• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Galeria e Artit Tiranë shfaq 39 vepra origjinale të artistit amerikan Andy Warhol, ekspozita e Parë e Pop Artit në Shqipëri

06/03/2024
in Slider, Sociale
Galeria e Artit Tiranë shfaq 39 vepra origjinale të artistit amerikan Andy Warhol, ekspozita e Parë e Pop Artit në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Vjen për herë të parë në Ballkan dhe për publikun shqiptar një ekspozitë e Pop Artit Amerikan me 39 vepra origjinale të artistit amerikan Andy Warhol.
Këto vepra do t’i prezantohen publikut në ambientet e Galerisë së Artit TIRANË nga data 5 qershor 2024 deri më 5 gusht 2024.
Warhol është një figurë emblematike e skenës së artit amerikan në shekullin XX dhe përfaqësuesi më tipik i Pop Artit.
E vendosur në të tre sallat e GAT, kjo ekspozitë prezanton jo vetëm disa vepra shumë të njohura e më shumë të riprodhuara – siç janë tetë serigrafi, edicioni i dytë, (Edicioni.250) i MARILYN MONROE (MARILYN), 1967, apo CAMPBELL’S SOUP (KANAÇJA E SUPËS ‘CAMPBELL’), 1970 serigrafi, edicioni i dytë – por përfshin edhe disa edicione të rralla, siç është: seria LADIES AND GENTLEMEN (ZONJA DHE ZOTËRINJ), me tetë serigrafi të vitit 1975 (Edicioni 125) dhe seria SPACE FRUIT: STILL LIFE (FRUTA HAPËSINORE: NATYRË E QETË), 1979, me gjashtë serigrafi, edicion i veçantë (Edicioni 30).
Ekspozita përfshin edhe serinë me gjashtë serigrafi SPEEDSKATER (SKIATORI), 1979, një edicion i veçantë (Edicioni 30) i lindur nga Projekti i Artit të Lojërave Olimpike në Sarajevë, 1972, i nisur nga vetë Lazo Vujić dhe gruaja e tij, Živa Škodlar Vujić, të cilët bënë bashkë 18 artistë botërorë si Mimmo Paladino, Michelangelo Pistoletto, David Hockney, James Rosenquist, Giuseppe Santomaso, Gabrijel Stupica, Cy Tëombly dhe Andy Ëarhol për të krijuar vepra që përshkruajnë frymën e Lojërave Olimpike.
Koleksioni i ofron publikut të shohë nga afër vepra të Andy Warhol, të cilat fituan një status ikonik dhe gëzuan popullaritet dhe sukses komercial të jashtëzakonshëm, duke vënë theksin në vepra artistike që në të vërtetë jepnin një portret satirik dhe kritik të stilit të jetesës dhe vlerave amerikane.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Andy ËarholekspoziteGaleria e Artit Tiranë
Previous Post

Beniada Nishani feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo

Next Post

Nëse ka pasur probleme në dashuri…çfarë thonë yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

by redaktor2
05/15/2025
0

HAS- Procesi i numërimit në bashkinë Has ka përfunduar. Mësohet se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3547 ose 52.57...

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/15/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

by redaktor2
05/15/2025
0

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se...

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/15/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.