• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Komunikata e Tiranës për Zonën Europiane të Arsimit të Lartë,Manastirliu: Angazhim i përbashkët për të arritur standardet e cilësisë, për njohjen reciproke të diplomave

05/30/2024
in Slider, Sociale
Komunikata e Tiranës për Zonën Europiane të Arsimit të Lartë,Manastirliu: Angazhim i përbashkët për të arritur standardet e cilësisë, për njohjen reciproke të diplomave
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në përmbyllje të Ministerialit “EHEA TIRANA 2024”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit të Rumanisë, Ligia Deca, dhe Ministri i Arsimit dhe Kërkimit Shkencor të Moldavisë, Dan Perciun, mbajtën sot një konferencë të përbashkët për shtyp. Rumani dhe Moldavia janë dy vendet që do të marrin stafetën për organizimin e konferencës së ardhshme ministrore të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë në 2027.
 
Ministrja Manastirliu falënderoi të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë për përfundimin e Ministerialit dy-ditor të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, ku mbi 70 delegacione nga e gjithë bota, përfshirë 47 vende anëtare të zonës Europiane, 19 organizata konsultative dhe 10 vende jo anëtare të EHEA, me Kosovën që mori pjesë për herë të parë, ndanë prioritetet për vitet e ardhshme në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
 
Në përfundim të këtij Ministeriali, të gjitha vendet e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë dakordësuannjëzëri Komunikatën e Tiranës, e cila ka vizionin gjithëpërfshirës për Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (EHEA), duke përcaktuar objektivat e përbashkëta dhe hapat e nevojshëm që do të çojnë drejt përmbushjes së tyre në vitin 2030.
Në konferencën për shtyp, Ministrja Manastirliu u ndal te disa nga pikat kryesore të komunikatës që kanë të bëjnë me punën dhe angazhimin e vendeve për të punuar së bashku në arritjen e standardeve më të mira për kërkimin shkencor dhe arsimin e lartë.
 
“Jemi të angazhuar për të arritur standardet e cilësisë së studimit për të gjitha vendet, për të mundësuar njohjen reciproke të diplomave. Ky objektiv kërkon një plan veprimi sistematik për të rritur standardet e studimit të lartë në vendet respektive,” theksoi ministrja Manastirliu.
 
Ajo shtoi se është e domosdoshme të mbrohen parimet themelore që na bëjnë bashkë, si liria akademike, vlerat e integritetit akademik, autonomia institucionale dhe pjesëmarrja e studentëve dhe stafit akademik në vendimmarrje.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është forcimi i kërkimit shkencor dhe bashkëpunimi mes vendeve. Ministrja vuri theksin në përdorimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, bazuar në parimet më të mira të digjitalizimit dhe tranzicionit të gjelbër. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u ndal gjithashtu te arritjet që ka bërë Shqipëria për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, që është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, si dhe në fushën e kërkimit shkencor, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të pazëvendësueshme për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Ajo përmendi hapjen e kampuseve të universiteteve prestigjioze në Shqipëri, si Kampusi i Tiranës së Kolegjit të Evropës dhe Kampusi i Gjirokastrës i Universitetit të Studimeve në Distancë të Spanjës. Gjithashtu, ajo përmendi marrëveshjen e fundit ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Vjenës për reformimin transformues që do të ndodhë në këtë universitet.
“Deri tani kemi 40 programe studimi dhe diploma dyfishe me universitete të njohura në botë, kryesisht në Europë, ku universitetet shqiptare tashmë janë duke punuar për t’i zgjeruar këto programe të përbashkëta që synojnë jo vetëm të për afrojnë kurrikulat e studimit, por gjithashtu të mundësojnë që nëpërmjet lëvizshmërisë së stafeve pedagogjike dhe studentëve, të për afrojnë sa më shumë standardet e programeve tona të studimit me standardet europiane të arsimit të lartë,” tha Manastirliu.
Ministrja deklaroi se pjesë e strategjisë së MAS për zhvillimin e kërkimit shkencor në universitetet shqiptare do të jetë edhe përfshirja e diasporës shqiptare në programet e kërkimit shkencor, duke theksuar se objektivi i vendosur në strategjinë e kërkimit shkencor dhe inovacionit është që 1% e GDP-së të shkojë për kërkimin shkencor deri në vitin 2030.
“Kemi rritur fondet në krahasim me vitin 2023 me 40%, duke krijuar më shumë mundësi për sa i përket aplikimit të projekteve të kërkim-zhvillimit. Shumë shpejt do të kemi dhe një prezantim të një tjetër programi që jemi duke hartuar dhe që ka të bëjë pikërisht me mbështetjen e kërkimit shkencor ku një rol të rëndësishëm luan edhe diaspora shqiptare. Jemi duke programuar një mekanizëm specifik për përfshirjen e diasporës akademike dhe të kërkimit shkencor në programet e kërkimit shkencor në universitete shqiptare. Objektivi që i kemi vendosur vetes në strategjinë e kërkimit shkencor dhe inovacionit është që 1% e GDP-së të shkojë për kërkimin shkencor deri në vitin 2030,” tha Manastirliu.
Ky ministerial dy-ditor i mbajtur në Tiranë është një hap i rëndësishëm drejt përparimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në zonën europiane, duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe duke realizuar një ndërveprim më fluid dhe konkret mes vendeve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: diplomatManasterliunjohjauniveristetet
Previous Post

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, ja sa vota mori në Kuvend

Next Post

“Do të jetë një ëndërr e bërë realitet”, sulmuesi Armando Broja: Kam besim që do të bëjmë diçka speciale

Lajme të ngjashme

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

by redaktor2
05/15/2025
0

HAS- Procesi i numërimit në bashkinë Has ka përfunduar. Mësohet se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3547 ose 52.57...

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/15/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

by redaktor2
05/15/2025
0

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se...

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/15/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.