• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Marrëveshja për Kolegjin e Europës, Manastirliu në Kuvend: Ngjarje historike për arsimin e lartë shqiptar

04/18/2024
in Sociale
Marrëveshja për Kolegjin e Europës, Manastirliu në Kuvend: Ngjarje historike për arsimin e lartë shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Është një ngjarje historike për arsimin e lartë shqiptar, sepse çelet një faqe e re në rrugën e nisur drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve, duke ofruar një mundësi të artë për të rinjtë për arsimim të nivelit më të lartë, duke e sjellë Europën këtu” – Kështu e cilësoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu në fjalën e saj, marrëveshjen që pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Shqipërisë, si hapi final përpara hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë këtë vit akademik.
“Kjo marrëveshje i hap rrugë çeljes së Kolegjit të Europës, Kampusit të Tiranës, në vitin akademik 2024-2025 për 31 të rinj që janë pranuar dhe që do të nisin studimet pasuniversitare, me programin e studimit: “Transformimi dhe Integrimi Europian: Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore. Jetën e vet dega e Kolegjit të Europës në Tiranë do ta nisë në Godinën “Liria” të Universitetit të Tiranës, një godinë me domethënie simbolike dhe historike nga ku nisi thyerja e izolimit dhe mori udhë demokratizimi i vendit. Programet e studimit që do të ofrohen nga Kolegji në Tiranë do të kenë të njëjtat standarde si ato të ofruara në departamentet e tjera, nën mbikëqyrjen e Këshillit Akademik të Kolegjit dhe të akredituar nga Organizata e Akreditimit e Holandës dhe Flanders. Qeveria shqiptare do të investojë për ngritjen e Kampusit të ri të Kolegjit si dhe do të ofrojë deri në 5 bursa në vit”, tha Ministrja Manastirliu.
“Hapja e degës së Kolegjit të Evropës Kampusi i Tiranës, – tha Manastirliu- tregon mbështetjen e institucioneve të BE, Komisionit Europian për vizionin dhe punën e bërë nga qeveria shqiptare në rrugën e integrimit europian, të stabilitetit ekonomik dhe social, e reformave të ndërmarra në të gjithë sektorët dhe patjetër edhe në arsim”.
Kolegji i Evropës, Kampusi i Tiranës hapet këtë vit akademik me 31 studentë që janë përzgjedhur nga Kolegji i Evropës ndërmjet mbi 240 aplikantëve dhe të vijojë për vitin e dytë me 50 studentë e më tej, do të zgjerohet në vitet në vijim edhe falë investimeve që parashikohen nga qeveria shqiptare për ndërtimin e Kampusit të ri në Tiranë. Në nisjen e funksionimit të Kolegjit të Evropës, ai do të vendoset në Godinën “Liria’ të Universitetit të Tiranës, ku do të ofrohet e gjithë infrastruktura e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe gjithashtu do të investojmë për ngritjen e kampusit të këtij kolegji. Kolegji i Europës hap një horizont të ri edukimi për të rinjtë shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin një nga institucionet ekselente të arsimit që ofron një program të thelluar për vetë Bashkimin Evropian dhe rrugëtimin drejt tij. Ministrja Manastirliu foli gjithashtu edhe për projekte të reja në fushën e ndërkombëtarizimit të Universiteteve, siç është firmosja e marrëveshjes për reformimin e Universitetin e Bujqësor të Tiranës me Universitetin BOKU të Vjenës,si dhe hapjen e Universitetit publik UNED të Spanjës, si pjesë e programit të ndërkombëtarizimit të universiteteve për zgjerimin dhe cilësinë e ofertës akademike shqiptare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Shërbimi i Fizioterapisë tek Trauma, Koçiu: Mbi 800 pacientë kanë marrë shërbime në këto 3 muaj

Next Post

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.