• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shfaqja e parë në kinema “Maks Velo”, Veliaj: “Do gjallërojë jetën në Laprakë; Insvestimet e bashkisë njësoj si në qendër, edhe në periferi”

05/15/2024
in Slider, Sociale
Shfaqja e parë në kinema “Maks Velo”, Veliaj: “Do gjallërojë jetën në Laprakë; Insvestimet e bashkisë njësoj si në qendër, edhe në periferi”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimet në art e kulturë do të shtrihen më tej dhe do të mbushin me jetë edhe zonat periferike të kryeqytetit. Sipas kryebashkiakut, këto investime shërbejnë edhe për rritjen e vlerës së pronës për qytetarët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Pritshmëria ime është që këtu të kemi një garë të shëndetshme me kinema “Agimin” dhe të përpilojmë një listë me aktivitete. Qendra e një qyteti është atje ku ka jetë. Po ka jetë këtu, atëherë kjo është qendra e Tiranës dhe nëse do e mbushim me jetë kinemanë, jam i bindur se aktivitetet e sheshit “Skënderbej” do të duken periferike, krahasuar me cilësinë e produkteve që mund të shohim e shijojmë këtu. Ingrid Bergman thoshte se kinemaja ka aftësinë të futet në skutat, dhomat dhe cepat më të paimagjinueshme të shpirtit të njeriut. Shpresoj shumë që kjo ‘armë’ magjike, në vendin tonë – që duhet ta pranojmë, ka shumë toksinë, helm, thashetheme e shumë harxhime kohe – të na bëjë të vlerësojmë të bukurën dhe të fokusohemi te energjia e një pune të mirë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Sipas tij, investimet në art e kulturë e kanë bërë Tiranën Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin që vjen. Ai tha se ky titull do të shërbejë si një shtysë që, edhe hapësira të tjera të rikuperohen dhe të kthehen në asete për lagjet e komunitetet e kryeqytetit.

“Vjet kemi pasur 17 filma të Netflix, të gjuhëve të ndryshme, që ka xhiruar të paktën një fragment filmi në Tiranë. Krejt papritur po shikojmë se arti prodhoka edhe ekonomi. Ka shumë njerëz që thonë: “Ore, ne kemi halle të tjera, na duhet pak asfalt aty”. Kur kemi ardhur këtu për herë të parë, për asfalt s’bëhej fjalë, por sot diskutojmë sa pallate na kanë ngelur pa veshur me kapotë, ndërsa kinemaja e re është gati të pulsojë jetë për komunitetin. Nga ne nuk do mungojë mbështetja për art dhe kulturë. Sebepi i të qenit Kryeqyteti i Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut do na japë edhe më shumë shtysë, që të gjejmë ndërtesa të tjera për t’i kthyer në kinema dhe hapësira arti”, tha Veliaj.

Ai përmendi disa nga investimet në infrastrukturë, të kryera në Njësinë 11, dhe kantieret që janë ende në proces. Veliaj u shpreh se kinema “Maks Velo do të jetë investimi më i madh shpirtëror, pas hapësirave të tjera fizike të rehabilituara në zonën e Laprakës.

“Sapo kemi hapur kantierin tjetër te Kthesa e Kamzës, kurse kantierin e Lundrës sapo e mbaruam. Stacioni i autobusëve për Shqipërinë Juglindore mbaroi, tani duhet të bëjmë një për Shqipërinë Perëndimore, Veriun dhe Jugun. Kthesa e Kamzës do të jetë një bashkim i stacionit të Trenit me stacionin e autobusëve. Unë besoj se kur janë bërë çerdhet, kopshtet, shkollat e reja – Lapraka ka disa nga shkollat më moderne se janë bërë të fundit – kur janë bërë rrugët e autostradës dhe pritet zgjatimi tjetër, unë besoj se investimi te shpirti, është ndoshta investimi më i madh pas hapësirave të tjera fizike”, tha Veliaj.

Kinemaja “Maks Velo” synon që kjo zonë e qytetit të përfitojë gjallëri nëpërmjet artit të kinemasë, duke mundësuar shfaqjen e filmave shqiptarë dhe të huaj në sallat e kinemave, ideimin dhe zbatimin e programeve edukuese për fëmijë, aktivitete krijuese etj.

Related

Tags: KinemaMaks VeloVeliaj
Previous Post

Java Kulturore e Francës / Shfaqja ujore “Fous de Bassin” vjen më 15 dhe 16 Maj tek Liqeni. Veliaj: Vjen për herë të parë në Tiranën tonë


Next Post

Këlliçi: SPAK të hetojë korrupsionin e kryebashkiakut të Tiranës me pronat publike në bashki

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.