• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nga hiri në Euro2024”, në Spanjë “fiksohen” pas Rey Manaj, tani vlen 15 mln euro

05/31/2024
in Sport
“Nga hiri në Euro2024”, në Spanjë “fiksohen” pas Rey Manaj, tani vlen 15 mln euro
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Rey Manaj mbylli një sezon me shifra fantastike, 22 gola dhe 3 assiste, numra këto që bindën edhe Sylvinho-n për t’i dhuruar një ftesë për në “Euro2024”. Rikthimi i Manaj në nivele të larta ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave spanjolle, me “Mundo Deportivo” që i ka kushtuar një shkrim të veçantë, një lojtari që dikur zbarkoi me Spanjë si një premtim i madh, por më pas u “zhduk” nga futbolli i rëndësishëm:

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Si një Feniks, sulmuesi shqiptar Rey Manaj është ngritur nga hiri dhe synon të bëhet një nga lojtarët më të spikatur të Shqipërisë për “Euro 2024”, i drejtuar nga një fytyrë e njohur për tifozët e Barcelonës, Sylvinho.

Nuk ka qenë aspak fushë me lule për sulmuesin, i cili madje kaloi 6 muaj pa ekip, pasi ndërpreu kontratën me Watfordin në kampionatit anglez, në shkurt 2023. Ai që ishte lojtar i Barcelonës B nga viti 2019 deri në verën 2021 diti të përfitonte nga “treni i fundit” që iu prezantua për të vazhduar në elitën evropiane.

Në vitin e parë në ligën turke, ai ka arritur të përfundojë një sezon mbresëlënës, duke marrë parasysh numrin e golave ​​të shënuar. Në fakt, Rey Manaj e ka përfunduar sezonin si golashënuesi i tretë më i mirë në elitën e futbollit turk, me 18 gola, pas dy golashënuesve të klasit botëror si Mauro Icardi (25 gola) dhe Edin Dzeko (21 gola).

Shifrat e sulmuesit shqiptar këtë sezon janë më inkurajueset: në 36 ndeshje që ka luajtur mes kampionatit dhe kupës, ai ka shënuar 22 gola (ka dhënë dhe 3 asiste). Pra, ka qenë thelbësore për Sivasspor, që skuadra e tij të përfundonte në vendin e shtatë në renditje. Puna e mirë si ‘9’ në Turqi i ka mundësuar Manajt të futet në listën e kombëtares shqiptare për Europianin e kësaj vere, rivalin e Spanjës në grupin B.

Sulmuesi ishte në prag të një rekordi me ekipin e parë, në vitin e parë të Ronald Koeman si trajner aty, më 2021. Manaj përfundoi një sezon të mirë me Barcelonën B, çka nuk kaloi pa u vënë re nga trajneri holandez, i cili e rekrutoi atë për përgatitjet parasezonale. Për shkak të situatës së vështirë financiare të klubit, u spekulua rreth një promovimi të mundshëm të shqiptarit në ekipin e parë.

Me situatën e tij në harresë, sulmuesi përfundoi duke u larguar nga “Can Barça” në ditën e fundit të tregut të transferimeve për te Spezia, atëherë në Serinë A, si huazim. Performanca e tij ishte diskrete dhe përfundoi duke u kthyer në Barcelonë, më pas u largua si lojtar i lirë tek Ëatford.

Në kampionat, ai gjithashtu nuk arriti të tregonte veten dhe një dëmtim në mes të sezonit çoi në ndërprerjen e kontratës me anglezët, me marrëveshje të përbashkët.

Pas 6 muajsh pa ekip, verën e kaluar mbërriti si lojtar i lirë te Sivasspori. Tashmë, në moshën 27-vjeçare ka arritur ta rinisë karrierën e tij dhe të fitojë interesin e skuadrave nga Franca dhe Spanja. Në klubin e tij vlerësohet 15 milionë euro”, shkruan media spanjolle.

Related

Tags: futbollistRey Manaj
Previous Post

Masat për sezonin turistik, Koçiu në Golem: Inspektorët shëndetësorë kontrolle në strukturat akomoduese për respektim të kushteve higjieno-sanitare

Next Post

Finalist por jo fitues, Donaldi poston foton e parë me Romeon pas BBV

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.