• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shkolla e re “Naim Frashëri, Manastirliu në Fier: Hapim kantiere të reja në 40 objekte arsimore

04/29/2024
in Sociale
Shkolla e re “Naim Frashëri, Manastirliu në Fier: Hapim kantiere të reja në 40 objekte arsimore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Fierit që do ta kthejë këtë institucion arsimor në një ambient bashkëkohor për 850 nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e cila ishte për të parë nga afër investimin e rëndësishëm që po bëhet në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qarkun e Fierit, tha:
“Në shtator që fillon edhe viti i ri shkollor do të jemi gati për të mirëpritur nxënësit. Është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Fier, dhe në një kohë të shpejtë është bërë rikonstruksioni i shkollës, i cili kthehet në parametra bashkëkohorë duke zgjeruar jo vetëm hapësira por edhe mjedise relaksuese, ndihmëse për stafin dhe gjithashtu edhe palestra e re, e cila është me standardet shumë të mira. Për ne investimi në objektet arsimore është një investim direkt në cilësinë e arsimimit dhe mësimdhënies”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu shtoi se rikonstruksioni është pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin rikonstruksionin e 6 objekteve të tjera arsimore në qark për ciklin 2024-2025, duke u përqendruar jo vetëm në përmirësimin e hapësirave fizike, por edhe në kualifikimin e mësuesve dhe përmirësimin e kushteve të punës për stafin pedagogjik.
“Për ciklin e investimeve 2024-2025 për të gjithë qarkun e Fierit do të kemi 6 objekte arsimore që do të rehabilitohen. Nga të gjithë investimet në të gjithë në qarkun e Fierit, përfitojnë mbi 2000 nxënës, të cilët do të fillojnë vitin shkollor në kushte shumë më të mira, me standarde bashkëkohore.”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu theksoi se investimi në infrastrukturën shkollore është një prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
“Ne e kemi prioritet investimin në infrastrukturën shkollore dhe jemi duke ecur me ritme të shpejta në të gjitha bashkitë. Tashmë është duke filluar puna për investimin në objektet arsimore për ciklin 2024-2025. Për këtë vit janë rreth 100 shkolla që përfundojnë dhe vihen në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve, ndërkohë që nisim dhe hapim kantiere në 40 shkolla të tjera”, tha Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

“Në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit”- Thirrja e Klevis Balliut: Ta shpëtojmë Tiranën nga kthetrat e 5D

Next Post

Situata Egla-Heidi, ja kush ka të drejtë sipas Beniada Nishanit!

Lajme të ngjashme

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Shkolla Koreografike hap për herë të parë klasën e parë, Manastirliu: Një model i ri për formimin e talenteve, me kurrikul të kompletuar në art dhe dije

Shkolla Koreografike hap për herë të parë klasën e parë, Manastirliu: Një model i ri për formimin e talenteve, me kurrikul të kompletuar në art dhe dije

by redaktor2
09/10/2025
0

Për herë të parë në historinë 68-vjeçare të saj, Shkolla Koreografike e Tiranës ka hapur dyert për nxënësit e klasës...

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

by redaktor2
09/09/2025
0

Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar...

Shkolla “Benardina Qerraxhia” me standarde europiane, Manastirliu: Një model kombëtar për shkollat sportive

Shkolla “Benardina Qerraxhia” me standarde europiane, Manastirliu: Një model kombëtar për shkollat sportive

by redaktor2
09/09/2025
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, vizituan sot shkollën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.