Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në
aktivitetin “Kultivojmë të ardhmen”, i organizuar në kuadër të “Javës së
Italisë” nga Ambasada Italiane në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të
Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS-Tirana) dhe CIHEAM Bari, ku u
theksua bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, zhvillimit
rural dhe sigurisë ushqimore.
Ministrja Denaj në fjalën e saj të rastit vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit
Itali-Shqipëri në sektorin e bujqësisë me synim vendosjen e mirëqenies,
agroekologjinë dhe inovacionin në favor të sistemeve të qëndrueshme
agroushqimore në Shqipëri, si një model referimi për Ballkanin
Perëndimor.
“Siguria ushqimore nuk është vetëm një shërbim, siguria ushqimore është
kthyer në një mision ku çdo investim, kontribut nga ekspertët dhe çdo
shpenzim buxhetor në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e njohurive,
investimet në teknologji dhe inovacion, ndikojnë drejtpërdrejtë në
garancinë për produkte cilësore të sigurta dhe në rritjen e vlerës për
produktet shqiptare”, theksoi Ministrja Denaj.
Ndërsa Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci vlerësoi potenciale
e mëdha të Shqipërisë në fushën e bujqësisë së qëndrueshme, ndërsa
deklaroi se mund të zhvillojmë së bashku zinxhirin agroushqimor për të
zhvilluar prodhimin bujqësor në partneritet.
“Mund të arrihen rezultate më të mira kur pjesëza të ndryshme vendosen
së bashku, qeveria, institucionet shtetërore, agjensitë, bujqit, dhe
sipërmarrjet. Sot ne do të tregojmë, se si ajo cfarë bëjmë konkretisht do
të jetë e prekshme, së bashku me miken tonë Anila, me të cilën po punojmë
shumë mirë prej një viti me Agjensinë Italiane të Bashkëpunimit për
Zhvillim”, tha Bucci.
Gjatë eventit u mbajt dhe ceremonia në kuadër të projektit SAFIAL
”Forcimi institucional i Ministrisë së Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural për
menaxhimin e Sigurisë Ushqimore”, ku u dorëzuan automjetet e
dhuruara nga AICS për MBZHR dhe AKVMB.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm aktorë kyç të bashkëpunimit ItaloShqiptar në sektorin e bujqësisë, si Ambasadori i Italisë në Shqipëri,
Fabrizio Bucci, Drejtori i Përgjithshëm i AICS-Tirana, Stefania
Vizzaccaro, Drejtori i Përgjithshëm i CIHEAM Bari, Maurizio Raeli, dhe
Drejtori i Institutit Italian të Tregtisë me Jashtë (ICE/ITA), Francesca
Mondello, si dhe përfaqësues nga AKU, ISUV, dhe AKVMB si
institucione përfituese nga projektet e zbatuara nga AICS/CIHEAM Bari.
Fjala e ministres Anila Denaj në eventin “Kultivojmë të ardhmen”.
I nderuar ambasador,
të nderuar përfaqësues të CIHEAM Barit,
e dashur Stefania,
të nderuar të ftuar!
Në fakt jam e privilegjuar do të thoja, që sot në Ditën Ndërkombëtare të
Sigurisë Ushqimore dhe që lidhet ngushtësisht edhe me projektin, të
mbyllim një proces shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht hapim një
kapitull tjetër në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke marrë
të gjithë eksperiencën e projektit SAFIAL për t’a çuar përpara. Por mbi të
gjitha një falenderim dhe një nxitje për të gjithë përfaqësuesit e biznesit
që edhe ambasadori i përmendi në fjalën e tij, të cilët jo sot, por ka kohw
që në fokusin e investimeve të tyre kanë vendosur investime të cilat rrisin
dhe fuqizojnë sigurinë ushqimore, sepse vetëm kështu krijojmë siguri tek
konsumatorët, por mbi të gjitha e kemi kuptuar që rrisim vlerë.
