• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet. Sako: Mbi 400 vende kapacitet

04/19/2024
in Politikë, Slider
Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet. Sako: Mbi 400 vende kapacitet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po njeh gjithnjë e më shumë fluks lëvizjeje.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për të inspektuar punimet, ishte prezent në kantier Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Është një objekt i cili ndodhet në një pozicion shumë të mirë, shumë afër me qytetin. Durrësi ka një shtim të fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe një nevojë të madhe për parkim dhe mendojmë që me këtë godinë, me përfundimin e saj do të japim një shërbim të mirë pasi këtu do të akomodohen 400 vende parkimi, do të ketë poste për biçikletat, karikues elektrik për mjetet elektrike dhe nga pjesa tjetër e funksioneve të objektit kemi parashikuar edhe hapësira të tjera funksionale si zyra të cilat mund të jenë në funksion të transportit publik në qytetin e Durrësit, por edhe salla për aktivitete të ndryshme”, – u shpreh kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Godina do të furnizohet me energji falë paneleve diellore ndërkohë që projekti është konceptuar që të funksionoj si një rampë nga hyrja, deri në katin e fundit. Kjo gjë do të bëjë të mundur uljen e sipërfaqes së qarkullimit. “Nga pikëpamja e teknologjisë ka për të qenë e gjitha me panele fotovoltaike që do të krijojë qëndrueshmëri nga pikëpamja e eficiencës së energjisë së parkimit. Nuk është thjesht një hapësirë parkimi, por është një hapësirë me jetë e gjallëri gjatë gjithë kohës”, – theksoi drejtori i FSHZH, Agolli.

Objekti është i vendosur në një nyje strategjike të qytetit. “Nga e djathta kemi Portin turistik që po ndërtohet dhe pjesën e portit e Durrësit ekzistues dhe në të majtë kemi godinën e hekurudhës ku ka filluar puna me shtrimin e linjës Durrës – Tiranë dhe Durrës – Aeroport dhe mendojmë se është një nyje shumë e rëndësishme strategjike dhe ky objekt është i një nevoje shumë të lartë për qytetin – tha kryebashkiakja Sako.

Ky projekt, pritet të lehtësojë trafikun në qytet sidomos gjatë sezonit veror.

Related

Previous Post

Universiteti Western Balkans nis bashkëpunimin me operatorin më të madh të qendrave rehabilituese mjekësore në Gjermani

Next Post

Asllani nuk është i vetmi, ja cilët janë 9 futbollistët e Interit që po bëhen gati për titullin e parë kampion në karrierë

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.