• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave”/ PD: SPAK të hetojë skemat korruptive dhe mungesën e kushteve të sigurisë në punë !

05/28/2024
in Politikë, Slider
“Lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave”/ PD: SPAK të hetojë skemat korruptive dhe mungesën e kushteve të sigurisë në punë !
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesja e Departamentit Anti-Korrupsion në PD, Marinela Ziu dhe Inxhinieri, Azmer Duleviç kanë ngritur sot shqetësimin rreth ndërtimeve pa kriter në kryeqytet dhe mungesën e kushteve për punëtorët. Në deklaratën e mbajtur për mediat ata denoncuan sot premtimet elektorale të Bashkisë Tiranë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ziu tha se gjatë vitit 2023, lejet e ndërtimit kanë shënuar një rritje prej 12,8%. Duke e quajtur “lavatriçen” më të madhe të pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ajo shtoi se në Bashkinë Tiranë janë pastruar në ndërtim 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3 e buxhetit vjetor të Shqipërisë.

Gjithashtu i bëri thirrje SPAK, të cilin PD e mbështet pa asnjë rezervë, të vijojë hetimet në mënyrë të plotë këtë skemë pastrimi të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet ndërtimeve të firmosura pa asnjë kriter nga bashkia e Tiranës.
“Bashkia Tiranë është lavatricja më e madhe e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në ndërtim, ku sipas Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60% e kompanive të ndërtimit nuk justifikojnë burimet financiare, ndërkohë që vetëm për periudhën 2017-2019 janë pastruar në ndërtim 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3 e buxhetit vjetor të Shqipërisë. Së fundmi, Parlamenti si noter i interesave të oligarkëve miratoi ligjin për kalimin e pronave shtetërore privatit, në shkelje të rregullores së Kuvendit, pa asnjë analizë dhe pa konsultim publik, pa asnjë kufizim për pronat shtetërore, madje edhe ato të vendosura në pozicione strategjike dhe duke i dhënë një pushtet absolut cdo institucioni qendror dhe vendor në transferimin, shitjen në ankand, shkëmbimin dhe shëmbjen në favor të interesave të privatit. Në vijim të 14 ligjeve më porosi, Parlamenti i hapi rrugën klientelizmit dhe korrupisionit nëpërmjet ndërtimit në prona shtetërore në qëndër të Tiranës dhe gjithë rivierën shqiptare” tha Ziu.

Ndërkohë, ishte inxhinieri Azmer Duleviç ai i cili vijoji me deklaratën e tij duke thënë se mungesa e sigurisë në punë nga ana e shtetit, ka marrë sërish jetë punëtori në Tiranë, një problem ky i njohur tashmë.

Duke theksuar se vetëm gjatë këtij muaji 5 persona gjetën vdekjen në mënyrë tragjike nga mungesa e sigurisë në punë, Duleviç tha se PD është e vendosur që do të denoncoj çdo rast abuzimi ku rrezikohet jeta e qytetarëve dhe do të ketë një program të qartë elektoral si ta vitalizojë këtë sektor.

“Tirana si vendi me më shimë aktivitet ndërtimi ka numrin më të lartë të punëtorëve të aksidentuar.

80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesën e kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës ku sektori i ndërtimit është më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale. Sipas një raporti të vitit 2023 të Inspektoratit të Punës, 168 punëtorë kanë pësuar aksident në vendin e punës nga të cilët 30 kanë humbur jetën. Ndërsa gjatë vitit 2023 ISHPSHSH ka regjistruar gjithsej 218 raste për aksidente në punë. Inspektoriati i punës ka dështuar në rolin e tij dhe shërben vetëm si degë e Partisë Socialiste me 99 inspektor në të gjithë vendin!”, tha inxhineri Duleviç.

