• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Floriana Garo: Dënojmë dhunën e gardistëve ndaj gazetarëve me urdhër të Nikollës! AMA tregoi se po përdoret politikisht

05/31/2024
in Politikë, Slider
Floriana Garo: Dënojmë dhunën e gardistëve ndaj gazetarëve me urdhër të Nikollës! AMA tregoi se po përdoret politikisht
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia Demokratike deklaroi sot se dënon dhunën verbale të gardistëve ndaj gazetarëve dje në Kuvendin e Shqipërisë, dhe e konsideron pjesë të përshkallëzimit malinj kundër lirisë së shtypit në Shqipëri dhe përpjekjeve të qeverisë për të frikësuar gazetarët. Njëkohësisht, e ka gjetur pa vend, thirrjen që Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka drejtuar mediave pas protestës së opozitës ditën e martë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zëdhënësja e PD, znj. Floriana Garo, para mediave sot tha: “Urdhri i Lindita Nikollës, i zbatuar me verbëri dhe në kapërcim të tagrit të tyre nga gardistët, është pjesë e skenarit të përhershëm anti-media dhe e fshehjes së aktivitetit qeveritar, duke zgjedhur kronikat e gatshme dhe kasetat për redaksitë në vend të transparencës

U bëjmë thirrje organizatave vendase dhe ndërkombëtare të lirisë së shtypit të reagojnë, dhe këtë e bën më urgjent fakti se pasiguria për jetën e personave me aktivitet publik është rritur së tepërmi, siç u pa në rastin e goditjes së avokatit të liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi.

Qeveria Rama konsideron si opozitar dhe armik këdo që mendon ndryshe dhe synon goditjen e tyre.

Ne jemi në krah të gazetarëve në krye të detyrës dhe të kërcënuar për shkak të saj, dhe dënojmë çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e zërave që nuk pajtohen me qeverinë.

Fakti që renditja e lirisë së shtypit bie vit pas viti në raportet ndërkombëtare të organizatave të pavarura, dhe se pavarësisht kësaj qeveria vijon me shkeljet, dëshmon se rastet nuk janë rastësi por strategji qeveritare me qëllim heshtjen e së vërtetës.

Nga ana tjetër, përdorimi i gazetarëve për qëllime të bosëve të tyre të lidhur me qeverinë, në role që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë është i dënueshëm.

Partia Demokratike denoncon si jashtë tagrit dhe si një akt të pastër politik, thirrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive pas një incidenti në protestën e opozitës të martën. Është hera e parë që AMA reagon dhe kjo dëshmon për përdorimin e pastër politik nga pushteti të një institucioni publik.

Reagimi jashtë tagrit të AMA, që është monitorimi etik i hapësirës audiovizive dhe dhënia apo revokimi i licencave, është një mjerim më vete dhe dëshmon gatishmërinë për t’i shërbyer pushtetit dhe pjesëmarrje në orkestrën anti-opozitare.”

Related

Tags: dhunaFloriana GarogazetaretkuvendPD
Previous Post

Nuk është Garance Authie! Fedez kapet “mat” me modelen spanjolle në një klub nate

Next Post

Trafiku i emigrantëve nga Lindja e Mesme/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO për zyrtarët e policisë dhe trafikantët

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.