Gjykata e Larta ka shtyrë gjyqin për Dritan Dajtin, për zëvendësimin e gjyqtarit Medi Bici, për shkak papajtueshmërie.
Shorti i rihedhur ka caktuar gjyqtarin Artur Kalaja, ndërsa është shtyrë për në datën 11 qershor, ora 09:00.
Kujtojmë që prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

