• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

 Mashtrime me dëm mbi 10 milionë Euro, SPAK operacion të gjerë kundër mashtrimeve kompjuterike

05/02/2024
in Kronikë
 Mashtrime me dëm mbi 10 milionë Euro, SPAK operacion të gjerë kundër mashtrimeve kompjuterike
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një skemë mashtrimi me vlera të mëdha financiare. Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se në Shqipëri më 18 prill është finalizuar operacioni ndërkombëtar, pas një hetimi që ka filluar që prej dhjetorit 2023.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas SPAK hetimi nisi pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës.

Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro.

Njoftimi i SPAK

Në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, është finalizuar operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit, Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, i ka dhënë rrugë kërkesës për ndihmë juridike, të autoriteteve gjyqësore gjermane, konkretisht Prokurorisë Publike të Karlsruhes.

Mbi bazën e kërkesës për ndihme juridike, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 29.02.2024, procedimin penal nr. 42, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambjenteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet.

Autoritetet gjyqësore dhe policore të përfshirë në këtë hetim ndërkombëtar:

Eurojust;

Europol;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Karlsruhes;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bambergut;

Zyra e Prokurorit Publik të Freiburgut;

Zyra e Prokurorit Publik të Trierit;

Prokuroria Publike e Berlinit;

Prokuroria Publike e Lajpcigut;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit Baden-Württemberg;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Berlinit;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë;

Shtabi i Policisë Aalen;

Shtabi i Policisë së Freiburgut;

Shtabi i Policisë së Heilbronnit;

Shtabi i Policisë së Konstancës;

Shtabi i Policisë Pforzheim;

Shtabi i Policisë Ludëigsburg;

Shtabi i policisë në Offenburg;

Selia e Policisë Karlsruhe;

Operacionet e Shtabit të Policisë (Baden-Württemberg);

Shtabi i Policisë së Trierit;

KPI Rosenheim;

Në Shqipëri

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së, pranë Ambasadës Gjermane Tiranë;

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);

Drejtoria e Policisë Tiranë.

Në Bosnjë dhe Herzegovinë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Zyra e Prokurorit Publik të Sarajevës;

Policia Federale BIH (FUP).

Në Kosovë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;

Drejtoria e Krimeve Kibernetike Policia e Kosovës.

Në Liban

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Forcat e Sigurisë së Brendshme (ISF) – Dega e Sigurisë Kombëtare.

Në Serbi

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Publike e Specializuar në Luftën kundër Krimit të Organizuar;

Njësia për Krimin Kibernetik në Beograd.

Related

Previous Post

“Nuk u përjashtua gjithë neni, por u la hapësirë për…”- Alibeaj: Nga amnistia nuk përfituan funksionarët e lartë, por përfituan drejtorët, gjyqtarët

Next Post

“Vetë më ke thënë ma mbaj lojën”/ Juli shpërthen kundër Rozës

Lajme të ngjashme

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

by redaktor2
06/28/2025
0

Dokumentet gjyqësore në çështjen 2:21-cr-20264-DPH-KGA , të paraqitura në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani,...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

by redaktor2
06/28/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 24 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të...

Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erion Peti, Bledar Habili, Kamberaj dhe Murataj. Kush ia ka lidhur duart SPAK-ut?

Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erion Peti, Bledar Habili, Kamberaj dhe Murataj. Kush ia ka lidhur duart SPAK-ut?

by redaktor2
06/28/2025
0

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane të studimeve të mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.