• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç

05/14/2024
in Aktuale, Slider
Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është prezantuar sot nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Thirrja është e hapur prej ditës së sotme dhe fushata do të vijojë për 30 ditë, ku të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët plotësojnë kriteret mund të dorëzojmë aplikimet e tyre.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, OSHEE hapi aplikimet për punësimin e 309 elektriçistëve në të gjithë vendin. Më shumë se 300 të rinj aplikuan për të qenë pjesë e kompanisë. Pas të gjithë procedurave 60 prej tyre tashmë janë punësuar pranë OSHEE.

Në thirrje e dytë, e cila u hap ditën e sotme, kanë ndryshuar edhe kriteret. Ku mosha e aplikantëve shkon deri në 35-vjeç, nga 25 që ishte në aplikimin e parë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH, Blendian Dalipi, njoftuan hapjen e thirrjes për aplikime gjatë një takimi me elektriçistët e rinj te OSHEE, të cilët u rekrutuan gjatë fushatës së muajit tetor.

Administratori Karakaçi tha se përmes këtij procesi synohet rivitalizimi i kompanisë dhe veçanërisht i punonjësve të terrenit. “Ne iniciuam një procedurë rekrutimi masive. Dëshira jonë ishte që të rekrutonim një numër të konsiderueshëm punonjësish të moshave të reja. E hapëm procedurën e rekrutimit deri në moshën 25 vjeç duke marrë në konsideratë moshën mesatare të punonjësve tanë të terrenit që është mbi 50 vjeç dhe dëshirën për ta rivitalizuar këtë procedurë”, tha Karakaçi.

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga kriza energjetike, ka vijuar të përmirësojë treguesit e performancës madje duke vendosur edhe objektiva të reja për vijim e uljeve të humbjeve në rrjet.

Sa i takon aplikimeve, Balluku u shpreh e bindur se do të arrihet të plotësohen të gjitha vakancat, duke punësuar profesionistë të rinj në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

“Duke nisur që sot ne hapim një thirrje për vendet e punës që kanë mbetur vakante që janë rreth 240 dhe këto vende pune vakante sigurisht duhet të popullohet, por tani me një ndryshim. Kemi përthithur të gjithë deri në 25 vjeç që kishim të lirë në tregun e punës dhe që përmbushnin kushtet, kishin shkollën profesionale, kishin diplomën e duhur dhe tashmë do ta çojmë nivelin pak më lartë. E patëm thënë këtë që në krye të herës që mos na paragjykoni sepse ne do të tërheqim moshat e reja edhe më pas do të vazhdojmë edhe me mosha më të pjekura. Kështu që kjo thirrje shkon deri në moshën 35 vjeç dhe do të qëndrojë e hapur për 1 muaj”, u shpreh Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për punonjësit e terrenit, të cilët shërbejnë në çdo cep të vendit, pavarësisht vështirësive të motit, Balluku tha se të rinjtë që i janë bashkuar OSHEE dhe do t’i bashkohen edhe në të ardhmen, do të sjellin një frymë të re, duke u gërshetuar edhe me stafet që prej vitesh shërbejnë pranë kësaj kompanie.

“Unë besoj që edhe të rinjtë që do vijnë do të kenë mundësinë që të sjellin me vete një frymë të re. Një frymë të re pasi OSHEE është një ndërmarrje e cila rigjenerohet qoftë nga idetë, qoftë nga produktet, qoftë nga reformat edhe nga stafi dhe i kemi parë frytet e para të një reforme të thellë që kemi nisur në fillim të vitit të kaluar dhe padyshim do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Ky është një vit ku parashikohen shumë investime”, tha Balluku.

Për t’u bërë pjesë e kësaj fushate rekrutimi të gjithë të interesuarit mund të paraqesin aplikimet e tyre përmes adresës së email dbnj@oshee.al.

Related

Previous Post

Veliaj pret CEO-n e AADF, Michael Granoff: “Dy projekte të reja për edukimin digjital; Ambicia ime, Tirana kryeqyteti digjital i Europës Juglindore”

Next Post

Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli i Posaçëm cakton datën se kur do të mbahet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.