• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shqipëri-Austri: Nënshkruhet marrëveshja UBT-BOKU,  zhvillimi bujqësor dhe arsimi në qëndër të bashkëpunimit

04/16/2024
in Ekonomi, Slider
Shqipëri-Austri: Nënshkruhet marrëveshja UBT-BOKU,  zhvillimi bujqësor dhe arsimi në qëndër të bashkëpunimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shqipëria dhe Austria do të rrisin bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe zhvillimit bujqësor. Kjo u konkretizua menënshkrimin e  marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe BOKU.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.

Ministrja Anila Denaj, e cilësoi marrëveshjen si një mundësi fantastike për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të cilët duan të studiojnë në këtë fushë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht për të krijuar një potencial të ri në atë që është politikëbërja,  pasi integrimi evropian dhe Shqipëria 2030 kërkon profesionalizëm, por njëkohësisht kërkon standard dhe BOKU i ka standardet ndër nivelet më të larta.

“Përpjekja e dy viteve të fundit për të arritur në këtë ditë dhe një firmosje historike për Akademinë, por njëkohësisht edhe për zhvillimin ekonomik në sektorin e bujqësisë vlen për t’u celebruar dhe për t’i uruar të gjithëve një rrugëtim të mbarë, në rradhë të parë universitetit, por njëkohësisht dhe projektit, i cili në katër vitet e ardhshme do të arrij të dimensionojë të gjithë mënyrën e orientimit të mësimdhënies dhe të mënyrës se si bujqësia shqiptare do të zhvillohet në 2030”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se kjo marrëveshje është një gur kilometrik në të gjithë programin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe dimensionit evropian që ne duam t’i japim arsimit të lartë në Shqipëri në mënyrë që oferta akademike të jetë sa më cilësore, të jetë sa më tërheqëse për të rinjtë shqiptare, por pse jo edhe për studentet e  huaj, të cilët duan të studiojnë në Shqipëri.

Manastirliu e vleresoi si një moment shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të arsimit të lartë dhe të kërkuesve shkencorë, pasi lidhja mes universiteteve do te jete jo vetëm për aspekte që i përkasin edukimit, por edhe kontributi që do të japi në zhvillimin e bujqësisë, në zhvillimin e agroturizmit, në zhvillimin rural.

Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku, u shpreh se kjo marrëveshje i hap rrugë implementimit tëstrategjisë UBT-2030, sipas modelit tëUniversitetit BOKU- Vienë, si Universiteti më i mirë dhe më i rankuar i Shkencave të Jetës nëEuropë.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje, UBT është e gatshme të ndërmarrë dhe implementojë reformën më të thellë të realizuar ndonjëherë në një Universitet Publik në Shqipëri, duke synuar ndryshimin total të “arkitekturës” aktuale të programeve mësimore dhe kërkimit shkencor”, tha Sallaku.

Projekti ”UBT 2030“, do të implementohet për një periudhe 4 vjecare (2024-2028), i hartuar nga grupet e punës të të dy universiteteve , dhe planifikon një reformim të thellë të UBT-së, me qëllim përafrimin e tij brenda vitit 2030 me standardet e BOKU dhe universiteteve homologe europiane në të tre komoponentët: programet e studimit, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive, me synimin final qëUBT të funksionojë si “BOKU” në Tiranë.

https://www.facebook.com/share/v/qcWGZYNqmozzTyJ5/?mibextid=WC7FNe

Related

Previous Post

Me konkurrentë nga e gjithë bota, Tirana Film Office përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve

Next Post

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj në Parkun Europa, në sheshin Skënderbej, Veliaj: “Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona”

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.