• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“E ardhmja e vendit garantohet vetëm përmes arsimimit cilësor”- Xhixho: Shqipëria po humbet të rinjtë. Ja çfarë parashikon plani i Partisë së Lirisë

05/31/2024
in Politikë, Slider
“E ardhmja e vendit garantohet vetëm përmes arsimimit cilësor”- Xhixho: Shqipëria po humbet të rinjtë. Ja çfarë parashikon plani i Partisë së Lirisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat foli në lidhje me largimin e të rinjve nga Shqipëria dhe arsimin jo cilësor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo u shpreh se vendi po humb me shpejtësi të rinjtë për shkak të keqqeverisjes dhe numri i nxënësve dhe studentëve sa vjen e tkurret.

Xhixho u shpreh se kushtet e këtij dështimi, Partia e Lirisë e ka vënë  arsimin në qendër të njërit prej 5 prioriteteve të saj .

Sipas saj buxheti për arsimin do të jetë 5% i GDP-së, njësoj si në vendet e BE-së, gjë që do sillte ndër të tjera rritje të pagave për mësuesit  dhe pedagogët .

Deklarata e Zv.Presidentes së Partisë së Lirisë Erisa Xhixho

Të nderuar qytetarë.

Shqipëria po i humbet me shpejtësi të rinjtë për shkak të keqqeverisjes që kaq vrarë shpresën. Çdo vit, numri i nxënësve e studentëve sa vjen  e tkurret.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vitin 2023 mbyllën arsimin e mesëm gati 2500 nxënës më pak se vitin paraardhës, një ulje prej 5,2 %, krahasuar me vitin shkollor  2021-2022.

Politikat e dështuara arsimore dhe një axhendë e qartë e qeverisë për shpopullimin e vendit po i kthen institucionet e dijes në ngrehina boshe. Po humbasim nxënësit, po humbasim mësuesit, po humbasim shkollat dhe universitetet. E gjithë kjo sepse para së gjithash shqiptarët kanë humbur shpresën.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022 në të gjithë vendin janë mbyllur 202 shkolla publike, sipas të dhënave të vetë Ministrisë së Arsimit.

Do të mjaftonte vetëm kaq për të ngritur alarmin e shkretimit të qyteteve të vogla e fshatrave të tëra, por kjo qeveri e propagandës zgjedh ta mbulojë dështimin me numrin e turistëve. Sa më shumë e zgjedhin të huajt Shqipërinë për ta vizituar, aq më pak e zgjedhin shqiptarët për të jetuar.

Në vend që të hartojë politika që synojnë rivitalizimin e zonave të shpopulluara, qeveria ua vështirëson jetën edhe atyre pak qytetarëve që pamundësia ekonomike i mban lidhur në një vend që shumica e kanë braktisur.

Me një VKM. të datës 1 mars 2023, qeveria u ka hequr të drejtën e transportit për në shkollë qindra nxënësve që mësojnë në shkollat larg banesave të tyre. Heqja e pagesës mujore të transportit e ka bërë akoma më të vështirë aksesin në dije, që shteti ka detyrimin ta garantojë falas për cdo fëmijë të këtij vendi. Prindërit e tyre janë të detyruar të zgjedhin mes pagesës për transportin ose heqjes së fëmijëve nga shkolla.

Zbrazja e shkollave dhe universiteteve nga nxënës e studentë ka prodhuar tashmë pasojat e para edhe në stafin pedagogjik. 54 mijë studentë kemi humbur që nga viti 2013. Kjo hemorragji dramatike e të rinjve rrezikon ta lërë vendin pa profesionistë të fushava të ndryshme, por para së gjithash po e lë pa mësues.

Në të gjithë vendin ka 222 vende vakante për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letërsisë, dy lëndët bazë në arsimin parauniversitar. Pagat e ulëta nuk i inkurajojnë të rinjtë të ndjekin degët e mësuesisë, të cilat po mbyllen me një ritëm të frikshëm.

Nevoja për rivitalizimin e stafeve pedagogjike është më emergjente se asnjëherë tjetër. 47.5% e mësuesve zotërojnë njohuri të pamjaftueshme për çështje që lidhen me mësimdhënien, 94% e trupës mësimore nuk kanë aftësi digjitale.

Në kushtet e këtij dështimi, Partia e Lirisë e ka vënë arsimin në qendër të njërit prej 5 prioriteteve për Shqipërinë.

Plani ynë parashikon para së gjithash një analizë të thellë të sistemit, për të ndarë sipas nevojave akute të arsimit buxhetin, i cili do të jetë sa 5% e GDP-së, njësoj si vendet e BE-së. Ne kemi bindjen se pa investuar fort në të, arsimi nuk mund të ringrihet dhe pa të nuk mund të ringrihet as Shqipëria.

Ne do të bëjmë një reformim të thellë të kurrikulave shkollore, nga grupe ekspertësh jashtë cdo pazari apo përfitimi në kurriz të cilësisë së teksteve.

Do të vëmë mësuesin në qendër të reformës, duke dyfishuar pagat e tyre e duke i mbështetur me bonuse, sipas modelit të vendeve nordike.

Plani ynë parashikon rritjen e pagave për pedagogët dhe stafet universitare, depolitizim të arsimit, shmangie nga cdo ndikim politik, strategji afatgjatë e të gjithëpranuar në interesin më të madh të vendit.

Ne duhet të investojmë në arsim, për ta kthyer atë në arenë ku edukohen dhe përgatiten qytetarë të angazhuar, me njohuri të plota mbi shtetin ligjor, demokracinë, të drejtën për referendum, dhe gjithashtu ne duhet ta bëjmë shkollën institucionin që formon qytetarë që mendojnë në mënyrë kritike, që janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, dhe i mbrojnë ato me çdo mjet demokratik përballë padrejtësisë.

E ardhmja e vendit garantohet vetëm përmes arsimimit cilësor, dhe duhet ta bëjmë të mundur sa më shpejt!

Related

Tags: Erisa XhixhoShqiperiate rinjte
Previous Post

“Pas ikjes së Babos, Toni dhe Çuçi hanin bukë me djathë e ullinj, kurse Majko…”- Satira e Gjekmarkajt: Xhaçka shihte Bardhin të skuqur nga tensioni i lartë, e lajmi se një doktor erdhi ta….

Next Post

13 ditë në grevë urie, i dënuari në burgun e Burrelit përfundon në spital. Ja letrat që shkroi për gazetarin

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.