• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Media britanike ‘Bristol Live’: Eksploroni Tiranën, kryeqytetin mahnitës shqiptar

06/05/2024
in Sociale
Media britanike ‘Bristol Live’: Eksploroni Tiranën, kryeqytetin mahnitës shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një kryeqytet i gjallë dhe plot ngjyra në Ballkan i është shtuar listës së destinacioneve ku turistët nga Bristoli mund të fluturojnë drejtpërdrejt, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “Bristol Live”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nga muaji i ardhshëm, Aeroporti i Bristolit do të ofrojë fluturime direkte drejt Tiranës në Shqipëri, që zgjasin pak më shumë se tre orë.

Nëse jeni në kërkim të një vendpushimi të bukur larg plazhit dhe turmave të vizitorëve, atëherë Tirana në Shqipëri mund të jetë destinacioni ideal për ju.

Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë dhe, ndonëse jo pranë detit Mesdhe, ajo ofron një klimë të butë.

Me një bollëk arkitekturash dhe parqesh të bukura, ju mund të kryeni shumë aktivitete, duke e bërë atë destinacionin perfekt për pushime verore në qytet.

Sipas “Skyscanner”, në javën e dytë të qershorit, vizitorët nga Bristoli mund të kryejnë fluturime direkte vajtje-ardhje për në Tiranë për vetëm 89 paund personi.

Nëse preferoni të shkoni me linjë direkte, atëherë fluturimet do të kushtojnë rreth 95 paund me “Ryanair”.

Ndërsa ka një numër të konsiderueshëm opsionesh për pushime në qytet me fluturime direkte nga Bristoli, kjo do të jetë hera e parë që këta vizitorë fluturojnë me linjë direkte në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ju mund të bëni një vizitë në Bunk’Art 1, një bunker anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria komuniste, i cili tani është shndërruar në një qendër historike dhe arti.

Gjatë vizitës në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, ju mund të njiheni me historinë e lashtë të vendit.

Muzeu Bunk’Art 1 është një nga vendet më të mira për t’u njohur me të kaluarën e Shqipërisë.

Tirana ja vlen të vizitohet, edhe nëse nuk jeni adhurues i historisë.

Një tjetër vend i mrekullueshëm që rekomandohet të vizitohet është teleferiku “Dajti Ekspres” i cili ofron pamje mahnitëse të qytetit nga maja e Malit të Dajtit.

Teleferiku “Dajti Express” është nje nga atraksionet e preferuara në Tiranë.

Ballkoni i Malit të Dajtit është një vend relaksi dhe argëtimi, gjithashtu.

Ju mund të shijoni një drekë të shijshme dhe një shishe verë në “Restorant Ballkoni”.

Ky restorant është ndërtuar pikërisht në majë të shkëmbit malor, duke ofruar një pamje magjepsëse të Tiranës.

Nëse dëshironi të eksploroni kryeqytetin shqiptar, sheshi Skënderbej u mundëson vizitorëve të zbulojnë lehtësisht qytetin dhe monumentet e tij të shumta./ATSH

Related

Tags: ‘Bristol Live'media britanikeTirana
Previous Post

Surprizë! Noizy dhe Dafina Zeqiri nisin një kapitull të ri

Next Post

Mundësi të shkëlqyera për sukses…çfarë thonë yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Erion Veliaj për Dhimitër Anagnostin: Tirana humbi një qytetar model, kontribues i jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare


Erion Veliaj për Dhimitër Anagnostin: Tirana humbi një qytetar model, kontribues i jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare


by redaktor2
09/01/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti,...

Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes

Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes

by redaktor2
08/29/2025
0

Në prag të vitit të ri shkollor, ambientet e AKBN-së u kthyen në një hapësirë plot gjallëri për fëmijët e...

Nis puna për rikonstruksionin e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin.

Nis puna për rikonstruksionin e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin.

by redaktor2
08/20/2025
0

Shtëpia e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë ku marrin shërbim fëmijët pa kujdes prindëror të grupmoshës nga 6-14 vjeç do...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.