Sot jemi në 80 tregje elitare ndërkombëtare dhe mendojmë të shkojmë më
gjerë jo vetëm në sasi, por edhe në tregje të tjera. Sipas OBSH-së çdo vit
një në 10 njerëz në të gjithë botën sëmuren nga ushqimi i pasigurt. Më
lejoni mos të krijoj elemente pasigurie. Në një ditë ndërkombëtare të
sigurisë ushqimore duhet t’i shikojmë disa shifra përgjysëm dhe
njëkohësisht janë më shumë se 200 sëmundje, të cilat shkaktohen nga
ngrënie e ushqimit të kontaminuar nga bakteret, viruset, parazitët apo
substanca kimike.
Siguria ushqimore nuk është vetëm një shërbim, siguria ushqimore është
kthyer në një mision ku çdo investim, kontribut nga ekspertët dhe çdo
shpenzim buxhetor në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e njohurive
investimet në teknologji dhe inovacion, ndikojnë drejtpërdrejtë në
garancinë për produkte cilësore të sigurta dhe në rritjen e vlerës për
produktet shqiptare.
Shqipëria, është një vend i bekuar dhe unë besoj që këtë e adresojmë ne
që jetojmë çdo ditë, e vlerësojnë të gjithë dashamirësit e Shqipërisë që
jetojnë prej vitesh këtu, por edhe ata që po na vizitojnë dhe rrinë edhe për
shumë pak ditë dhe po shtohen çdo ditë e më shumë. Mbi të gjitha e
vlerësojnë prodhuesit shqiptarë, të cilët kuptojnë që pavarësisht nga çdo
sfidë edhe ato sfidat e kushteve klimatike ne gëzojmë kushte të favorshme
në vendin ku jemi. I përmendi ambasadori pak më parë dhe unë nuk dua
të zgjatem dhe gjithë këto vlera përfshirë njerëzit punëtorë, të cilët
pavarësisht nga këto sfida që ne kemi trashëguar prej vitesh siç është
pronësia e tokës, fragmetarizimi, kushtet klimatike, breshëri, etj, ia dalin
që prapë me dashurinë që kanë për tokën të ringrihen dhe ta riorganizojnë
prapë vitin tjetër.
Megjithatë, ka momente të tilla si këto ditë, jo vetëm në kuadër të ditës
ndërkombëtare, por edhe të këtij projekti të mendojmë çfarë mund të
bëjmë më mirë. Kryesisht se si zinxhirin e të gjithë elementëve në
zinxhirin ushqimor, të gjithë aktorët në këtë zinxhir ushqimor të japin
maksimumin në kontributin e tyre për atë që është vlerë dhe të kemi
mundësi të bashkojmë jo vetem dijet, por edhe asetet, interesat për të qënë
një ekonomi shkalle që e meriton të kontribuojë denjësisht në tregjet
ndërkombëtare.
Të qenurit të vetëdijshëm mbi potencialin e sektorit tonë bujqësor nuk na
bën ti shikojmë problematika që kemi në sy. E jo më larg se ditët e kësaj
jave, të fillimit të kësaj jave kemi menduar si të ndihmojmë më tej rritjen
e ekonomisë së shkallës, por edhe si të nxisim më tej investimet aktuale
për të cilat bujqit, blegtorët tanë kanë nevojë për të zgjeruar apo lehtësuar
disa nga procedurat, të cilat në vite nuk kishin këtë dimension që kemi sot
nga dje. Ne kemi marrë këtë javë disa vendime shumë të rëndësishme më
e fundit ajo e Këshillit të Ministrave të të mërkurës, e cila ndihmon që
edhe strukturat aktuale aty ku zhvillohet aktivitet bujqësor dhe blegtoral
të lehtësoj në lartësi, në gjerësi mundësinë për më shumë cilësi, por
njëkohësisht dhe më shumë ekonomi.
