• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Specializimet në mjekësi, Koçiu: Kemi hapur më shumë kuota se një vit më parë, prioritet specializimet në mjekësi familje dhe urgjence

05/14/2024
in Sociale
Specializimet në mjekësi, Koçiu: Kemi hapur më shumë kuota se një vit më parë, prioritet specializimet në mjekësi familje dhe urgjence
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndoqi sot nga afër procesin për zgjedhjen e degëve të specializimeve në mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fazën e parë të këtij procesi, kanë aplikuar 430 kandidatë prej të cilëve 372 janë kualifikuar për procesin e përzgjedhjes në bazë të meritës për 272 kuota pranimi të miratuara në total nga Senati akademik i Universitetit Mjekësor të Tiranës.

Përzgjedhja e specializimit bëhet në mënyrë transparente nga vetë kandidatët fitues, sipas rendit zbritës të pikëve në listën përfundimtare në bazë të pikëve të fituara.

Ministrja Koçiu ka theksuar se studentët që do të nënshkruajnë marrëveshjen me Fakultetin e Mjekësisë për të ndjekur kursin e specializimit, janë një garanci në plotësimin e nevojave për specializantë në të gjithë vendin.

Ajo tha se këtë vit janë hapur më shumë kuota se një vit më parë.
“Të rinjtë sot nisin specializimin me një garanci për punësim të menjëhershëm pas përfundimit dhe me një pagesë që është sa 80% e pagës që do të marrin me fillimin e punës. Për këtë vit kanë aplikuar në total 430 kandidatë nga të cilët, 372 janë kualifikuar për procesin e përzgjedhjes në bazë të meritës. Është merita ajo që shpërblen 272 më të mirët e këtij brezi me fillimin e menjëhershëm të specializimit. Duke planifikuar nevojat tona për sot dhe nesër, kemi hapur më shumë kuota se një vit më parë, por më e rëndësishmja kemi vendosur theksin mbi specialitetet prioritare si mjekësia e familjes apo ajo e urgjencës”,  nënvizoi Koçiu.

Ministrja shtoi se “të gjithë ata bëhen pjesë e një sistemi që ofron paga 70% më të larta për të gjithë. Ky proces I rritjes së vlerësimit monetar dhe i shpërblimeve për mjekët do të vazhdojë me 18 mijë mjekë familje dhe infermierë që do të përfitojnë nga një rritje e re e konsiderueshme në muajin korrik të këtij viti”.

“Këta të rinj që nesër do të jenë fytyra e mjekësisë europiane, do të bëhen pjesë e një sistemi ku merita dhe punësimi kalojnë përmes filtrit të vetëm që është filtri i meritokracisë. Ndaj, diferenca me të shkuarën është e jashtëzakonshme. Jam besimplotë që falë asaj që po bëjmë bashkarisht, falë ngushtimit të vazhdueshëm të hendekut mes nesh dhe Europës së zhvilluar, zgjedhja e Shqipërisë do jetë një zgjedhje gjithmonë e më popullore, gjithmonë edhe më e lehtë për t’u bërë. Dua edhe njëherë të përgëzoj të gjithë studentët falë të cilëve e ardhmja jonë e përbashkët duket më e sigurt se kurrë më parë dhe dua t’ju uroj të gjithëve suksese në rrugëtimin e tyre”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Related

Tags: kuotatMinistrja KociuSpecializimet në mjekësistudentet
Previous Post

Dy largime nga “Ferma VIP”, Buçko dhe Ditea përfundojnë në ishull

Next Post

Ministrja Denaj zgjidhet zv.kryetare e Konferencës së 34-të Rajonale të FAO-s

Lajme të ngjashme

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Izet Onuzit: Kur kujton aksidentin e ndodhur më shumë se tridhjetë vite më parë, Izet Onuzi e pranon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.