• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje për sigurinë, Veliaj dhe Balla: “Tirana model, kryeqyteti më i sigurt”

04/12/2024
in Aktuale, Slider
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje për sigurinë, Veliaj dhe Balla: “Tirana model, kryeqyteti më i sigurt”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, morën pjesë në ceremoninë për firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, me qëllim ushtrimin e funksioneve të tyre në shërbim të rendit në komunitet, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e sigurisë publike, si dhe disiplinimin, kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kreu i Bashkisë shprehu mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë së Shtetit dhe ata të Policisë Bashkiake, të cilët janë çdo ditë në terren për sigurinë e qytetarëve të Tiranës. Ndërsa, ministri Balla tha se kjo marrëveshje ka si qëllim rritjen e bashkëveprimit tonë për misionin e përbashkët për të garantuar një Tiranë më të sigurt dhe për ta bërë Tiranën, kryeqytetin kampion jo vetëm në Ballkan, por më shumë se kaq, sa i përket sigurisë.

“Misioni ynë është i përbashkët! Kjo skuadër është skuadra “Tirana”, mes institucioneve që shërbejnë me uniformë, të cilat bëjnë një punë jetike për mbarëvajtjen e qytetit dhe nivelin e sigurisë në Tiran. Jemi një vend ku shteti është shtet, qyteti është qytet, turistët janë turistë, dhe sot Shqipëria është totalisht europiane, falë një rendi dhe sigurie publike model në të gjithë rajonin tonë”, tha Veliaj.

Ai vuri theksin te rëndësia e sigurisë për nxënësit dhe studentët nëpër shkollat e kryeqytetit, duke vënë në dukje faktin se sot Tirana është si nata me ditën, në krahasim me më përpara.

“Në përpjekjet tona për të ndërtuar infrastrukturën shkollore, jo vetëm për llaç e tulla, por kryesisht për të krijuar një habitat, një komunitet të sigurt, unë besoj se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë rolin kryesor. Nuk janë kangjellat ato që na ruajnë, por janë njerëzit me uniformë, prindërit të cilët e ndjejnë se institucionet shtetërore duhet të japin sigurinë maksimale, për të pasur një komunitet ku fëmijët të rriten të pashqetësuar. Unë jam rritur në një Tiranë kur alarmi për bombë ishte ditor në shkollat tona. Shikoj sot se si Policia e Shtetit, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake janë në çdo kryqëzim të shkollës, në çdo perimetër, që ndihmojnë fëmijët përdore për të kaluar rrugën, dhe është aty kur mbaron ora e mësimit për t’u siguruar që ne e trajtojmë këtë punë si një familje e madhe dhe jo fëmija e filanit apo fistekut, por si fëmijët tanë të përbashkët. Kjo më bën të ndihem vërtet krenar! Kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje rutinë, por një marrëveshje që pulson, jeton dhe prodhon rezultat në qytetet tona”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënvizoi se në këtë marrëveshje bashkëpunimi “kemi parashikuar kalimin te Policia e Shtetit të të gjitha informacioneve, imazheve dhe video në kohë reale të sistemit të kamerave të vendosura në të gjitha kryqëzimet e kryeqytetit. Kjo do të na ndihmojë për të mundësuar identifikimin e shkelësve të Kodit Rrugor”.

Balla paralajmëroi një ashpërsim të ndëshkimeve për drejtuesit e mjeteve që konsumojnë alkool dhe që kapen në flagrancë. “Propozimi im është modeli më i ashpër, një person që kapet në drejtim mjeti në nivel alkooli, që përbën vepër penale duhet konfiskuar mjeti. Një person që kapet në drejtimin e mjetit nën efektin e lëndëve narkotike, e cila përbën vepër penale duhet konfiskuar mjeti,” – u shpreh Ministri i Brendshëm.

Më tej, duke folur rreth penaliteteve që mund të pësojnë drejtuesit e mjeteve që kanë konsumuar alkool, Balla u shpreh se “nëse ke bërë ndërmend, që të shtunën në darkë të dalësh për të shijuar ofertën shumë të pasur tashmë të Tiranës për një jetë nate të niveleve dhe standardeve më të mira në Europë, bëje, por merr taksi! Se po more makinën tënde pasi ke konsumuar alkool, rrezikon shumë shpejt të të marrin edhe mjetin.”

Ministri u ndal edhe në disa pika të tjera të bashkëpunimit mes institucioneve qendrore me ato vendore dhe projekteve të ndryshme që rrokin disa prej çështjeve më me rëndësi në jetën e përditshme të qytetarëve, me theks të siguria publike.

“Dua t’ju informoj se në ligjin e ri për prefektin, ne kemi shtuar një strukturë që ka qenë por jo e institucionalizuar, që është këshilli vendor i sigurisë publike, i cili do të përfshijë të gjitha autoritetet, përfshirë këtu prokurorin, gjykatën dhe shërbimet sociale, dhe që bashkëkryesohet nga Kryetari i Bashkisë e Drejtori i Policisë në mënyrë që të punojnë çdo ditë së bashku për të garantuar një Tiranë më të sigurt” – vuri në dukje ministri Balla.

Sa i përket marrëveshjes, Balla tha se “tek Policia Bashkiake, kemi gjetur një partner të rëndësishëm për të kryer detyrat tona të përditshme, të cilat i kemi në një pjesë të madhe të tyre të përbashkëta dhe sot çelim pra një fazë të re të institucionalizimit të këtij bashkëpunimi mes këtij protokolli kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi mes DPPSH dhe Bashkisë së Tiranës, e cila ka në themelin e vetë ushtrimin e funksioneve në shërbim të rendit në komunitet, të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, të sigurisë publike, në disiplinimin, kontrollimin e rregullave të qarkullimit rrugor.”

Related

Tags: BallamareveshjePolicia BashkiakePolicia e ShtetitVeliaj
Previous Post

Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030, ministrja Ibrahimaj: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit

Next Post

“Një pritje madhështore”, Rama në krah të Macron kujton emigrimin e tij në Francë në vitet 90: Mbajtja radhën për të gjetur një taksi dhe..

Lajme të ngjashme

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
  • Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasj…
  • Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshj…
  • Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur
  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqipt…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.