• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

I vendosën tritol në portën e banesës, gjyqtari Tonin Sterkaj merr në mbrojtje! Magjistrati ruhet nga Garda

04/29/2024
in Kronikë, Slider
I vendosën tritol në portën e banesës, gjyqtari Tonin Sterkaj merr në mbrojtje! Magjistrati ruhet nga Garda
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjyqtari Tonin Sterkaj është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës pasi iu vendos në sasi trioli në portën e banesës në orët e para të mëngjesit të së dielës .

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Magjistrati ruhet nga punonjësit e Gardës, ndërsa në banesën e tij qëndron një patrullë policie.

Siç shihet nga pamjet, një person me kapuç dhe doreza, afrohet, vendos tritolin dhe sapo largohet dëgjohet shpërthimi i fuqishëm.

Pas zhurmës së dëgjuar, gjyqtari ka dalë jashtë, por pa kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e gatshëm kanë nisur hetimet, ndërkohë që kanë mundur të hapin edhe kamerat që kanë fiksuar edhe personin që e ka vënë lëndën plasëse në derën e banesës së Sterkajt.

Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit ka bërë që të ketë reagime të shumta, që nga ministrat, te deputetët e deri te ‘qeveria’ e gjyqësorit, KLGJ, që ka dalë menjëherë me një deklaratë për mediat, po ashtu KLGJ ka njoftuar se do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur në lidhje me sigurinë e gjyqtarëve, duke dëshmuar kështu se me sulmin ndaj gjyqtarit të shkallës së parë të Shkodrës, asnjë gjyqtar nuk është i sigurt në punën e tij.

Edhe vetë i shënjestruari nuk i ka mohuar për asnjë moment se kërcënimit të mos i vinte për shkak të detyrës, pasi ai në dëshminë e tij, po ashtu siç edhe gruaja e tij, i kanë qëndruar versionit se nuk kanë asnjë problem tjetër në jetën e tyre, ndaj edhe të gjitha hetimet dhe versionet janë ngritur në pistën e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarit Sterkaj, për të parë se ku mund të ketë ‘gabuar’ në ndonjë vendim gjyqtari.

Ndërkohë mësohet se grupi hetimor do të marrë në duar edhe të gjitha çështjet aktuale të cilat gjykon gjyqtari, pasi më herët ai ka qenë një nga gjyqtarët më të njohur të asaj gjykate për shkak se gjykonte të mitur, duke u bërë edhe një prej emrave më të zëshëm për sa iu përket kategorisë së fëmijëve për të mos i dënuar ashpër për aktet e tyre!

Related

Previous Post

SONDAZHI / Veliaj fiton sërish nëse përballet sot në zgjedhje me një kandidat të Berishës ose Metës

Next Post

Në foto me Kryemadhin, Meta i uron ditëlindjen të birit: Shëndet, lumturi, dashuri dhe suksese!

Lajme të ngjashme

Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”

Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë masën e arrestit në burg të vendosur ndaj...

Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi të korruptonte prokurorë e gjyqtarë me 8 mijë euro

Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi të korruptonte prokurorë e gjyqtarë me 8 mijë euro

by redaktor2
09/11/2025
0

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën “arrest shtëpie” avokatin Besart Logu, i akuzuar se ka marrë 8 mijë euro...

Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërkuar për rrëmbim në Vlorë

Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërkuar për rrëmbim në Vlorë

by redaktor2
09/11/2025
0

Një shqiptar që po përpiqej të arratisej fshehurazi nga Italia, u kap brenda një kamioni që po transportonte pajisje elektrike...

Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia

Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia

by redaktor2
09/11/2025
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.