• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Fokusi i mburojës sociale, aftësim profesional dhe punësimi i kategorive në nevojë dhe PAK

05/01/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu: Fokusi i mburojës sociale, aftësim profesional dhe punësimi i kategorive në nevojë dhe PAK
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me përfitues të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Koçiu theksoi angazhimin e saj dhe të MSHMS për të mbështetur kategoritë në nevojë nëpërmjet politikave sociale që synojnë integrimin në shoqëri dhe punësimin e tyre.

Në fjalën e saj, ministrja u ndal te strategji e ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe MSHMS, jo vetëm për mbështetjen ekonomike ndaj familjeve në nevojë, por edhe për sfidën e madhe, atë të aftësimit profesional të tyre. “Programet e ndihmës ekonomike kanë një qasje të qartë dhe janë të orientuara nga dëshira për të integruar plotësisht të gjithë individët e saj. Këto programe tashmë bëjnë një dallim nga e shkuara”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja u ndal edhe në dy histori suksesi të dy vajza të mbështetura më parë nga skema e ndihmës ekonomike dhe tashmë të punësuara.

Koçiu shtoi se të dhënat zyrtare tregojnë se si asnjëherë më parë, në administratën publike, por edhe në sektorin privat, janë punësuar edhe individë me aftësi të kufizuara. “Kjo është një arritje që dua ta theksoj. Në administratën publike kemi përfaqësim shumë të lartë të grave dhe vajzave, por edhe të komuniteteve apo pakicave rome dhe egjiptiane”, u shpreh ajo.

Koçiu tha se “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve këtë vit na gjen edhe me shifrën më të ulët të papunësisë, në historinë e shtetit shqiptar. Niveli i papunësisë prej 10.7% është më i ulëti që prej vitit 1992”.

Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale ka si qëllim kryesor mundësimin dhe krijimin e një mjedisi fuqizues për çdo individ në nevojë, duke garantuar një jetesë dinjitoze. “Kemi krijuar në total 120 mijë profile të individëve në moshë aktive pune, që janë pjesë e ndihmës ekonomike. Janë krijuar plane TIP, për mbështetje specifike, individuale të këtyre individëve, si dhe janë krijuar pothuajse 20 mijë skeda, profile nga Shërbimi Social Shtetëror. Rezultati i kësaj qasjeje është numri i punësimit që vjen në rritje”, theksoi ministrja Koçiu.

Ajo shtoi më tej se “ia kemi dalë me vështirësi të integrojmë në tregun e punës gjithnjë edhe më shumë qytetarë dhe çfarë është e rëndësishme, të reduktojmë në mënyrë të vazhdueshme numrin e qytetarëve, apo numrin e familjeve që janë përfituese të ndihmës ekonomike”.

Në mbyllje të fjalës së saj, ministrja Koçiu apeloi për ndjekjen e trajnimeve profesionale si rruga e duhur për punësim. “Duhet të jeni këmbëngulës për të krijuar një profil aftësimi për veten tuaj sepse vetëm kështu do të mund ta bëni familjen tuaj më të shëndoshë. Do të mund të jeni model frymëzues për fëmijët tuaj. Formimi profesional është rruga e duhur për rikthimin në tregun e punës dhe do të jeni në gjendje nesër që t’u jepni fëmijëve tuaj modelin e duhur të qytetarit të Shqipërisë Evropiane”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Related

Tags: kotegorite nevojemburoja socialeMinistrja KociuPAKpunesimi
Previous Post

Protesta e opozitës, Veliaj: “Jam më i vendosur dhe më energjik se kurrë, për ta çuar Tiranën përpara; Bashkia nuk është godina, por njerëzit që punojnë përditë”

Next Post

Veliaj për analistët e darkës: “Shohin vetëm zi dhe i trullos lopata; Qytetar të bën mënyra se si sillesh, jo certifikata e lindjes”

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.