• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Edlira Devolli: Politikat sociale përcaktojnë masat që shërbejnë në luftën kundër varfërisë dhe parandalimit të saj

04/20/2024
in Politikë, Slider
Edlira Devolli: Politikat sociale përcaktojnë masat që shërbejnë në luftën kundër varfërisë dhe parandalimit të saj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Edlira Devolli në fjalën e mbajtur në  aktivitetin e sotëm të organizuar nga Partia Demokratike ka shprehur disa politika sociale të cilat duhen zbatuar nga pushteti vendor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Më anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Devolli deklaron që raportet mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit lokal dhe të  dy niveleve të qeverisjes me qytetarët, janë ende shumë larg me parimet europian.

Postimi i Edlira Devollit: 

Politikat sociale përcaktojnë masat që shërbejnë drejtpërdrejtë në luftën kundër varfërisë dhe parandalimit të saj.

Një politikë sociale efikase ndihmon individët të jetojnë pa ankthe dhe të përshtaten me mundësi të reja të rritjes ekonomike.

Në të kundërt një politikë e keqe sociale është sinonim i mbetjes në varfëri ose i përjashtimit social.

Fushat që përfshihen në politikat sociale janë:

▪︎sigurimet shoqërore dhe ndihmat shoqërore

▪︎politikat e tregut të punës dhe punësimi

▪︎politikat e arsimimit, shëndetit, strehimit, politikat fiskale

Të gjitha fushat ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe në zhvillimin e shoqërisë.

Sa impenjohen pushteti lokal dhe ai qendror të kryej funksionimin e ndërhyrjes dhe të rregullimit në fushat ekonomike dhe sociale? Sa impenjohen për të marrë masa për të financuar dhe të merren serjozisht me grupet shoqërore? Sa dëgjohen qytetarët tek ne?

I përfshij të dy pushtetet në lidhje me qytetarët pasi në vendin tonë konunikimi dhe raportet mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit lokal dhe të të dy niveleve të qeverisjes me qytetarët, janë ende shumë larg me parimet europiane dhe me standartet e kartës europiane të decentralizimit të pushtetit lokal.

Ne kemi probleme me aktivizimin e qytetarëve në vendim marrje. Komunitet lokale, ose nuk pyeten, ose pyeten krejt formalisht, sipërfaqësisht, sa herë në veprimtarinë legjislative, në vendimet e qeverisë apo dhe në vendimet e këshillave bashkiak merren vendime që prekin drejtpërdrejtë interesat e një apo një tjetri komunitet lokal, vendime të tilla si ato për taksat e tarifat, vendime për investimet, vendime për pronësitë, vendime për shfrytëzimin e burimeve natyrore, vendime për ambjentin etj etj.

Në Bashkinë Durrës kemi raste pallatesh të dëmtuar nga tërmeti, ku me vendim këshilli bashkiak të vitit 2022 është miratuar shembja dhe rindërtimi i tyre. Duke qenë se partia shtet ka ndërtuar në periferi të qytetit (konkretisht në një zonë të pabanuar më herët në Spitallë, ku nuk ka as qendra shëndetësore, as kopshte e shkolla, madje as linjë urbane), dua të popullojnë këtë zonë. Dhe çfarë bëjnë? Sjellin në rend dite për miratim projektvendimin për t`i transferuar banorët nga mesi i qytetit, ku do u rindërtohej pallati, në zonën që kanë ndërtuar e gjithë kjo jashtë vullnetit të qytetarëve. Ata nuk pyeten, dheee u duhet të shkojnë ku i urdhëron pushteti, dhe strategjia që ndiqet është transferimi grupe- grupe i familjeve që të mos organizohen për protesët apo refuzim.

Me gjithë përpjekjet tona për të qenë në krahë të qytetarëve nëpërmjet informimit dhe nxitjes së tyre për t’u përfshirë në vendim-marrje nga të cilat preken drejtpërdrejtë, dhe shpeshherë kemi debatuar në sallën e këshillit duke ngritur problematikat e tyre, mazhoranca është imponuar me forcën e kartonit, duke marrë vendime jashtë dëshirës së qytetarëve e si rrjedhojë duke u tronditur jetesën.

