• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Raporti i Avokatit të Popullit: Centralizimi i veprimtarive tek Agjencia e Kadastrës u realizua pa qasje të qartë! Nuk zgjidh problematikat

05/01/2024
in Aktuale
Raporti i Avokatit të Popullit: Centralizimi i veprimtarive tek Agjencia e Kadastrës u realizua pa qasje të qartë! Nuk zgjidh problematikat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Avokati i Popullit gjykon se qendërzimi i gjithë aktiviteteve që lidhen me pronën tek Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk ka zgjidhur problemet pasi qasja në të cilën u hodh ky hap nuk kishte qartësi

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Raporti vjetor i 2023-it i këtij institucioni nënvizon në sektorin për të drejtën e pronës pikërisht këtë problematikë.

“Krijimi i një institucioni të vetëm, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllimin e centralizimit të të gjithë veprimtarisë së institucioneve të mëparsshme, 138, u realizua formalisht por pa një qasje të qartë në mënyrën e zgjidhjes së problematikës, që këto institucione kishin patur kur kishin funksionuar në mënyrë të pavarur.

Një adresim i tillë në formalizimin e këtij institucioni, nuk ka dhënë ende efektivitetin e pritshëm në veprimtarinë e përmbushjes së detyrave ndaj subjekteve/individëve. Kjo pasi vazhdon të ketë fragmentarizim të veprimtarisë, si dhe shmangie nga funksioni më i rëndësishëm i tyre administrativ, përgjigjja në kohë dhe zgjidhja e problematikave të konstatuara në çështjet e pronave” thuhet në raport.

Ky i fundit sjell si shembull regjistrimin në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të 26.000 vendimeve të dhëna në vite prej Agjencisë së Trajtimit të Pronës, të njohjes së pronës me të drejtë kompensimi 139, një çështje që vazhdon të mbetet e papërfunduar.

“Mospërfundimi i procesit të kompensimit të pronave të njohura subjekteve me të drejtë kompensimi me një nga format e parashikuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, mbetet çështje mjaft e mprehtë, pasi subjektet që e kanë përfituar në pronësi140, kanë disponuar dhe disponojnë mbi pronat e ish pronarëve, në kushtet kur procesi i kompensimit ende nuk ka përfunduar” nënvizon zyra e Avokatit të Popullit.

“Gjatë shpronësimeve për interes publik të pronës private, konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen në mënyrë arbritare me titullarët e së drejtës së pronës/pronarët, pasi poseduesit zhvishen nga e drejta e pronësisë dhe nuk dëmshpërblehen/kompensohen paraprakisht, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe brenda afateve ligjore.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i qëndrimit se shteti, nëpërmjet organeve të administratës shtetërore, duhet të kujdeset për interesat pronësore të qytetarëve, në rast shpronësimi, duke pasur në konsideratë procesin e rregullt ligjor dhe nevojat social-ekonomike të tyre. Ky është rasti kur ndonëse ka pasur edhe vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)143 në lidhje me praktikat e shpronësimit nuk ka pasur masa me karakter të përgjithshëm që të adresojnë shkeljet strukturore të të drejtave të njeriut në rastet e punëve publike”, vlerëson raporti.

Konkretisht sillen disa raste që janë shprehur shqetësime mbi shpronësimet dhe që kanë bërë që zyra e Avokatit të hetojë më tej.

“Nga ankesat e depozituara pranë institucionit të Avokatit të Popullit, konstatohet se shpërblimi njihet vetëm për ata individë të cilët e kanë regjistruar pasurinë. Në rastin e iniciuar kryesisht prej institucionit të Avokatit të Popullit, lidhur me shqetësimin e banorëve të fshatit Fushë-Prezë, Bërxullë, Tiranë, për heqjen nga posedimi të pasurive të paluajtshme me rastin e zbatimit të projektit publik për ndërtimin e segmentit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar, u konstatua se procedura e shpronësimit të subjekteve pronarë, nuk kishte nisur, ndërkohë që veprimtaria për ndërtimin e segmentit rrugor, kishte nisur kohë më parë.

Në lidhje më këto raste, përsërisim se shpronësimi për interes publik i pronës private, duhet të trajtohet me kujdesin e duhur dhe të jetë në vëmendjen e institucioneve shtetërore, duke respektuar të drejtën e pronësisë sikurse garantuar nga Kushtetuta dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore” nënvizon raporti.

Related

Previous Post

Veliaj për analistët e darkës: “Shohin vetëm zi dhe i trullos lopata; Qytetar të bën mënyra se si sillesh, jo certifikata e lindjes”

Next Post

Efektivi i burgut të Fierit u dhunua barbarisht në hyrje të banesës dhe përfundoi në koma, ngjarja u mbajt e fshehtë

Lajme të ngjashme

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.