• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu nga Qendra e Re Komunitare në Kurbin: Mbi 70 shërbime të reja sociale në 61 bashki

04/19/2024
in Slider, Sociale
Koçiu nga Qendra e Re Komunitare në Kurbin: Mbi 70 shërbime të reja sociale në 61 bashki
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me David Wisner, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Drejtoreshën e USAID në Shqipëri, Mischere Kawas, Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino dhe kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, përuruan sot Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” në Kurbin.
Kjo Qendër ofron shërbime sociale të integruara për grupet në nevojë dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët, të rinjtë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u shpreh se “me USAID, UNDP dhe me të gjithë partnerët e tjerë, ne kemi arritur të kemi një koalicion fitimtar i cili tashmë ka bërë të mundur së bashku me mbështetjen e MSHMS-së, ofrimin e shërbimeve të integruara në 61 bashkitë e vendit.
“Në 61 bashkitë e vendit, ne ofrojmë shërbime sociale direkte për target grupet në nevojë dhe kjo ka ardhur gjithnjë duke u forcuar dhe unë jam besimplotë që do të vijojë të forcohet pasi tashmë vetë pushteti vendor, kryetarët e bashkive janë më të ndërgjegjshëm se kurrë për nevojën që ka për të dedikuar fondet, përpjekje dhe energji për ofrimin e shërbimeve sociale për komunitete e tyre”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u ndal edhe të shërbimet që ofrohen në Qendrën e re “Fuqizojmë Komunitetin” në Kurbin.
“Në këtë Qendër ofrojmë shërbime sociale për fëmijët me spektër autik apo me çrregullime emocionale, një projekt që do doja ta shikoja të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ofrohen shërbime multidisiplinare dhe për familjet dhe nënat që kanë nevojë për mbështetje emocionale. Mbështesim edhe fëmijët të cilët kanë nevojë të vijnë dhe të bëjnë detyrat pas mësimit në një qendër si kjo. Dhe sigurisht, këtu bëhet fjalë për komunitete me problematika të caktuara të cilat mbështeten nga këto shërbime të ofruara në këtë qendër”, u shpreh ministrja.

Koçiu nënvizoi se me Fondin Social, MSHMS ka mbështetur mbi 70 shërbime të reja dhe krahas kësaj edhe pagesa të drejtëpërdrejta për fëmijët dhe të rriturit me çrregullime të spektrit autik.
Ajo shtoi se MSHMS do të jetë përherë partnere me Bashkitë për t’i mbështetur që të ofrojnë akoma më shumë larmishmëri të shërbimeve për komunitetet e tyre.

Në Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin rreth 30 fëmijë me çrregullime të spektrit autik kanë marrë shërbime të specializuara në fizioterapi dhe logopedie ndërsa një tjetër grup fëmijësh është bërë pjesë e programit “after school” për të zhvilluar aftësi të reja. Qendra ofron gjithashtu shërbim psiko-social për prindërit, fëmijët, si dhe viktimat e dhunës në familje dhe ndihmë të specializuar për gratë dhe vajzat viktimë të dhunës në familje, me synim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Related

Tags: 61 bashki70 sherbimeKociuKurbinQendra e re Komunitare
Previous Post

Sara zbulon sa javëshe është dhe nëse ajo me Bardhin do të rihyjnë në BBV

Next Post

Muaji Prill, thirrja ku çdo qytetar, biznes dhe donator mund t’i dhurojnë kryeqytetit pemë

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.