Sot është një ditë e rëndësishme për projektin SAFIAL dhe unë besoj që
në rradhë të parë duhet të shpreh falenderimet e mia të përzemërta për
qeverinë italiane dhe për të gjithë popullin italian, i cili në çdo moment,
por edhe këtu në këndin e sigurisë ushqimore nuk na ka lënë vetëm, sepse
janë disa projekte, Fabricio i përmendi pak më përpara. Unë do të jem pak
më e detajuar, pak më vonë, por dua të ngelem pak tek ky projekt, edhe
pse është në përfundim është shumë i dashur për t’i shkuar të gjitha
elementeve, sepse e ndihmon shumë në disa element që ne në të gjitha
drejtoritë si në AKVMB, në ISUV apo AKU jemi duke menduar si
buxheti i vitit tjetër duhet të ndryshojë në funksion të atyre mësimeve që
morëm nga ky projekt dhe jo më larg se java e kaluar kemi marrë
vendimin që të gjithë vitin tjetër ta orientojmë drejt një buxheti ku
matrikulat të mos jenë më në formatin klasik, që këtë vit i kemi të
prokuruara dhe procesuara, po të jenë në formatin e ri të propozuar nga
projekti SAFIAL, të jenë me çip.
Kështu, që duke filluar nga viti që vjen ne do të implementojmë këtë input
të parë të projektit SAFIAL që falë ekspertëve që na ndihmuan në këtë
kohe të fillojmë dhe të mendojmë si ta zgjerojmë në të gjithë kapacitetet
tona. Dhe jo vetëm kaq, kemi marrë një vendim që të rishikojmë buxhetet
tona për të zgjeruar flotën tonë të parë me 4 pajisje që do t’i shikojmë edhe
sot.
Unë nuk mund të them sa mundemi, sepse këto janë procese buxhetore,
të cilat mbeten për t’u parë përgjatë vitit. Por marr angazhimin tim
personal, që aktualisht e kam nisur prej kësaj jave për të thënë që “po”.
Në të gjithë Shqipërinë shërbimi veterinar duhet të jetë i sigurt për
punonjësit tanë në rradhë të parë dhe i falënderoj këtu posaçërisht, por
njëkohësisht për të gjithë bizneset, përfaqësuesit e biznesit, të cilët me
këtë shërbim nuk janë në qytete dhe nuk janë as në zona rurale fushore,
janë në zona malore. Kështu, që ka dhe meritojnë më të mirën edhe në
këtë drejtim, kështu që edhe kjo flotë sot do të zgjerohet gradualisht, çdo
vit duke i dhënë vëmendje të veçantë për buxhetet e shtuara.
Inovacioni është në themel të projektit SAFIAL dhe unë mendoj që kjo
është ajo që ne jemi duke bashkërenduar në një epokë ku inovacioni do të
na lehtësojë të tejkalojmë probleme që besoj që në këto vite nuk i kemi
tejkaluar, pavarësisht çdo ligji apo çdo energjie që kemi dashur të japim
qoftë dhe me nxitje nëpërmjet fondeve buxhetore për skema kombëtare,
sepse inovacioni në fushën e bujqësisë besoj do të bëj mrekulli dhe nuk
është një imagjinatë e imja. Unë kam pasur fatin që për disa kohë të kem
nderin edhe të jem përfaqësuese e Bordit Rregullator të AKEP dhe aty
kam parë në 2018 se si teknologjia e avancuar, sidomos në fushën e
bujqësisë dhe të blegtorisë do të ndikojë thellësisht jetët tona.
E kjo nëpërmjet një projekti në këtë sektor ku aktualisht na ndihmon për
ta prekur, pra për të mos ta parë vetëm si një vizion në letër apo në filma,
por për ta prekur edhe më afër.
Përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve laboratorike në laboratorin
kombëtar të referencës ISUV, janë po aq të rëndësishme dhe unë këtu dua
të falenderoj për të gjithë mbështetjen që ka bërë projekti, por edhe punën
e ISUV, i cili përgjatë 10 viteve ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore të
gjithë mënyrën se si punohet në atë institut nga 6 teste të akredituara në
2013, ne sot kemi 1631 teste të akredituara dhe i fundit që është në proces
është edhe ai për bimët medicinale dhe pse kjo mbase nuk ka lidhje sot
me projektin SAFIAL, por është i rëndësishëm për sigurinë ushqimore
dhe për tregjet.
