• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Mbi 4 mijë mësues të trajnuar”, Manastirliu në Kuvend shpall prioritet dhe planin e masave për rritjen e cilësisë në arsim

05/02/2024
in Slider, Sociale
“Mbi 4 mijë mësues të trajnuar”, Manastirliu në Kuvend shpall prioritet dhe planin e masave për rritjen e cilësisë në arsim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit shpalosi sot në Kuvend një strategji të re për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri dhe rritjen e performancës në testet ndërkombëtare, si pjesë e përgatitjes për testin PISA 2025.
“Tre janë prioritetet tona absolute për të pasur një arsim cilësor. E para rritja e pagave dhe motivimi i mësuesve. E dyta, modernizimi i kornizës kurrikulare lidhur me aftësisë teknologjike. E treta investimet në infrastrukturën shkollore dhe në digjitalizim, jemi të vendosur për ti realizuar në mënyrë që ëndrrën që shqiptaret kanë për të pasur një arsim më cilësor ta bëjmë sa më shpejtë realitet. Shqipëria ‘20-‘30 është garantuar që do të këtë një arsim shumë më cilësore, i cili i përgjigjet aftësive që kërkon shekulli 21.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manstirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përsa i përket testimit Ndërkombëtar “Pisa 2025” Ministrja Manastirliu tha se ka nisur zbatimin e një plani afatmesëm veprimi, i cili përfshin një sërë masash kryesore.
Së pari, mësuesit dhe nxënësit janë furnizuar me materiale dhe modele pyetjesh të vlerësimit PISA në fushat kryesore të leximit, matematikës dhe shkencave.
Gjithashtu, janë organizuar trajnime për mësuesit në këto fusha, të cilat kanë përfshirë 1442 mësues në të gjithë vendin. Trajnimet synojnë njohjen me mënyrën e testimit, hartimin e pyetjeve, dhe kodimin e përgjigjeve, duke i bërë mësuesit më të aftë për të udhëhequr nxënësit e tyre. Një tjetër masë ka qenë trajnimi i nxënësve në shkollat e përzgjedhura, duke u ofruar atyre informacione dhe modele testimesh për t’i përgatitur për testin PISA. Pas këtyre trajnimeve, është zhvilluar një test provë në 29 shkolla, me pjesëmarrjen e 588 nxënësve. Testi u zhvillua në 13 ZVAP dhe përfshiu 36 shkolla dhe 2552 nxënës. Ky test u realizua në variantin CBA (vlerësim në kompjuter) dhe përfundoi më 30 prill 2024.
Ministrja theksoi se këto rezultate tregojnë një përmirësim të rëndësishëm në krahasim me testin PISA 2022, veçanërisht në fushat e shkencave dhe leximit. Ajo shprehu optimizëm për një performancë më të mirë në PISA 2025 dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj strategjie në afat të gjatë.
Në fund, Ministrja theksoi nevojën për adaptim të vazhdueshëm të sistemit arsimor, për të krijuar mundësi të barabarta dhe një ekosistem arsimor që i përgjigjet nevojave të kohës.

Related

Previous Post

Ali Ahmeti: Tirana e 2024 nuk njihet me atë të vitit ’91, transformimi i saj gëzon çdo shqiptar. Një premtim edhe për Erion Veliajn

Next Post

“Nuk u përjashtua gjithë neni, por u la hapësirë për…”- Alibeaj: Nga amnistia nuk përfituan funksionarët e lartë, por përfituan drejtorët, gjyqtarët

Lajme të ngjashme

U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një tjetër komision

U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një tjetër komision

by redaktor2
09/11/2025
0

Niko Peleshi i cili u emërua sot Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, foli për mediat pas përfundimit të Asamblesë së...

Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…

Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…

by redaktor2
09/11/2025
0

Nga Altin Sulçe Gjeometria në futbollin modern është gjithnjë prezente, sigurisht edhe në kombëtaren tonë që punon shumë për të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një…
  • Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…
  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.