I gjithë diskutimi s’ka lidhje as me procedurën, as me thelbin e ligjit.

Related

Previous Post

Veliaj për aktin e dhunshëm në protestë: “Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar punonjësit e policisë”

Next Post

“Ti je kërmill, lëpiju sa andej këtej”/ Egla-Roza, debat me tone të larta

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.