• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj pret CEO-n e AADF, Michael Granoff: “Dy projekte të reja për edukimin digjital; Ambicia ime, Tirana kryeqyteti digjital i Europës Juglindore”

05/14/2024
in Aktuale, Slider
Veliaj pret CEO-n e AADF, Michael Granoff: “Dy projekte të reja për edukimin digjital; Ambicia ime, Tirana kryeqyteti digjital i Europës Juglindore”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau lajmin e mirë për dy projekte të reja, që priten të nënshkruhen së shpejti për ta kthyer Piramidën e Tiranës, në qendrën më të madhe teknologjike, jo vetëm në vend, por në të gjithë rajonin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke u ndalur te transformimi i Piramidës, edhe me financimin e AADF-së, Veliaj shpalosi ambicien për ta kthyer Tiranën në kryeqytetin digjital për Europën Juglindore. Ai tha se tashmë Piramida është kthyer në një destinacion për shqiptarët, por sidomos për turistët. “Me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kemi një histori të jashtëzakonshme suksesi me Pazarin e Ri, ku është rritur ndjeshëm vlera e pronës në atë zonë, duke sjellë një stil të ri menaxhimit – nga një aset i degraduar që ishte dikur, sot ka një vlerë të madhe, dhe fakti që është mbushur me aktivitete, duke u bërë një vatër e turizmit intensive në Tiranë, na bën të mendojmë se ishte investimi i duhur. Por, qershia mbi tortë është Piramida, e cila rezulton të jetë vendi më i fotografuar dhe më i vizituar i Tiranës, ku përqëndrohet numri më i madh i turistëve”, tha Veliaj.

Si qëllim kryesor i projekteve të reja që pritet të zbatohen, kryebashkiaku Veliaj tha se është thellimi i njohurive digjitale për të apasionuarit pas teknologjisë mbi moshën 18 vjeç. “Rreth 1600 fëmijë çdo muaj ndjekim kurse te Piramida. Kjo nënkupton se brenda një viti do kemi rreth 20 mijë fëmijë nga Tirana, që do të marrin aftësi digjitale. Pyetja është: Çfarë do të bëjnë pas moshës 18 vjeç? Me kolegët francezë po diskutojmë për një bashkëpunim me “Ecole-42”. Kryeministri e ka ngritur si çështje, jemi shumë afër një marrëveshje, ku të kemi mundësi që, për studime të avancuara, pas moshës 18 vjeç, të prodhojmë vërtet një ekosistem. Janë punë që paguhen më mirë, të rinjtë ngelen në Shqipëri, nuk ka nevojë të shkojnë jashtë fizikisht. Madje, shumë kompani po sjellin edhe stafin e tyre në Shqipëri, për të punuar nga këtu. Ambicia ime është që Tirana të jetë kryeqyteti digjital i Europës Juglindore”, shtoi ai.

Veliaj dha lajmin e mirë se me AADF-në po punohet edhe për një tjetër projekt, që ka të bëjë me lidhjen e Liqenit të Farkës me Liqenin Artificial të Tiranës, përmes një parku linear që mund të përdoret nga të gjithë. “Na mundëson që qyteti të shijohet nga të gjithë, ofron një demokraci në përdorimin e parqeve tona. Besoj se, ashtu si te Piramida dhe Pazari i Ri, ku kemi prodhuar një histori suksesi, qepja e këtyre tre parqeve si një çentro e gjelbër e Tiranës, për t’u aksesuar nga të gjithë, do të jetë gjithashtu një histori suksesi”, tha ai.

Duke i cilësuar të suksesshme të gjitha projektet e zbatuara në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff foli për programet që synohet të integrohen te Piramida e Tiranës për edukimin e mëtejshëm digjital jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve.

“Tani që e kemi çuar në nivelin ku duhet Piramidën, jemi duke u përpjekur të shtojmë edhe copëza të tjera, për ta kthyer në një qendër gjithëpërfshirëse të edukimit digjital, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin. Kemi disa programe shtesë si “Plug & Play”, që mund t’ia shtojmë kurrikulës. Këto janë programe botërore të edukimit digjital, që mund t’i sjellim te Piramida, duke zgjeruar menunë e programit që ofrojmë në Shqipëri për edukimin e mëtejshëm digjital për fëmijë dhe të rritur. Sot jetojmë në një ekosistem dhe çdo gjë që mund të bëjmë bashkë për ta bërë qytetin më të jetueshëm dhe më të ndërgjegjshëm për mjedisin, është diçka e mirë për ne, është e mirë për Tiranën dhe është e mirë për gjithë vendin, por është diçka e mirë edhe për Fondacionin. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë në zbatimin e këtyre projekteve. Arsyeja pse projektet që ne bëjmë së bashku janë kaq të suksesshme është se kemi besim, se bashkë ne mund të bëjmë punë të mira për shqiptarët dhe për Tiranën, në veçanti”, përfundoi Granoff.

Related

Tags: Michael GranofftakimVeliaj
Previous Post

“Bashkë për shëndetin mendor”, Koçiu: Forcim i kapaciteteve të diagnostikimit dhe trajtimit në Spitalet Rajonale

Next Post

Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.