Sikurse modernizimi i infrastrukturës të Autoritetit Kombëtar të
Ushqimit, i cili sigurisht ka ende kohë dhe jemi në një proces riorganizimi
me një format dhe me një reformë të rëndësishme që kryeministri Rama
ka marrë dhe besoj që këtë vit shumë shpejt do e çojmë përpara si një
agjendë ku përfshin të gjithë riformatimin e inspektoriateve në Shqipëri,
por edhe modernizimin e tyre.
Qëllimi ynë i përbashkët është t’i japim vazhdimësi nismave aktuale që
kemi si projekt me qeverinë italiane dhe jam shumë besimplotë që kemi
bërë një punë të mirë me Stefanian dhe unë e falenderoj shumë për gjithë
përkushtimin e saj, por edhe për durimin e saj. Më lejoni ta them, që
shpesh edhe në momente dhe teknikalitete jemi kthyer disa herë disa
proceseve, por dua të përmend tre projekte fantastike për të cilat nuk do
t’ju marr shumë kohë, por ja vlen t’i theksojmë. Së pari, në fushën e
sigurisë ushqimore për të fuqizuar më shumë cilësinë në një sektor shumë
vital dhe të rëndësishëm ai i vajit të ullirrit në Shqipëri, është një projekt
që ne jemi në proces dizenjimi dhe do të synoj që të ndërhyjmë në
përmirësimin e zinxhirit të vlerës në sektorit bujqësor, veçanërisht të
zhvillimit të qendrave të vajit të ullirit dhe të qendrave laboratorike. Fusha
e peshkimit nëpërmjet ekonomisë blu me një vlerë të përllogaritur në gati
25 milionë euro, i cili synon ndërhyrjen infrastrukturore me një fokus
modernizimin dhe rehabilitimin e dy markatave në 2 portet kryesore të
rëndësishme të vendit. Ndërtimin e 9 pikave të zbarkimit për peshk
përgjatë brigjeve në Shqipërisë, si dhe ndërtimin e infrastrukturës bazë në
sektorin e peshkimit përfshirë këtu ndërtimin e dy tregjeve që i thashë pak
më parë.
Shumë i rëndësishëm është dhe një projekt fantastik për veriun e
Shqipërisë, ai që përfshin një zhvillim rural dhe njësoj i vlefshëm është jo
vetëm zhvillimi i bujqësisë, por edhe i fuqizimit të gruas dhe gruas në
biznes në zonat rurale, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të integruar
të tokës, në sektorin e agroturizmit dhe rritjen e cilësisë së produkteve
vendase.
Jam shumë falenderuese për mbështetjen e qeverisë italiane dhe Shqipëria
është e angazhuar që të gjitha reformat që kemi nisur në partneritet dhe
me mbështetjen e drejtpërdrejtë t’i çojmë përpara për Shqipërinë 2030 që
është një vizion i kryeministrit Rama për integrimin evropian. Një
integrim që nuk është i mundur vetëm në një transfuzion të gjithë ligjeve,
por të gjithë këtyre proceseve të cilat ndodhin gradualisht me ndihmën e
partnerëve tanë strategjik dhe në veçanti të falenderoj këtu qeverinë
italiane.
Sigurisht, kjo nuk mund të ndodhi edhe pa falenderimin e veçantë për
ministrin Lolobrigida, i cili ka qenë një mik i veçantë i Shqipërisë. Siç e
tha edhe ambasadori ka hedhur farat e para qysh në vizitën e tij të parë në
Shqipëri, frytet e të cilave ne po i shikojmë në të paktën 3 projekte që
brenda 1 viti janë dizenjuar dhe 2 prej tyre janë duke ecur para për një
marrëveshje parlamentare dhe besoj që marr lejen e të gjithëve të them një
falenderim për të gjithë grupin teknik i përbërë nga ekspertë nga të dyja
vendet, i cili ka qenë i angazhuar brenda strukturave të Ministrisë së
Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me prezencën e tyre fizike, me takimet
tona nëpër korridore të vazhdueshme në veçanti jo vetëm me mua, por
absolutisht në takime intensive me të gjithë përfaqësuesit e ministrisë që
janë këtu prezent.
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore. Por kush ishte prezent në këtë event?
Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Zonës së Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA) dhe ky lajm u njoftua në një...