• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Denaj në Konferëncën e FAO: Dixhitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona

05/15/2024
in Ekonomi
Denaj në Konferëncën e FAO: Dixhitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë fjalës së saj të mbajtur në sesionin e 2 të kësaj Konference, ministrja Denaj  prezantoi Strategjinë tonë për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa u fokusua të tre ceshtje kryesore si, ngritja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, implementimi i projekteve të FAO dhe BB, si dhe  futja e kurrikulave në edukimin profesional për marrjen e njohurive për risitë në teknologjinë  bashkëkohore, që janë  nisma mjaft të rëndësishme që po vihen në zbatim.

 “Për të filluar me projektin e FAO-s i cili fillon shumë shpejt, do të krijojë një platformë të re për fermerët, që do të jetë çelësi për prespektivën e tyre ekonomike, por edhe aktivitetet në detyrat e tyre të përditshme. Pra, ne po punojmë edhe për infrastrukturën dhe shpërndarjen e informacionit, ku ne projektojmë të ardhmen tonë të afërt”, tha Denaj.

Ajo theksoi se dy komponentë që po startojnë janë “nga njëra anë do të zhvillojmë strategjinë kombëtare digjitale për bujqësinë dhe një plan veprimi, i cili do të jetë një oportunitet për të marrë përvojat e shteteve të tjera dhe për t’i përshtatur në vendin tonë. Kjo strategji mund të jetë një mjet efektiv për politikëbërjen. Ndërsa komponenti i dytë përveç Portalit të Fermerit, i cili lidhet drejtëpërdrejt me shpërndarjen e informacionit tek fermerët është fakti që ne do të bashkëpunojmë gjithashtu edhe me ILO-n mbi edukimin. Ne kemi programuar veten tonë në një proces ku edukimi profesional merr shumë njohuri për risitë në teknologjinë sot. Kështu, që kurikula e edukimit profesional do të ketë njohuri mbi të gjitha përvojat e shkëmbyera jo vetëm në këtë tryezë, por edhe në ato të vendeve të tjera që janë të përshtatshme edhe me ne” , tha Denaj.

Ministrja  vlerësoi si mjaft të rëndësishëm fillimin e një projekti në bashkëpunim me Bankën Botërore, të quajtur  “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimi i bujqësisë”, nëpërmjet të cilit, sipas Ministres, synohet modernizimi i skemave të ujitje- kullimit në dy zona bujqësore të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat  do jenë projekte pilot,  dhe do të shërbejnë si shembuj për zonat e tjera se çfarë do të jetë më eficiente, më pak e kushtueshme dhe sisteme më të mira ujitje-kullimi në Shqipëri duke tejkaluar sistemet e vjetra të ndërtuara para viteve ’90-të.

Konferenca e 34-të Rajonale e FAO-s, mblodhi bashkë 53 anëtarët e FAO-s në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe përfaqësues të fondeve të Kombeve të Bashkuara, programeve dhe agjencive të specializuara. Ministrat pjesëmarrës të kësaj konference ndanë idetë për ruajtjen e biodiversitetit bujqësor dhe përmirësimin e qeverisjes efikase të ujit në kohë ndryshimesh klimatike dhe sfidave të shumta. Në këtë konferencë morën pjesë vëzhgues nga sektorët ndërqeveritar dhe joqeveritar, kërkimi dhe akademia, sektori privat dhe shoqëria civile.

Related

Tags: Konferënca e FAOMinistrja DenajRome
Previous Post

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK, po pyetet nga oficerët e BKH

Next Post

Dëshmitë për “TIMS” në Komisionin Hetimor, kërkohet seancë me dyer të mbyllura: Informacioni është i klasifikuar, çështja nën hetim penal

Lajme të ngjashme

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

by redaktor2
07/18/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për...

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

by redaktor2
07/04/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës,...

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

by redaktor2
06/30/2025
0

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.