• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U dhunua ditën e djeshme, avokat Sokol Mëngjesi po mbahet në monitorim në Reanimacion, gjendja e tij vijon të jetë e rëndë

05/30/2024
in Kronikë
U dhunua ditën e djeshme, avokat Sokol Mëngjesi po mbahet në monitorim në Reanimacion, gjendja e tij vijon të jetë e rëndë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Avokati Sokol Mëngjesi i dhunuar ditën e djeshme në zonën e ish-bllokut vijon të jetë në gjendje të rëndë në sallën e Reanimacionit në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku po mbahet në monitorim. Mëngjesi u dhunua nga tre persona të identifikuar nga policia si: Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga Report Tv, avokati u godit fillimisht me dorezë hekur në fytyrë sapo doli nga kopshti nr.31 në ish-bllok, ku la fëmijën e tij, e më pas ra përdhe pa ndjenja, teksa autorët vijuan ta godasin me shkelma.

Mendohet se ai mund të ketë përplasur kokën në trotuar teksa ka rënë dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar dëmtime edhe më të rënda në kokë.

Ndërsa Romario Tabaku ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.

Pasditen e djeshme, u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve në DVP e Tiranës, Dorian Alia, ndërsa policia vuri në pranga porositësin e dhunës ndaj avokat Mëngjesit, Dritan Nano. Tre personat e tjerë janë në kërkim nga policia.

Siç bëri me dije drejtori i Policisë së Tiranë, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, goditja ndaj Mëngjesit erdhi për shkak të detyrës.

Mëngjesi përfaqësonte një familje në një çështje prone, të cilën e kishin fituar në proces gjyqësor në Shkallën e Parë dhe në Apel, por njëri prej pjesëtarëve të familjes nuk ka pranuar të paguajë Mëngjesin sipas kontratës.

Kjo mosmarrëveshje ka shkuar deri në dhunimin e avokatit i cili nuk ishte tërhequr ndaj detyrimeve kontraktuale që kishte lidhur me njërin prej familjarëve që rezulton të jetë Dritan Nano, i cili me anë të lidhje farefisnore porositi dhunën.

Related

Tags: #sokolmengjesi
Previous Post

Çështja penale ndaj ish-presidentit Trump në dorën e jurisë: Çfarë pritet të ndodh?

Next Post

Greqi/ Policia nis kërkimet për zhdukjen e 4-vjeçares shqiptare dhe stërgjyshes së saj, e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.