Në buxhetin e vitit 2024 dhe në Projekt Buxhetin Afatmesëm 2024-2026 fondet për përkujdesin social dhe për strehimin social janë përllogaritur 15 000 000 lekë i ndarë në zëra si mëposhtë:

▪︎menaxhimi i rasteve të dhunës në familje,

▪︎qeraja e godinës së qendrës multifunksionale

▪︎Pagesat e komisioneve për PAK (personat me aftësi të kufizuar)

▪︎Mbështetje financiare për familjet në nëvojë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike,

▪︎Mirëmbajtja e banesave sociale

▪︎Riparim ashensor dhe sistem hidraulik i banesave socia

▪︎Subvencionim i kredive të buta

▪︎Pagesa e kredisë për projektin “Ndërtim i Banesave me Qëllim Social”.

👉🏻Një zë tjetër i rëndësishëm për përfshirjen në buxhet është Shtëpia e Foshnjes në Durrës, për të cilën ishte parashikuar vetëm dëmshpërblimi për automjetin e institucionit, në vlerën 58 300 lekë. Asnjë financë, asnjë shërbim që të shkoj drejtpërdrejtë te fëmijët. Qoftë edhe për mirëmbajtjen e godinës nuk ka fonde.

Ne dimë se një pjesë e lodrave apo veshjeve për fëmijë dërgohen nga subjekte private apo individë të cilët për bamirësi kontribojnë në ditë të veçanta si: 20 Maj (dita kombëtare në ndihmë të jetimëve), 1 Qeshori apo Viti i Ri

Shërbime për moshën e tretë: Prej rreth 2.5 dekadash, bashkia menaxhon qendrën ditore të moshuarve, me kapacitet 100 persona, ku merren shërbime në baza ditore (ushqim, kontroll shëndetësor, argëtim, transport drejt shtëpisë). Ka shumë më tepër kërkesa por kapaciteti nuk lejon regjistrime të reja.

Ka kërkesa për qendër rezidenciale të moshuarish, të cilët nuk mund të përballojnë pagesat rreth 700 euro në muaj në qendrat rezidenciale në Tiranë. Ndaj një qendër të moshuarish permanente, me pagesë shumë më të ulët se sa në qendrat private, do të ishte e nevojshme për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë emiguar dhe ngelen të vetmuar.

KRAT (Komiteti Rajonal Antitrafik) ndodhet pranë prefekturës, ku pjesë janë edhe strukturat e bashksë, kanë ngitur shpesh 2 probleme, deri tani ende pa zgjidhje:

1- Duhet Qendër (qoftë edhe 1 apartament) për vendosjen e grave/ vajzave/ fëmijëve të ardhur nga trafikimi dhe të bëjnë trajtimin e tyre deri në integrimin e plotë në shoqëri

2- Situata e fëmijëve në rrugë, që më së shumti merren me lypësi dhe në stinën e verës shtohen ndjeshëm me ardhjen edhe të lypësve nga qytete të tjera. Duket se Qendra e Familjes dhe Fëmijes në Shkozet nuk arrin të trajtojë të gjitha rastet e referuara, teksa ne i shohim lypësit (jo vetëm në moshë të vogël) në kryqëzime rrugësh, stacion autobuzësh, bulevard, plazh etj…

▪︎Ka sheshe pranë pallateve ose godina të reja/ të vjetra të lëna në harresë , që po përdoren nga keqbërës për përdorim lëndësh narkotike duke shtuar problemet e rendit dhe qetësisë në qytet. Rehabilitimi infrastrukturor i këtyre shesheve, (kthimi i tyre në parqe ose lodra fëmijësh) do të eliminonte edhe problemin social të përdorimit si vend shitje-konsumi lëndësh narkotike.

Përpos qendrave komunitare në Durrës, në njësitë administrative mungojnë këto shërbime për qytetarët dhe të rinjtë.

Dukshëm vërejmë se pushteti vendor dhe qendror nuk i ka hedhur sytë nga nevojat reale të qytetarëve dhe grupeve shoqërore në nevojë.

Shteti bën “gjithçka”, vetëm detyrën JO!

Related

Tags: Edlira Devollipolitikat socialepushteti lokalpushteti vendor
Previous Post

Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

Next Post

Rrëfimi i Mit’hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet: Çfarë zbulova nga dosja e Sigurimit dhe përballja me drejtuesin komunist pas ‘90

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.