• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga pikturat e Edi Ramës tek paranojat e regjimit komunist, Luan Rama tregon të pathënat si diplomat dhe studius arti

06/02/2024
in Slider, Sociale
Nga pikturat e Edi Ramës tek paranojat e regjimit komunist, Luan Rama tregon të pathënat si diplomat dhe studius arti
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si diplomat në Paris, duke e përfaqësuar Shqipërinë. Në “Mes dy botëve” me Helidon Halitin në RTSH, Luan Rama ka rrëfyer disa detaje nga Edi Rama si artist, por dhe nga “çmenduaria” e komunizmit të atyre viteve. “Edi është një artist i veçantë, por pak i kufizuar mendoj unë. Unë kam një tablo të madhe të Edit, ndoshta ai e ka harruar, ma ka dhënë para se ai të kthehej në Shqipëri, është me rrotullame, është kubiste…Por ai pati dhe një periudhë shumë interesante kur u ngacmua nga rilindja italiane, Paolo Uccello-s. Dhe unë atëherë bëra një shkrim për Edi Rama në ngasjen e Paolo Uccello-s, kurse këtu kishin bërë një titull tjetër Edi Rama pushton Parisin”, tha ai.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Rama mendon se tregut shqiptar i mungojnë menaxherët e artit duke sjellë vështirësi në prezantimin e tyre. “Tregut shqiptar i mungojnë menaxherët, ata që duhet ta përfaqësojnë, vetë pikturon nuk e bën dot , ka hallin të pikturojë. Çështja e prezantimit të piktorëve shqiptarë mbetet themelore që arti shqiptar të dalë”, nënvizon ai.

Luan Rama që ka qenë dhe diplomat në Paris, kujton dhe paranojat e regjimit komunist, edhe ndaj artistëve që donin të vizitonin vendin tonë. “Unë sapo kisha shkuar në Francë si diplomat, nuk kishte ambasador kështu që unë isha përfaqësuesi i Shqipërisë në Francë dhe në Bruksel. Në atë kohë mbaj mend që ishte interesant ambienti i Ambasadës. Lart fare ishte, si me qenë një tarracë dhe brenda kishte një kub, dhe brenda kubit ishte dhoma e partisë me një portret të Enver Hoxhës. Dhe brenda kishte një tub që dilte përtej ambasadës për ajrim. Ishte kjo paranoja e përgjimit, përndjekjes, Ky ishte ballafaqimi i parë me të. Ballafaqimi i dytë hapa një dollap dhe gjej radiografi të mëdha të mushkërive, aty ishin emrat francezë, hollandezë, anglezë. Pse? Sepse të gjithë vinin në ambasadën shqiptare për të marrë vizën. Shqipëria komuniste nuk donte që në kufi të hynte ndonjë mikrob”, tregon Luan Rama.

Related

Tags: Edi RamaLuan Ramapiktorirrefimi
Previous Post

Modelet Bella dhe Gigi Hadid i dhurojnë Gazës një milion euro

Next Post

Mbi 50 viktima nga vapa ekstreme në Indi

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.