• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Panairi i nxënësve për 1 qershorin, Manastirliu: Programin “Art, Zeje, Sport” do ta shtrijmë në të gjitha shkollat, nga veriu në jug

06/01/2024
in Sociale
Panairi i nxënësve për 1 qershorin, Manastirliu: Programin “Art, Zeje, Sport” do ta shtrijmë në të gjitha shkollat, nga veriu në jug
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, organizuan Panairin “Art, Zeje, Sport”, me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në ditën më të veçantë për fëmijët Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte bashkë me ta për të festuar dhe për të parë nga afër punimet kreative të nxënësve që u promovuan në këtë panair.
“Jam shumë e kënaqur që sot jam mes jush në një organizim fantastik të një panairi i cili transmeton të gjitha traditat, kulturat dhe artin përmes punimeve të fëmijëve,” tha Ministrja Manastirliu.
Ajo theksoi rëndësinë e Programit Kombëtar “Art, Zeje, Sport”, i cili ka bërë të mundur nxitjen dhe promovimin e kreativitetit në shkolla.
“Programi kombëtar “Art dhe Zeje” është një prej programeve që lindi dy vote më parë dhe që ka bërë të mundur që në 200 shkolla në të gjithë vendin nga veriu në jug ne të mundemi që të stimulojmë dhe promovojmë kreativitetin e fëmijëve. Të mundemi që të trasnemtojmë kulturën dhe traditën shqiptare”, tha Manastirliu.
Programi ka angazhuar mbi 700 mësues në 200 shkolla deri tani dhe synimi është që të shtrihet në të gjithë shkollat në vend.
“Unë jam e bindur se shumë prej jush përmes programit “Art dhe Zeje” kanë zbuluar talente që i kanë pasur të fshehura dhe shumë mësues dinë se ku mund të mbjellin akoma më shumë aftësitë dhe njohuritë në mënyrë që talentet që ne sot kemi në shkollat tona të mundemi që t’i rrisim, t’i ndjekim dhe t’i promovojmë edhe në të ardhmen. Ndaj dhe këtë program “Art dhe Zeje”, ne kemi vendosur që ta shtrijmë edhe në shkolla të tjera duke bërë të mundur që vitin e ri shkollor ta shtrijmë edhe në 100 shkolla të tjera dhe të arrijmë që në vitet e ardhshme programin “Art dhe Zeje” si një program jashtë programit mësimor të angazhojë të gjithë nxënësit, në të gjithë vendin”, shtoi Ministrja Manastirliu.
Qëllimi i këtij programi është të inkurajojë mësimin e artit dhe punimeve artizanale përmes veprimtarive praktike, të nxisë aftësitë sipërmarrëse të nxënësve dhe të promovojë vlerat e komunitetit dhe trashëgimisë kulturore. Gjatë zbatimit të programit janë organizuar panaire dhe evente artistike në shkolla, duke finalizuar angazhimin e pjesëmarrësve me këtë panair të madh që u mbajt në Tiranë me rastin e 1 qershorit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: 1 qershorManasterliuProgrami "ArtsportZeje
Previous Post

Veliaj takim me bashkitë malazeze anëtare të B40 në Podgoricë: “Ambicia ime, të rrisim numrin e bashkive anëtare për të lobuar për projektet e BE”

Next Post

“Ishte më i fuqishëm se fillimi!” Bora Zemani flet për rikthimin me Donald Veshajn

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.