DEKLARATA E PLOTE
Marinela Ziu – Anëtare e Kryesisë dhe Drejtuese e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike

Bashkia Tiranë, megjithë premtimet elektorale për të ndalur lejet e ndërtimit, vazhdon të firmosë kulla e komplekse shumëkatëshe pa asnjë kriter në të gjithë kryeqytetin.

Vetëm gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12,8%.

Rritja e lejeve të ndërtimit faktohet nga rritja e arkëtimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me 28.3% në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, të cilës i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Sipas INSTAT, në 2 vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka dhënë 3.2 milionë m2 për ndërtim, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë. Për gjithë periudhën 2017-2023, janë dhënë një rekord prej 9 milionë metra katrorë sipërfaqe për ndërtim.

Vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025, teksa Bashkia parashikon rreth 62 milionë euro të ardhura për secilin vit.

Bashkia Tiranë është lavatricja më e madhe e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në ndërtim, ku sipas Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60% e kompanive të ndërtimit nuk justifikojnë burimet financiare, ndërkohë që vetëm për periudhën 2017-2019 janë pastruar në ndërtim 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3 e buxhetit vjetor të Shqipërisë

Së fundmi, Parlamenti si noter i interesave të oligarkëve miratoi ligjin për kalimin e pronave shtetërore privatit, në shkelje të rregullores së Kuvendit, pa asnjë analizë dhe pa konsultim publik, pa asnjë kufizim për pronat shtetërore, madje edhe ato të vendosura në pozicione strategjike dhe duke i dhënë një pushtet absolut cdo institucioni qendror dhe vendor në transferimin, shitjen në ankand, shkëmbimin dhe shëmbjen në favor të interesave të privatit. Në vijim të 14 ligjeve më porosi, Parlamenti i hapi rrugën klientelizmit dhe korrupisionit nëpërmjet ndërtimit në prona shtetërore në qëndër të Tiranës dhe gjithë rivierën shqiptare.

Partia Demokratike denoncon me forcë nivelin e lartë të korrupsionit me ndërtimet ku sipas të gjitha raporteve rezulton se pastrohen paratë e pista të përfituara nga aktiviteti kriminal brenda dhe jashtë vendit.

SPAK, të cili Partia Demokratike e mbështet pa asnjë rezervë duhet të hetojë në mënyrë të plotë këtë skemë pastrimi të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet ndërtimeve të firmosura pa asnjë kriter nga bashkia e Tiranës.

Deklarata e Ing. Azmer Duleviç

Mungesa e sigurisë në punë dhe munesa e plotë e kontrollit dhe inspektimit të kushteve të sigurisë në punë nga ana e shtetit, ka marrë sërish jetë punëtori në Tiranë.

Vetëm gjatë këtij muaji, 5 persona kanë gjetur vdekjen pasi janë aksidentuar në vendin e punës.

Sipas të dhënave, sektori i ndërtimit është shumë problematik ku nuk zbatohen rregullat e sigurisë në punë dhe institucionet janë inekzistente.

Tirana si vendi me më shimë aktivitet ndërtimi ka numrin më të lartë të punëtorëve të aksidentuar.
80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesën e kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës ku sektori i ndërtimit është më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale.

Sipas një raporti të vitit 2023 të Inspektoratit të Punës, 168 punëtorë kanë pësuar aksident në vendin e punës nga të cilët 30 kanë humbur jetën. Ndërsa gjatë vitit 2023 ISHPSHSH ka regjistruar gjithsej 218 raste për aksidente në punë. Inspektoriati i punës ka dështuar në rolin e tij dhe shërben vetëm si degë e Partisë Socialiste me 99 inspektor në të gjithë vendin!

Partia Demokratike është e vendosur që do të denoncoj çdo rast abuzimi ku rrezikohet jeta e qytetarëve tanë dhe do të ketë një program të qartë elektoral si ta vitalizojë këtë sektor.

Related

Previous Post

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin që kemi premtuar

Next Post

Komisioni hetimor për “TIMS”/ Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun dhe Muçën, ja kur do të dëshmojnë

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.