• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet 2025, Veliaj nga Kavaja: “Ata le të merren me llafe, shpifje e gënjeshtra, ne e kemi fokusin te fitorja e radhës”

04/16/2024
in Politikë
Zgjedhjet 2025, Veliaj nga Kavaja: “Ata le të merren me llafe, shpifje e gënjeshtra, ne e kemi fokusin te fitorja e radhës”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga takimi me strukturat e PS në Kavajë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se ambicia e tij është që në zgjedhjet e ardhshme, Kavaja të bashkohet me trenin e fitoreve në Bashkinë e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Rrogozhinës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ne i kemi provuar të dyja: edhe shijen e thartë të humbjes me pak vota, por edhe shijen e ëmbël të fitores masive. Duke qenë se i kemi provuar të dyja përvojat, dimë ekzaktësisht si të korrigjohemi, si të kërkojmë ndjesë aty ku mund të kemi bërë një gabim. Faj s’kemi bërë, por gabime të vogla! Mund të kemi nënvlerësuar dikë, duhet të respektonim të tjerë duke e mbajtur shtëpinë hapur, që të jenë pjesë fuqizuese e familjes sonë. I kemi nxjerrë të gjitha këto mësime. Unë besoj fort se në Qarkun e Tiranës, që është edhe qarku më i madh dhe që prodhon numrin më të madh të mandateve – nuk e di sa do jenë fiks, 38-39-40 – por, është e rëndësishme të fitojmë kudo. Jo të fitojmë 4-1, por 5-0, siç na ka hije, siç i ka hije qarkut tonë, që është qarku që prodhon numrin më të madh të deputetëve”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku komentoi edhe sulmet opozitare, kur tha se janë të planifikuara nga ata që s’dinë të bëjnë një punë të mirë dhe sulmojnë PS sepse e kanë të pamundur t’i fitojnë zgjedhjet. Veliaj tha se ata e kanë të ndarë mendjen që të merren vetëm me llafe, sherre, shpifje e gënjeshtra.

“Nuk ka njeri dyshim që, edhe ky sulm “non stop”, që bëhet ndaj Tiranës, ndaj partisë sonë, ndaj lidershipit tonë, bëhet me plan. Sepse e dinë që Qarku i Tiranës do të ketë edhe grupin, edhe prodhimin më të madh të mandateve në Parlament. Nuk bëhet fjalë për sherre personale. Asnjë prej nesh nuk është naiv. Bëhet fjalë për një sulm “non stop”, për të sulmuar të gjitha figurat kryesore të PS-së, sepse është e pamundur që ata të fitojnë. Ndërkohë, teksa ata e kanë ndarë mendjen të merren me llafe, me sherre, me shpifje, me gënjeshtra – le të vazhdojnë punën e tyre – ne merremi me fitoren, me organizimin e njerëzve, me mobilizimin, me projekte konkrete, ne kemi një kryetar si Edi Rama, që është padyshim kryeministri më i mirë që kemi pasur, që nga koha e Pavarësisë, dhe një Parti Socialiste që ka thyer rekord me tre mandate dhe që do ta thyejë bindshëm rekordin me katër mandate. Ne kemi punën tonë dhe jemi fokusuar te finishi, ata le të vazhdojnë të merren me llafe. Përgatituni që kush do të angazhohet me politikë, do i dëgjojë edhe ca nga këto llafet. Unë tashmë jam mësuar, por për disa që janë të rinj, do dëgjoni lloj-lloj çudirash. Por si një sportist i mirë, kur dikush flet nga shkallët, nuk e lëmë ndeshjen për t’u marrë me atë te shkalla, por rri në fushë derisa të bëjë golin, e të fitojë siç i ka hije Tiranës sonë dhe gjithë qarkut tonë, 5-0”, u shpreh Veliaj.

Related

Tags: FitorjaFOKUSINKavajaVeliajzgjedhjet 2025
Previous Post

Manastirliu: Moment historik për arsimin e lartë, firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor me standardet e Universitetit BOKU

Next Post

Puthje dhe përqafime, Romeo dhe Heidi çaste romantike në pishinë teksa bie shi!

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.